Fjalor Ushtarak – Military Dictionary

Fjalori i Ushtrisë – P

tymëse
PAKETË
1. Paketë plasëse (tymuese), barut i zi i mbështjellë me letra,
që pëlcet dhe lëshon shumë tym.
2. Paketë individuale, sende të ndihmës së shpejtë
të futura në një kuti të vogël, të cilën e mban me vete
ushtari. Paketë me brisqe. I bën paketë. Fut në
paketë. I dorëzoi një paketë.

PARAPRES
Përcaktoj vendin ose pikën ku do të arrijë dikush a
diçka që lëviz për ta ndaluar ose për ta goditur aty; i dal
përpara. Parapret shenjën.

PARAPRITË
1. Gardh, ledh a pengesë tjetër që ngrihet për të ndalur
vërshimin e ujërave, rrëzimin e dherave ose kalimin e
diçkaje tjetër. Paraprita në përrenj (në gryka). Ngre paraprita.
2. Parapritje. Bëj parapritën.

PARAPRITËS
Që shërben për t’i dalë përpara e për ta penguar diçka
që lëviz. Zjarr parapritës.
Pikë parapritëse pikë e përcaktuar me anë të
llogaritjeve, në të cilën predha mund ta godasë një
shenjë që lëviz.

PARAROJË
Repart a nënrepart ushtarak që nxirret në një
largësi të caktuar përpara forcave kryesore në lëvizje
dhe që ka për detyrë t’i ruajë këto nga goditjet e
befasishme të armikut, të sulmojë armikun që takon dhe
t’u sigurojë forcave kryesore kushte të përshtatshme
për luftim. Pararoja anësore. Forcat e pararojës. Nxjerr pararojën.

PARASHUTIST
Ushtar i njësive të posaçme luftarake, i stërvitur
për t`u hedhur me parashutë dhe për të luftuar
zakonisht në prapavijat e armikut. Skuadër
parashutistësh. Lufta kundër parashutistëve.

PARASHUTIST
Që përbëhet nga parashutistë. Skuadër parashutiste.
Trupa (reparte) parashutiste.

PERDE
Perde zjarri, breshëri predhash që lëshohen në një hapësirë të
caktuar kundër objekteve ajrore që fluturojnë ulët a të
cilëve u dihet drejtimi i lëvizjes por jo koordinatat e
vendndodhjes ose që hidhen për të penguar sulmin e
forcave të armikut.

PËRFORCIM
Trupa, pajisje e mjete të tjera mbrojtëse e
luftarake që jepen për të përforcuar një repart, një pikë
të frontit etj. I dërguan (i dhanë) përforcime.
Bënë përforcime. Kërkonin përforcime të reja. Erdhën përforcimet.

PËRFORCOHEM
Pajisem me trupa dhe me mjete të tjera
mbrojtëse e luftarake, rrit forcat e mbrojtjes e të sulmit.
U përforcuan me topa (me tanke). U përforcuan me
pika zjarri. U përforcuan në ishull (në një kodër).

PËRFORCOJ
Pajis me mjete të tjera mbrojtëse, me fortifikata
etj.; forcoj më shumë një vend, një repart etj. duke
shtuar trupat ose mjetet luftarake. Përforcuan bregdetin
(ishujt). Përforcuan kufijtë. I përforcuan rojat e shtuan
numrin e rojave.
I përforconin kështjellat me kulla. Përforcoj mbrojtjen
(sulmin). Përforcoj repartet këmbësore.

PËRFORCUAR
Që është pajisur me trupa e me mjete të tjera
luftarake, që është rrethuar me fortifikata etj. Mbrojtje e
përforcuar. Zona të përforcuara. Repart i përforcuar.

PËRGATITJE
Mësim ushtarak që pajis luftëtarin me njohuri të
veçanta në një fushë të caktuar. Përgatitje rreshtore.
Përgatitje kimike (xheniere). Bënë dy orë përgatitje taktike.

PËRGJEGJËS
Përgjegjësi i ndërresës, ushtaraku që bën
ndërrimin e rojave gjatë një shërbimi prej njëzet e katër
orësh. E caktuan përgjegjës

PËRGJIM
Përqendrim i vëmendjes dhe i shqisave për të hetuar
çfarë ndodh rreth e rrotull; vëzhgimi organizuar i
çdo lëvizjeje të armikut. Rri (qëndron) në përgjim.
Kompania forcoi përgjimin

PËRPARËSE
Përparëse mbrojtëse, copë prej bezeje të gomuar ose prej letre
të posaçme, që vihet përpara trupit për t`u mbrojtur nga lëndët e
ndryshme kimike etj. Përparësja e mjekut (e infermieres). Veshi
përparësen. Nuk lejohet hyrja pa përparëse.

