Fjalor Ushtarak Sh
SHËNJESTËR
Pjesë e posaçme në grykën e armëve të zjarrit, e
lëvizshme dhe e shkallëzuar, që shërben për të marrë
vijën e shënjimit ose këndin e qitjes. Shënjestër
mësimore. Shënjestër optike. Shënjestra e pushkës (e
mitralozit, e topit). Gradoj shënjestrën. Me syrin në shënjestër.
SHENJË
Shenjë personale, numri i regjistrit të shteteve që janë në evidencën
ushtarake; pafta metalike me këtë numër, që e mban shtetasi.
SHESH
1. Shesh stërvitjeje.
2. Sheshi i lëshimit të raketave.
SHESHORE
1. Vend i sheshuar i pozicionit të zjarrit të një topi,
të një mortaje a të një mitralozi të rëndë. Sheshorja e
topit (e mitralozit). Bëj sheshoren.
2. Sheshpamje, Hapësira që mund të vrojtohet nga një pikë në një
drejtim të caktuar. Sheshpamja e vrojtuesit (e zbuluesit).
SHESHQITJE
Hapësira përpara pozicionit të zjarrit ku mund të bëjmë
qitje pa pengesë. Sheshqitja e topit (e mitralozit).
SHËNIM
Shënjim. Veglat e shënimit. Vija e shënimit.
Pikë shënimi. Shkollë shënimi. Marr shënim.
SHËNJIM
Veglat e
shënjimit. Shkollë shënjimi stërvitje e posaçme për të
mësuar marrjen e vijës së shënjimit. Vija e shënjimit vija
e drejtë, në të cilën duhet të vihen rrafshi i shtjekëzës,
maja e thepit dhe një pikë e shenjës që duam të qëllojmë.
SHËNJOJ
Marr shenjë me armë, drejtoj armën në shenjë, marr
vijën e shënjimit. Shënjon mirë. Shënjoj në shenjë (në objektiv).
SHËNJUES
Ushtari që gradon veglat e shënjimit dhe i jep grykës së
zjarrit drejtimin e nevojshëm që predha të bjerë në
objektiv. Shënjues i mirë (i shkëlqyer). Shënjuesi i topit
(i mitralozit, i mortajës)
SHËRBIM
Të qenët në radhët e ushtrisë për të kryer
detyrën që i takon çdo qytetari; detyra që i ngarkohet
një ushtaraku nga komanda e tij. Shërbim ushtarak
(paraushtarak). Shërbim aktiv. Shërbim i detyrueshëm.
Shërbim nën armë. Shërbimi i rojës (i garnizonit).
Shërbim nate. Shërbim jashtë radhe. Kryej (marr, lë)
shërbimin. Jam në shërbim. Thërres në shërbim. Liroj
nga shërbimi. Puna që bëjmë në të mirë të dikujt a të
diçkaje. Shërbime të shquara. I sjell shërbime atdheut.
SHIKIM
Shikimi rreshtor, inspektimi i trupave të rreshtuara.
SHIRIT
1. Shirit mitralozi, rrip metalik me fole për fishekët e
mitralozit. Shirit me fishekë.
2. Shirit shërbimi, rrip i gjerë prej
pëlhure të kuqe me mbishkrimin përkatës, që vë në krah
ushtaraku gjatë shërbimit
SHKOLLË
Stërvitje, mësim. Shkollë shënjimi.
SHKREHËS
Vegël e posaçme që godet ndezësin dhe
shkakton plasjen e granatës a të minës. Shkrehësi i
minës (i granatës).Vë (heq) shkrehësin.
SHKRUES
Ushtar që mbante të dhënat për
kompaninë. Shkruesi i kompanisë.
SHKURTOJ
Shkurtoj shënjestrën, i jap shënjestrës një gradim më të vogël
për ta dërguar predhën në një shenjë që ndodhet më afër.
SHOQËRIM
Artileria e shoqërimit, artileria e caktuar për të shoqëruar
këmbësorinë dhe tanket në fushën e luftimit.
SHOQËROJ
Shoqëroj me artileri, mbështet këmbësorinë dhe tanket me
zjarrin e artilerisë.
SHPATË
Luftëtar i armatosur me këtë armë. Një mijë shpata.
SHPINËMARRËS
Që bëhet për t’i marrë shpinën armikut; që përbëhet
nga luftëtarë të stërvitur për t’i marrë shpinën armikut.
Manovër shpinëmarrëse. Kompania shpinëmarrëse.
SHPINËMARRJE
Manovër e trupave në luftim, që ka për qëllim t’i dalë
armikut pas shpine. Filloi shpinëmarrja.
SHPUES
Që shërben për të hapur vrima, që shpon; që bëhet
për të shpuar. Vegël (makinë) shpuese. Çekiç shpues.
Maja (koka) shpuese. Predhë shpuese. Lëvizje shpuese.
SHRAPNEL
Predhë thërrmuese e artilerisë, e mbushur me saçma
plumbi, që shpërthen në ajër dhe që përdoret për
asgjësimin e forcave të gjalla. Shpërthimet e shrapnelave.
SHTAB
Organ i drejtimit të trupave pranë komandës së
një njësie ushtarake a të një reparti ushtarak; oficerët
që e përbëjnë këtë organ; vendi a ndërtesa ku është
vendosur ky organ. Shtabi i përgjithshëm organ i
drejtimit të forcave të armatosura të një vendi, që varet
drejtpërdrejt nga komandanti i përgjithshëm (ose nga
ministri i mbrojtjes). Shtab gjitharmësh. Shtabi operativ.
Shtabi i batalionit (i brigadës, i korpusit). Shtabi i zonës (i qarkut).
SHTRIJ
Shtrinë forcat, i vendosën forcat gjatë një brezi a
drejtimi të caktuar. Shtrinë zjarrin e luftës (agresionin).
Fjalor Ushtarak