Fjalor Ushtarak – Military Dictionary

Fjalor ushtarak

Tabela e qitjes
TABELË
Tabela e qitjes.

TAKTIKË
Arti i përgatitjes dhe i zhvillimit të betejës
luftarake, i bashkërendimit të forcave dhe të mjeteve të
luftimit, i shpërndarjes dhe i përdorimit të tyre gjatë
betejës; mënyra se si zhvillohet beteja; shkenca për
përgatitjen dhe zhvillimin e betejës luftarake. Taktikë
luftarake. Taktikë partizane. Taktika e luftës
(e sulmit, e mbrojtjes). Taktika e armikut. E ndërron
(ndryshoj) taktikën. Ndoqi një taktikë të re.

TANK
Makinë luftarake e blinduar, që lëviz me rrota mbi një
zinxhir dhe që është e pajisur me mitraloza e me topa, të
vendosur në një si kullë, e cila zakonisht rrotullohet nga
të gjitha anët. Tank i rëndë. Tank amfib tank që ecën
edhe në ujë, tank uji. Shoferi i tankut. Njësiti (reparti) i
tankeve. Luftë (sulm) me tanke.

TANKODROM
Vend i ndërtuar posaçërisht për të provuar tanket dhe
për stërvitjen e reparteve të tankeve.

TELEFONIST
Ai që shtrin linjat e telefonit dhe vendos
ndërlidhjen telefonike. Skuadra e telefonistëve.

TETAR
1. Ushtar i dalluar, që ndihmonte nënoficerin në detyrat
e tij dhe që mbante në supore një shirit të posaçëm.
2. Grada më e ulët, e cila i jepet atij që komandon një
skuadër; ushtari me këtë gradë.

TËRHEQ
Zhvendos trupat në mënyrë të organizuar nga
një vijë më e përparuar në një vijë më prapa për t’i
ruajtur nga kundërshtari ose për qëllime të tjera taktike.
Tërhoqi skuadrën (kompaninë). I tërhoqi përkohësisht.

TËRHEQJE
Zhvendosja e trupave në mënyrë të organizuar
nga një vijë më e përparuar në një vijë tjetër më prapa
për t’i ruajtur nga kundërshtari ose për qëllime të tjera
taktike. Tërheqja dhe sulmi.

TËRHIQEM
Zmbrapsem në mënyrë të organizuar me luftim
nga një vijë në tjetrën, për t’u ruajtur nga kundërshtari
ose për qëllime të tjera taktike. U tërhoqën nga pozitat e
mëparshme. U tërhoqën në vijën e dytë të mbrojtjes.

TOGË
Njësi e vogël ushtarake në përbërje të kompanisë, e
ndarë në dy deri në katër skuadra. Togë këmbësore.
Toga e zbulimit. Komandanti togës.
Mbledh (shpërndaj, stërvit) togën.

TOGËKOMANDANT
Komandanti i togës. Detyra e togëkomandantit.

TOP
Armë e rëndë zjarri, me grykë të gjatë e të
gjerë, që përdoret në luftë për të hedhur larg predha të
mëdha. Top kundërajror. Top kundërtank. Gryka e topit.
Shtrati i topit. Qitje me top. Një breshëri topash. Mbush
(zbraz) topin. Gjëmojnë topat. Gjuaj (shtie) me top. I ra
(e rrahu) me top e qëlloi me artileri.

TOPÇI
Ushtar që shtinte me top, numëror topi; artiljer.

TORPILË
Silur. E goditi me torpilë.

TORPILOJ
Qëllojmë torpila; siluroj. Torpiloi anijet e armikut.

TRANSPORTUES
Transportues i blinduar, makinë luftarake e blinduar, që përdoret
për të mbartur këmbësorinë, për të kryer luftime etj. Transportues
me zinxhirë.

TRANSHE
Hendek i gjatë dhe i ngushtë, me ledh të ngritur
në njërën anë ose në të dyja anët, që hapet gjatë vijës
së zjarrit për të luftuar e për të lëvizur duke qenë i
mbrojtur nga goditjet e kundërshtarit.

TRUP
Luftim trup me trup.

TRUPARMATË
Njësi e madhe ushtarake që përbëhet nga dy-tre
divizione dhe nga trupa speciale; korparmatë.

TRUPË
1. Grup i rregullt dhe i organizuar ushtarakësh, që bëjnë
pjesë në një njësi të të njëjtit lloj arme a shërbimi. Trupa
parashutiste (tankiste, xheniere). Trupa të blinduara.
Trupa të mekanizuara. Trupë këmbësorësh.
2. Forcat e armatosura të një vendi ose
një pjesë e tyre; ushtria. Trupat ushtarake. Trupat
tokësore (kufitare). Trupa agresive (mercenare). Trupa
rezervë. Trupa pushtimi. Komanda e trupave. Stërvitja e trupave.

TRUPROJË
Njësi a trup e vogël ushtarake, që është vënë të
mbikëqyrë e të ruajë një objekt, një zonë a diçka tjetër
të rëndësishme; vendi i qëndrimit të kësaj njësie a
trupe. Truprojë ushtarake. Truproja e fushimit (e
kampit). Truprojë nderi repart i posaçëm që kryen
shërbimin e nderit me rastin e pritjes e të përcjelljes së
kryetarëve të shteteve të tjera. Komandanti i truprojës.
Rregullorja e shërbimit të truprojës. Hyri në truprojë.
Ndërroi truprojën.

Fjalor Ushtarak

Comments
All comments.
Comments