PËRPAROJ
E thyej armikun dhe e zmbraps, duke pushtuar
tokat që ishin më përpara në duart e tij; çaj përpara
duke luftuar në një front të caktuar. Divizioni përparoi
drejt veriut. Përparuan dyzet kilometra. Përparuan me shpejtësi.

PËRPARUAR
Që gjendet me afër pozicioneve të armikut, që
ka përparuar më shumë në afërsi të tokave ku ndodhet
armiku dhe ka mundësi të vëzhgojë lëvizjet e tij ose të
luftojë drejtpërdrejt me të. Pozicione të përparuara.
Pikë e përparuar.

PËRQENDRIM
Forca ushtarake dhe mjete luftarake të grumbulluara në një pikë a
në një vend. Përqendrime armike.

PËRTËRIJ
I jap a i shtoj forca të reja; i shtoj fuqinë, e rrit me forca të reja.
Ia përtëriu forcat. Përtëriu trupat me forca të reja.

PIKË
Pika e hapjes, qendër ku mbahen armët e pajisjet e tjera të një
reparti ushtarak.

PIKËMBËSHTETJE
Vend i fortifikuar dhe i përforcuar, që shërben
për të mbështetur veprimet luftarake në një zonë të
caktuar. Asgjësuan pikëmbështetjet e armikut.

PIKËVROJTIM
Vend i ngritur, i mbrojtur e zakonisht i fshehur prej nga
vëzhgohen dhe ndiqen lëvizjet e veprimet e armikut;
pikë për vrojtimin e dikujt a të diçkaje. Kodër e
përshtatshme për pikëvrojtim. Ngritën një pikëvrojtim.

PLANËZIM
Planifikim. Planëzimi i stërvitjes (i luftimit).

PLANËZOJ
Bëj planin e hollësishëm të veprimeve të
ndryshme të reparteve a të njësive për të kryer si duhet
detyrën luftarake në mësymje ose në mbrojtje.

PLANSHET
1. Çantë katërkëndëshe me kapak të tejdukshëm, që
përdoret për të mbajtur hartat gjatë punës fushore.
2. Dërrasë a pllakë, mbi të cilën vendoset një letër
vizatimi e posaçme ose harta, ku hidhen matjet
gjeodezike e rilevimet topografike; fleta e hartës që
përmban matjet dhe rilevimet topografike, sistemin e
mbrojtjes kundërajrore etj. Plansheti i zjarrit,
Hedhin të dhënat në planshet. Bëjnë matje mbi planshet.

PLASDARM
Zonë e përgatitur për të vendosur trupa
ushtarake e për të kryer mësymje kundër armikut; vend
që mund të shërbejë si pikënisje për të sulmuar një
vend tjetër. Plasdarm i fortifikuar. Plasdarm i Paktit të
Atlantikut (i Traktatit të Varshavës).

POLIGON
Vend i veçantë, i rregulluar posaçërisht për
qitje stërvitore me trupat ose për të bërë prova armësh
e mjetesh luftarake. Poligon ushtarak. Poligon
bërthamor. Poligoni i qitjes. Poligon provash për armë.
Bënë qitje në poligon.

POSTBLLOK
Vend në një pikë kufitare të një shteti, në të hyrë të
një qyteti a në një pikë të caktuar të një zone të
mbrojtur, ku posta e policisë ose një rojë e posaçme
ushtarake etj. kontrollon hyrjen e daljen e njerëzve dhe
të materialeve; vend ku një njësi e posaçme e
shërbimit bën rojë gjatë njëzet e katër orëve dhe
kontrollon hyrjen e daljen e njerëzve e të materialeve të
ndryshme në një repart; postërojë. Postbllok i
fortifikuar. Postblloku i aksionit (i sektorit). Ushtarët
(roja) e postbllokut. E ndalën në postbllok. E kaloi postbllokun.

POSTË
Vend i posaçëm ku qëndron një njësi e vogël ushtarake,
që është caktuar për të vëzhguar dhe për të ruajtur;
ushtarakët e kësaj njësie; ndërtesa ku banojnë ata.
Postë kufitare (ushtarake). Postë e fortifikuar. Postë
policie. Postë vrojtimi (vëzhgimi). Komandanti i postës.
Vendosën një postë të re. Sulmuan (shkatërruan) një
postë armike. E çuan në postë.

POSTËROJË
Vendi ku qëndron një njësi e vogël ushtarake, një
ushtar a një polic, që është caktuar të vëzhgojë a të
ruajë; roja e postës; pjesëtarët e kësaj njësie; detyra që
kryen kjo rojë. Shërbimi i postërojës. Ndodhet
(shërben) në postërojë. Nxori (ndërroi, vendosi)
postërojën. E çoi në postërojë. Mori postërojën mori
shërbimin e rojës.

