Fjalor Ushtarak
XHENIER
1. Që ka të bëjë me xhenierët, i xhenierëve; që
përbëhet prej xhenierësh.
Trupa (reparte) xheniere.
2. Që ka të bëjë me punimet e ndryshme të xhenios në
ushtri; që përdoret për punimet e xhenios, i xhenios.
Pengesa xheniere. Stërvitje xheniere. Pajisje xheniere.
Punime xheniere.
XHENIO
Trupa ushtarake, që merren me ndërtimet për mbrojtje
e për sulm, me shkatërrimin e pengesave, me minimet
etj.; specialitet në ushtri që përfshin këto detyra. Arma e
xhenios. Ushtar (oficer) i xhenios. Repart xhenioje.
Teknika e xhenios. Shërben në xhenio.
XHEP
Depërtim i thellë i një pale ndërluftuese në një
pjesë të ngushtë prapa vijës mbrojtëse të kundërshtarit.
Krijuan një xhep. E asgjësuan (e rrafshuan) xhepin.
Fjalor Ushtarak