Fjalor Ushtarak – Military Dictionary

Fjalor Ushtarak

URDHËR
Detyra ose tërësia e detyrave që jep komanda
a komandanti, të cilat duhet të kryhen nga vartësit pa
asnjë kundërshtim; letra, ku janë shënuar këto detyra.
Urdhri luftarak (i luftimit) tërësia e detyrave, që
përcakton komandanti për të bërë një betejë. Urdhri i
komandës. Urdhri i mësymjes. Urdhër dite. Zbaton urdhrin.

URDHËRO
Si urdhëron! përgjigje që i jap vartësi eprorit, për të treguar
se ka marrë një urdhër dhe do ta zbatojë.

USHTARAK
Që ka të bëjë me ushtrinë a me ushtarakët, që i
përket ushtrisë, i ushtrisë a që u përket ushtarakëve, i
ushtarakëve; që është veti, cilësi a veçori e ushtrisë ose
e ushtarakëve; që lidhet me shërbimin në ushtri.
Shërbimi ushtarak. Rregullore ushtarake. Detyrimi
ushtarak. Mobilizim ushtarak. Repart ushtarak. Dega
ushtarake. Shkollë (akademi) ushtarake. Spital
ushtarak. Gjyq ushtarak. Postë ushtarake. Specialist
(mjek) ushtarak. Përgatitje (stërvitje) ushtarake.
Material ushtarak. Zonë ushtarake. Objekt ushtarak.
Sekret ushtarak. Fshehtësia ushtarake. Shtypi
ushtarak. Betim ushtarak. Detyrë ushtarake. Uniformë
(çantë) ushtarake. Biletë ushtarake. Patrullë
ushtarake. Disiplinë ushtarake. Edukatë ushtarake.
Me hap ushtarak.

USHTRI
Tërësia e forcave të armatosura të një vendi; një pjesë e
këtyre forcave.
Fjalor Ushtarak

Comments
All comments.
Comments