Fjalor Ushtarak – Military Dictionary

Fjalori i Ushtisë Ç

 Çerdhe mitralozi

ÇERDHE
Llogore e veçantë, nga e cila bën zjarr një grup
luftëtarësh ose një armë e lehtë. Çerdhe zjarri. Çerdhe
pushkatarësh. Çerdhe mitralozi. Zë çerdhen.
Shkatërroj një çerdhe.

ÇARMATOS
1. I heq armët, i marr armët, e lë pa armë ose pa
armatime; kund. armatos. Çarmatos ushtarët.
Çarmatos kundërshtarin. Çarmatos një keqbërës.
Çarmatos një anije.
2. I heq armatimet a forcat ushtarake. Çarmatos një vend.
3. I heq mundësinë një arme që të shkrehë; i heq
predhat ose lëndën shpërthyese një arme, zbraz që të
mos shkrehë;

ÇMOBILIZOJ
Liroj nga shërbimi ushtarak i përhershëm ose
nga ushtria pas mbarimit të veprimeve luftarake; kund.
mobilizoj. Çmobilizoj ushtarët. I çmobilizuan disa oficerë.

ÇMOBILIZUAR
Që është liruar nga shërbimi ushtarak i
përhershëm ose pas mbarimit të veprimeve luftarake; i
liruar nga ushtria. Ushtar ( oficer) i çmobilizuar.
Forcat e çmobilizuara.

Fjalor Ushtarak

Comments
All comments.
Comments