Fjalor Ushtarak
NDEROJ
Përshëndetje duke ngritur dorën pranë kapës ose
duke kthyer kokën në një drejtim. Nderoj me grusht (me
dorë, me kokë). Në qendër-ndero! Majtas
(djathtas)-ndero!
NDER
Për nder-armë! komandë për të nxjerrë armët përpara në një
mënyrë të caktuar si shenjë nderimi.
NDËRLIDHËS
1. Ai që dërgohet për të lidhur drejtpërdrejt njëri me
tjetrin dy njerëz, dy grupe a dy njësi ushtarake; dikush a
diçka që shërben për të ndërlidhur dy palë a dy anë
midis tyre. Ndërlidhësi i çetës (i grupit). Ndërlidhësi i
organizatave. Luan rolin e ndërlidhësit.
2. Punonjës që shërben në mjetet e ndërlidhjes;
ushtar i reparteve të ndërlidhjes. Ndërlidhësit e brigadës.
NDËRLIDHJE
Shërbimi që siguron lidhjen dhe mundësinë e
vazhdueshme të kumtimit ndërmjet komandave e
reparteve në largësi. Repart (batalion) ndërlidhjeje.
Oficer ndërlidhjeje. Arma e ndërlidhjes.
NDËRPRES
Përcaktoj vendin ku ndodhet një objekt, duke
kryqëzuar mbi të dy vijat e shikimit me mjete optike.
Ndërpres një objektiv
NDËRRESË
1. Rojat që zëvendësohen herë pas here brenda
një kohe të caktuar. Ndërresa e parë. Përgjegjësi i
ndërresës.
2. Grup njerëzish që bëjnë qitje stërvitjeje me
radhë njëri pas tjetrit. Ndërresat e para. Komandimi i
ndërresave. Ndërresa e parë, barkas!
NËNKOLONEL
Gradë oficeri madhor e shkallës së dytë, më e ulët se e
kolonelit; ushtaraku që mban këtë gradë (në ushtritë që
kanë grada).
NËNOFICER
1. Kuadër ushtarak më i ulët se oficeri, që kryen detyra
ndihmëse pranë komandave e shtabeve të forcave të
armatosura tokësore, detare e ajrore (në ushtritë që
nuk kanë grada). Nënoficeri i rojës.
2. Secila nga gradat më të ulëta se ajo e oficerit;
ushtaraku që mban gradën rreshter a kapter (në
ushtritë që kanë grada).
NËNUJËS
1. Detar i reparteve të flotës ushtarake, i pajisur me mjete të
posaçme për të qëndruar dhe për të vepruar nën ujë. Kursi i nënujësve.
2. Që vepron nën ujë. Anije nënujëse.
NUMËROJ
Në vend-numëro! komandë për të hedhur hapat në
vend, pa ecur përpara.
NUMËROR
Secili nga ushtarët e ngarkuar me përdorimin e
një topi, të një mortaje, mitralozi etj. Numëror i shpejtë (i
shkathët, i zoti). Numërorët e topave.
NJËSI
Formacion i madh ushtarak, që përbëhet nga
disa reparte (batalione, grupe etj.) a nga disa brigada të
një arme ose te armëve të ndryshme dhe që kryen
detyra të caktuara luftarake; formacion i vogël ushtarak
që kryen një detyrë të veçantë. Njësi ushtarake. Njësi
tokësore (detare, ajrore). Njësi partizane. Njësi të
zgjedhura. Njësi luftuese. Njësi tankiste. Njësi të
specializuara. Njësi të motorizuara. Njësi operative
(taktike). Njësi gjitharmëshe. Njësi të flotës (të
aviacionit). Njësi e nëndetëseve. Njësi raketash. Njësi
patrullimi. Njësi të vetëmbrojtjes.
NJËSIT
1. Grup i vogël partizanësh ose ilegalësh gjatë
Luftës Nacionalçlirimtare, që kryente veprime të
armatosura ose detyra të tjera. Njësit partizan. Njësitet
guerile. Njësiti i fshatit. Komandanti i njësitit. Aksionet
e njësitit.
2. Formacion i vogël ushtarak. Njësit vrojtues. Njësitet e
luftimit. Njësitet vullnetare popullore. Njësiti i shërbimit.
Fjalor Ushtarak