Fjalor Ushtarak – Military Dictionary

Fjalor Ushtarak

KALORËS
Luftëtar i stërvitur për luftim mbi kalë. Reparti i kalorësve.
Ushtar kalorës. Forca kalorëse.

KALORËSI
Trupa me ushtarë të stërvitur që luftojnë hipur
në kalë. Kalorësi e lehtë. Kalorësia e Skënderbeut.
Divizion kalorësie. Gjeneral kalorësie.

KANONIERË
Anije e vogël lufte, e shpejtë dhe e manovrueshme, e
pajisur me armë artilerie të kalibrit të mesëm, që
përdoret për veprime luftarake afër brigjeve të deteve
ose në lumenj.

KAPITEN
1. Komandanti i një anijeje ose i një aeroplani; ai që
drejton një mjet të madh lundrues. Kapiteni i anijes (i
aeroplanit). Kabina e kapitenit.
2. Gradë oficeri e shkallës së tretë, më e ulët se e
majorit; ushtaraku që mban këtë gradë (në ushtritë që
kanë grada). Kapitën i parë gradë e ndërmjetme midis
kapitenit dhe majorit; ushtaraku që mban këtë gradë;

KAPTER
Gradë nënoficeri e shkallës së dytë, më e lartë se e
rreshterit; ushtaraku që mban këtë gradë (në ushtritë
që kanë grada).

KARAKOLL
Ndërtesë e thjeshtë dhe e ngushtë, e ngritur si kullë me
mur ose prej dërrase, ku qëndronte roja që ruante
kufirin, hyrjen në një repart ushtarak etj., vendrojë; roja
vetë; trupa e rojës. Rrinte në karakoll. Nuk e la
karakolli.

KARIKATOR
Krehër fishekësh. Karikator automatiku (mitralozi,
pistolete). Karikator rezervë. Karikator me dhjetë
fishekë. Zbrazi (harxhoi) dy karikatorë. I vë (i heq)
karikatorin.

KARTOLINË
Kartolina e zjarrit, plani dhe skica e luftimit, që
përmban të dhëna për pozicionet e zjarrit, vendosjen e
armëve të zjarrit, zonat që mund të mbeten të vdekura
nga zjarri etj.

KASË
Pjesa kryesore prej druri e një arme të lehtë (e
pushkës, e automatikut etj.), ku mbërthehen tyta, shu

KATËRGRYKËSH
1. Që ka katër gryka zjarri. Mitraloz katërgrykësh.
2. Mitraloz i rëndë kundërajror me katër gryka zjarri. Qitje me
katërgrykëshin.

KAVALERI
Kalorësi.

KAZERMOJ
Shpërndaj ushtarët a ushtarakët nëpër kazerma, i çoj
ushtarët në fjetore.

KËMBEJ
Këmbej zjarr, i përgjigjem, qëlloj dikë me armë zjarri.

KËMBËS
Këmbësor.

KËMBËSOR
Ushtar a luftëtar i këmbësorisë; ushtarak që
shërben në këmbësori. Stërvitja e këmbësorëve.

KËMBËSOR
Që shërben në këmbësori; që përbëhet nga
këmbësorët; që bën pjesë në këmbësori, i këmbësorisë.
Ushtar këmbësor. Trupa (ushtri) këmbësore. Divizion
(batalion) këmbësor.

KËMBËSORI
Trupa ushtarake tokësore, të pajisura me armë të lehta
zjarri (pushkë, mitraloza, bomba dore etj.); tërësia e
këtyre trupave dhe e armatimeve të tyre, që bëjnë pjesë
në ushtrinë e një vendi. Këmbësoria tokësore (detare).
Trupa këmbësorie. Divizion (batalion) këmbësorie.
Armët e këmbësorisë. Sulmi i këmbësorisë. Oficer i
këmbësorisë.

KËMBËZ
Kunj i përkulur në mekanizmin e shkrepjes të
një arme (në pushkë, në automatik etj.), që tërhiqet me
gishtin tregues për të bërë shkrepjen. Këmbëza e
armës (e pushkës, e kobures). Tërheq (heq, shkel)
këmbëzën.

