Fjalor Ushtarak – Military Dictionary

Fjalor Ushtarak

RREGULLORE
1. Tërësia e rregullave dhe e normave që shërbejnë për të
siguruat mbarëvajtjen e punës në një fushë të caktuar;
përmbledhje rregullash, sipas të cilave duhet bërë një
punë a një veprimtari; tërësia e rregullave që
përcaktojnë në mënyrë të hollësishme se si duhet
zbatuar një ligj; libri me këto rregulla.
2. Rregullore e brendshme.
3. Rregullore ushtarake.
4. Rregullore e disiplinës (e shërbimit të rojës, e luftimit).
5. Rregullore e shërbimit teknik. Rregullore e pushkës (e automatikut)

RREGULLT
Që është e ndërtuar dhe që vepron sipas
rregullave të përcaktuara, duke u stërvitur në mënyrë të
vazhdueshme sipas një programi (për ushtrinë). Ushtri
e rregullt. Trupa të rregullta.

RRESHTER
Gradë nënoficeri e shkallës së parë, më e ulët se e
kapterit; ushtaraku që mban këtë gradë (në ushtritë që
kanë grada). E bënë rreshter.

RRESHTIM
Vendosja e ushtarakëve ose e nënreparteve në
rresht sipas rregullave të caktuara për veprime të
përbashkëta. Rreshtim i zhdërvjellët. Rreshtim
marshimi. Qendra e rreshtimit.

RRESHTOR
Që ka të bëjë me veprimet e përbashkëta të
trupave në rresht. Stërvitje (përgatitje) rreshtore.
Këngë rreshtore. Hap rreshtor hap ushtarak, gjatë të
cilit këmba ngrihet më lart se zakonisht nga toka dhe
përplaset me forcë me të gjithë shputën.

RRESHTORE
Stërvitje rreshtore. Fusha e rreshtores. Bëj rreshtore.
Dolën në rreshtore.

RRETHIM
Gjendja e një ushtrie ose e një qendre të
banuar, që ka përreth trupa ushtarake kundërshtare, të
cilat përpiqen ta detyrojnë të dorëzohet. Rrethim
ushtarak. Dara (unaza) e rrethimit. Vunë rrethimin. E
ngritën (e hoqën) rrethimin. E çanë rrethimin. E ngushtoi
(e mbylli) rrethimin. Dolën nga rrethimi.

RRETHOR
Mbrojtje rrethore, mbrojtja e afërt e një
vendi nga të gjitha anët e tij.

Fjalor Ushtarak

Comments
All comments.
Comments