Fjalor Ushtarak – Military Dictionary

Fjalor Ushtarak

artileri larhedhëse
LARGHEDHËS
Që e hedh larg predhën; që e hedh larg diçka. Armë
larghedhëse. Artileri larghedhëse. Me fuqi larghedhëse.

LARGHEDHJE
1. Hedhja e predhës a e diçkaje tjetër larg. Larghedhja e predhës.
2. Largësia sa e hedh predhën një armë. Larghedhje e
madhe. Larghedhja e një arme (e artilerisë).

LARTËSIM
Këndi i lartësimit, këndi që formohet ndërmjet rrafshit horizontal dhe
drejtimit të grykës së një arme për të shkuar predha në shenjën e
caktuar. Mekanizmi i lartësimit.

LEGJION
1. Njësia ushtarake themelore në ushtrinë romake,
që përbëhej nga shumë kohorta dhe që kishte rreth
gjashtë mijë luftëtarë këmbësorë e kalorës.
Legjionet romake. Kohortat e legjionit.
2. Njësi e veçantë e trupave sulmuese, e krijuar
nga disa shtete të Evropës për të pushtuar vende të
tjera e për t’i mbajtur popujt e tyre të nënshtruar me
anën e dhunës e të terrorit. Legjionet fashiste (naziste).
Legjioni i huaj njësi e tillë ushtarake, e formuar nga
Franca e nga Spanja me mercenarë të kombësive të
ndryshme për të shtypur popujt e kolonive.

LEGJIONAR
1. Luftëtar i regjioneve romake. Legjionarët e Romës.
2. Ushtar i një legjioni në disa vende të Evropës. Legjionarët e huaj.

LEHTË
Që ka përmasa të vogla e fuqi jo shumë të
madhe dhe që mund të lëvizë pa vështirësi; që është
pajisur me armatim jo shumë të fuqishëm, që nuk ka
armatim të rëndë. Traktor i lehtë. Artileri e lehtë. Top
(mitraloz) i lehtë. Tank i lehtë. Bombardues i lehtë.
Këmbësori (kalorësi) e lehtë.

LOJË
Stërvitje luftarake, që kryhej nga forcat
ushtarake të njësive të ndryshme sipas një plani të
organizuar për të arritur një qëllim të caktuar.
Lojë luftarake (operative). Loja e trupave.

LLOZ
Shuli i një arme. Llozi i pushkës (i automatikut). Ia hoqi llozin.
Zbërthej (mbërthej) llozin.

Fjalor Ushtarak

Comments
All comments.
Comments