KËND
Kënd i vdekur, hapësirë që nuk
mbulohet me zjarr, vend ku nuk të kap plumbi.

KËSHTJELLË
1. Vend i rrethuar me mure të larta e të trasha, i
pajisur me sharapolle me bedena e me mjete të tjera
për t`u mbrojtur për një kohë të gjatë nga sulmet e
armiqve; vendbanimi i feudalëve, i fortifikuar dhe i
mbrojtur mirë;
2. Mburoja e metaltë që ka përpara mitralozi i
rëndë, kundërajrori etj.

KOFSHË
Secila nga këmbët mbështetëse në të dyja anët
e topit a të një arme tjetër të rëndë, që hapen e mbyllen
dhe që shërbejnë për ta mbajtur atë të mbërthyer në
tokë ose që të mos lëvizë gjatë qitjes. Hap (mbyll)
kofshët.

KOLONEL
Gradë oficeri madhor e shkallës së tretë, më e ulët se e
gjeneralit; ushtarak që mban këtë gradë (në ushtritë që
kanë grada).

KOMANDANT
Ushtarak që merret me organizimin, me
drejtimin dhe me përgatitjen luftarake të një njësie
ushtarake; ushtaraku që komandon një njësi a një
repart në luftë, trupat në një parade etj. Komandanti i
skuadrës (i togës, i kompanisë). Komandanti i
garnizonit. Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të
Armatosura. Detyra e komandantit.

KOMANDIM
Pika e komandimit, vendi ku është vendosur komanda që drejton
veprimet luftarake ose veprime të ndryshme ushtarake.

KOMANDUES
Lartësi komanduese, Vend i ngritur prej nga
mund të vrojtohen të gjitha lëvizjet e armikut.

KOMISAR
Udhëheqës i punës politike në një njësi
ushtarake, përgjegjës kryesor në komandë, që merret
me edukimin politik e luftarak. Komisar politik.
Komisarët e kuq (partizanë). Komisari i çetës (i
batalionit i brigadës, i divizionit, i njësisë).
Detyra e komisarit.

KOMPANI
ënrepart ushtarak i përbërë prej disa togash.
Kompania e parë (e dytë). Komandanti (komisari) i
kompanisë. Rreshtoj (mbledh) kompaninë.

KORACATË
Anije luftarake e fuqishme, e veshur me armaturë çeliku
dhe e pajisur me artileri të rëndë.

KORACË
Shtresë mbrojtëse prej çeliku a prej metali të fortë, që
vesh anijet luftarake, autoblindat etj.

KORPARMATË
Njësia më e madhe ushtarake. Truparmatë.

KORPUS
Njësi gjitharmëshe që kryen veprime luftarake,
operative e strategjike dhe që përbëhet nga disa
divizione ose nga disa brigada. Komisari (komandanti) i
korpusit.

KRAH
Ana e djathtë ose e majtë e formacionit të
luftimit ose të marshimit të trupave; shpinë. Krahu i
djathtë (i majtë) i ushtrisë (i frontit). Me krahë të
zbuluar me krahë të pambrojtur. U ra krahëve. I morën
krahët kundërshtarit. Forcoj (siguroj) krahët. Sulmoj
(godit) nga krahët. U doli prapa krahëve.

KRAHËMARR
E godit armikun nga krahët, i marr krahët.

KRAHËMARRËS
Që bëhet për t’i marrë krahët armikut; që përbëhet nga
luftëtarë të stërvitur për t’i marrë krahët armikut.
Veprime (goditje, lëvizje) krahëmarrëse. Luftim
krahëmarrës. Repart krahëmarrës.

KRAHËMARRJE
1. Veprimi sipas kuptimit të foljes KRAHËMARR.
2. Manovër e trupave në luftim, që kryhet në krahët e
armikut për t’i dalë atij në shpinë dhe për ta rrethuar e
asgjësuar, luftim krahëmarrës.