POZICION
Brez toke i ndërtuar posaçërisht, ku vendosen
trupat për të sulmuar ose për t’u mbrojtur; vend i
përgatitur e i mbrojtur që zë luftëtari në luftim; mënyra
se si vendoset një njësi ushtarake ose një ushtar në
luftim; kryes. sh. vendi ku përqendrohen trupat ose ku
zhvillohen veprimet luftarake. Pozicion ushtarak
(strategjik). Pozicion luftimi (mbrojtjeje, për mësymje).
Pozicion artilerie (mortajash). Pozicion zjarri. Pozicion
për qitje në këmbë (në gjunjë, barkas). Hapën (çelën)
një pozicion. Zuri pozicionin. I mbrojtën pozicionet. I
lëshuan pozicionet.

PRAPAROJË
1. Repart a nënrepart që qëndron prapa trupave
kryesore ushtarake në marshim në një largësi të
caktuar dhe ka për detyrë t’i ruajë e t’i sigurojë ato nga
sulmet e befasishme të armikut. Praparoja e Brigadës I
Sulmuese. Forcat e praparojës. E lanë praparojë.
2. Që ka për detyrë të ruajë e të sigurojë
trupat kryesore, të cilat lëvizin përpara. Njësit praparojë.

PRAPASHPINË
Ana që ndodhet pas shpinës së trupave të
vendosura në formacion luftimi ose në marshim. Siguroi
prapashpinën. E goditi armikun në prapashpinë. I doli
në prapashpinë.

PRAPAVIJË
Hapësirë toke prapa ballit të luftimeve; pjesë
toke pas asaj që është marrë nga forcat ushtarake;
vendi ku janë vendosur e punojnë njësitë dhe entet
ushtarake, të cilat pajisin e furnizojnë trupat në front;
njësitë dhe entet ushtarake që merren me këtë punë.
Prapavija jonë. Prapavija e armatës. Komandant i
prapavijës. Ndenji në prapavijë. E lanë në prapavijë. E
solli nga prapavija.

PREDHË
Fishek i madh i mbushur me lëndë
shpërthyese, që përdoret si municion për armët e
artilerisë, gjyle; plumbi i fishekut. Predhë atomike
(bërthamore). Predhë djegëse predhë që përdoret për
të djegur objektet që ndizen shpejt. Predhë praktike
predhë që përdoret për eksperiment në poligonet e
artilerisë dhe për qitje mësimore. Predhë reaktive.
Predhë tymuese predhë e mbushur me një përzierje të
posaçme, e cila gjatë plasjes krijon re tymi. Predhë
ndezëse (thërrmuese, shpuese, gjurmëlënëse). Predhë
e drejtuar (e telekomanduar) predhë që drejtohet nga
toka në ajër pa pilot, me mjete elektronike. Predhë
artilerie (mortajash, topash). Predhë pushke.
Shpejtësia (flurudha) e predhës. E goditi (e asgjësoi)
objektivin me predhën e parë. Në shenjë ranë dy predha.

PRURËS
1. Prurësi i topit, numëror i topit që përgatit predhën dhe
ia jep mbushësit
2. Mekanizëm në një armë zjarri, i cili e shpie
fishekun a predhën në folenë e tytës ose të grykës së
zjarrit. Prurësi i fishekut. Leva e prurësit. Krahu i prurësit.

PUSHKATAR
Luftëtar i armatosur me pushkë, që bën pjesë
zakonisht në repartet e këmbësorisë. Pushkatarë të
zgjedhur. Pushkatarët e marinës. Batalion (kompani)
pushkatarësh. Grup pushkatarësh. Toga (skuadra) e
pushkatarëve. Zjarri i pushkatarëve.

PUSHKATAR
Që është i armatosur me pushkë; që përbëhet nga
luftëtarë të armatosur me pushkë; që shërben për
pushkatarët. Reparte pushkatare. Batalion pushkatar.
Kompani (togë, skuadër) pushkatare. Çerdhe pushkatare.

PUSHKË
1. Armë zjarri me tytë të gjatë që mbahet në krah dhe
që mund të qëllojë duke i nxjerrë fishekët një nga një
ose në mënyrë gjysmautomatike. Pushkë e gjatë (e
shkurtër). Pushkë e vjetër. Pushkë gjysmautomatike.
Pushkë sportive. Pushkë gjahu. Pushkë me çark (me
strall). Pushkë (dyfek) me dollap, lloj pushkë e vjetër që
mbushej nga gryka.
2. Pushkë kundërtank, armë e posaçme
që shërben për asgjësimin e tankeve e të mjeteve të
tjera të blinduara.

PYKË
Pjesë trupash që ka çarë forcat e armikut dhe
ka hyrë në thellësi të pozicioneve të tij.

PYKËZIM
Pjesa e trupave që ka hyrë si pykë në thellësi
të mbrojtjes së armikut.

PYKËZOHEM
Hyj si pykë në thellësi të ushtrisë së armikut.

PYKËZUAR
Që ka hyrë si pykë në thellësi të ushtrisë së
armikut. Forcat e pykëzuara.

Fjalor Ushtarak

Comments
All comments.
Comments