Fjalor Ushtarak
QENDËR
1. Qendër zjarri
2. Në qendër ndero!
QITJE
Shesh qitjeje, hapësira që duhet të ketë përpara pozicioni i zjarrit,
në të cilën mund të bëhet qitje pa pengesë dhe në një kënd sa më
të gjerë majtas e djathtas.
RADHË
Eja në radhë! komandë për të ardhur në një vijë
të drejtë në rresht njëri përbri tjetrit. Plotësojnë radhët e fundit.
RADHIM
Radhimi djathtas (majtas)! komandë për të marrë drejtimin
e rreshtit djathtas
RAKETAHEDHËS
Që shërben për lëshimin e raketave; që ka pajisje për
lëshimin e raketave. Kryqëzor raketahedhës.
RAKETAMBAJTËS
Që është i pajisur me raketa. Aeroplan raketambajtës.
Nëndetëse raketambajtëse.
RAKETË
Mjet luftarak me motor reaktiv, që shërben për
të dërguar në largësi një predhë ose një bombë;
predhë, e cila lëviz me forcën shtytëse të gazrave që
lëshon pas. Raketë ndërkontinentale (balistike, e
telekomanduar). Raketë bërthamore. Raketë
kundërajrore. Raketë tokë-ajër (ajër-ajër). Raketë me
rreze të mesme (të shkurtër) veprimi. Shtrati i raketës.
Mbushja e raketës. Bazë raketash. Lëshoi (hodhi)
raketën. E goditën me raketë.
REGJIMENT
Njësi ushtarake që përbëhet prej disa batalionesh a
grupesh dhe që është repart taktik bazë. Regjiment
këmbësorie (kalorësie, artilerie). Komandanti
(komisari) i regjimentit. Shtabi i regjimentit.
REKRUTOJ
Thërras për ta futur në ushtri, e marr ushtar;
mbledh rekrutë. Rekrutoj ushtarë të rinj. Rekrutoj një batalion.
RENDIM
Vendosja e ushtarëve të një njësie sipas një
radhe të caktuar për të kryer veprime, rreshtim. Rendimi
luftarak. Marrin (zënë) rendimin.
REPART
Njësi ushtarake sipas detyrës ose llojit të armës
që ka; vendi ku qëndron vazhdimisht kjo njësi. Repart
ushtarak. Repart kufitar (i kufirit). Repart partizan.
Repart artilerie (tankesh). Repart i zbulimit (i mbrojtjes,
i ndjekjes). Komandanti (komisari) i repartit. Oficerët
dhe ushtarët e repartit. Flamuri i repartit. Efektivi i repartit.
REZERVË
1. Pjesë e qytetarëve, që zakonisht e kanë
bërë shërbimin ushtarak dhe që vazhdojnë përgatitjen
për periudha të shkurtra ose që thirren nën armë në
rast nevoje. Ushtar (oficer) i rezervës. Thirrja e
rezervës. Stërvitja e rezervës. Dali në rezervë.
2. Trupa ushtarake të armëve të ndryshme, që
mbahen mënjanë nën urdhrat e komandës për t’i
hedhur në luftim në çastet vendimtare ose për të
sprapsur goditjet e befasishme të armikut. Rezerva e
përgjithshme. Rezerva e artilerisë. Trupat (repartet) e
rezervës. Hedh në sulm rezervën.
REZERVIST
1. Ai që zakonisht e ka bërë shërbimin ushtarak dhe që
thirret në ushtri për periudha të shkurtra ose në rast
nevoje, ushtarak i rezervës. Thirrja (stërvitja) e
rezervistëve. Mobilizimi (grumbullimi) i rezervistëve.
2. Që thirret në ushtri për periudha të shkurtra pas kohës
së mbarimit të shërbimit ushtarak; që përbëhet prej
rezervistësh. Ushtar (kuadër, oficer) rezervist. Trupa
(njësi) rezerviste.
RËNDË
Që ka përmasa të mëdha e fuqi të madhe;
që shërben për të mbartur ngarkesa të mëdha (për
mjetet e transportit); që ka forcë goditëse të madhe dhe
armatim të fuqishëm; Artileri e rëndë. Top (mitraloz) i
rëndë. Tank i rëndë. Bombardues i rëndë. Këmbësori
e rëndë. Kamionë të rëndë.
ROJË
1. Detyra për të ruajtur dhe për të mbikëqyrur me
kujdes diçka a dikë që të mos e sulmojnë, të mos e
dëmtojnë a të mos e grabitin.
2. Rojë kufiri, kufitar. Rojë personale. Vë rojë. Lajmëroj
(thërres) rojën. Rri rojë.
Fjalor Ushtarak