KRYEKOMANDANT
Komandanti që është në krye të disa komandantëve të
tjerë në një grupim njësish të mëdha ushtarake, të një
vendi ose të disa vendeve; komandanti i përgjithshëm i
forcave të armatosura.

KRYQËZOR
Anije lufte shumë e shpejtë, e veshur pjesërisht me
çelik, e pajisur me artileri të rëndë, me torpila e me
mina, që shërben sidomos për vëzhgime e zbulime
luftarake. Kryqëzor i rëndë (i lehtë).

KRYQËZUAR
Që pritet me një tjetër. Zjarr i kryqëzuar.

KUADËR
Tërësia e ushtarakëve që kanë për
detyrë përgatitjen luftarake e po1itike të trupave në një
njësi ushtarake;

KUFITAR
Ushtar a ushtarak i reparteve të posaçme: që
ruajnë e mbrojnë kufirin e shtetit; rojë e kufirit shtetëror.

KULLË
Pjesë e ngritur në trajtën e një gjysmërruzulli
mbi tank a mbi një autoblindë, nga ku qëllohet me armë.
Kapaku i kullës.

KUNDËRADMIRAL
Gradë e lartë në flotën detare ushtarake të një shteti, e
cila i përgjigjet gradës së gjeneralit të brigadës në forcat
tokësor; ushtaraku që mban këtë gradë (në ushtritë që
kanë grada).

KUNDËRAJROR
1. Armë e rëndë, zjarri, me një grykë ose me shumë
gryka, që shërben për t’u mbrojtur nga sulmet ajrore a
për qitje në ajër kundër aeroplanëve dhe
parashutistëve. Shtie me kundërajror.
2. Ushtari që përdor këtë armë zjarri. Stërvitja e
kundërajrorëve.

KUNDËRGODIT
1. Hidhem në sulm kundër armikut që ka sulmuar,
e godit atë dhe krijoj kushte të përshtatshme për
mësymje. Kundërgodit me të gjitha forcat.
2. I përgjigjem me goditje atij që më godit i pari, i
kundërpërgjigjem me goditje.

KUNDËRGODITËS
Që godit armikun, i cili ka sulmuar dhe që krijon
kushte të përshtatshme për mësymje. Forca
kundërgoditëse. Veprime kundërgoditëse.

KUNDËRGODITJE
Goditje kundër armikut që ka sulmuar, e cila
krijon kushte të përshtatshme për mësymje.
Kundërgoditje dërrmuese (shkatërruese). I dhanë
kundërgoditje. Iu përgjigjën me kundërgoditje. U hodhën në
kundërgoditje.

KUNDËRMANOVËR
Manovër, e cila bëhet si përgjigje kundër manovrës që ka organizuar
armiku. Kundërmanovra e batalionit.

KUNDËRMËSYMJE
Mësymje e kundër armikut që mësyn, i cili është
dobësuar pas mësymjes që ka kryer. Kundërmësymja e
Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Filloi kundërmësymja.
U hodh në kundërmësymje

KUNDËROFENSIVË
Kundërmësymje

KUNDËRSULM
Sulm që ndërmerret nga forcat mbrojtëse për të
goditur armikun që sulmon ose për të ndaluar sulmin e
tij. Kundërsulm i fuqishëm. Me sulme dhe kundërsulme.
U hodhën në kundërsulm. Bëri disa kundërsulme.

KUNDËRSULMOJ
1. Hidhem në sulm për të goditur armikun që ka sulmuar
ose për të ndaluar sulmin e tij, hidhet në kundërsulm. E
kundërsulmuam me të gjitha forcat.
2. Kundërveproj menjëherë.

KUNDËRZJARR
Përgjigje me armë, zjarri kundër forcave armike, të cilat
kanë qëlluar më parë ose vazhdojnë të qëllojnë. Filloi
kundërzjarri ynë.

Fjalor Ushtarak

Comments
All comments.
Comments