Fjalor Ushtarak
MADHOR
Që ka gradë të lartë (në ushtritë që kanë
grada); epror. Oficer madhor oficer me gradë nga
majori deri te koloneli. Shtabi madhor.
MAJOR
Gradë oficeri madhor e shkallës së parë, më e lartë se
e kapitenit dhe më e ulët se e nënkolonelit; oficeri që
mban këtë gradë (në ushtritë që kanë grada).
Major i këmbësorisë (i kalorësisë). Major i aviacionit.
MALOR
Që është i përshtatshëm për krahinat malore,
që vepron në male, i malit. Artileri malore.
MANOVËR
1. Lëvizja e forcave ushtarake ose e anijeve në
fushën e betejës për t’i dhënë armikut një goditje sa më
të fortë. Manovër e shkathët. Manovër rrethimi
(për krahëmarrje). Drejtimi (organizimi) i manovrës.
2. Veprime taktike luftimi të trupave të
ndryshme ushtarake në kohë paqeje, që bëhen për të
rritur përgatitjen luftarake dhe gatishmërinë e tyre.
Manovra ushtarake (tokësore, detare, ajrore).
Manovrat e dimrit (e pranverës). Manovra të mëdha
manovra me pjesëmarrjen e të gjitha llojeve të armëve.
MANOVROJ
Bëj manovra në fushën e betejës.
MARESHAL
Grada më e lartë në hierarkinë ushtarake; oficeri që
mban këtë gradë (në disa ushtri që kanë grada).
Mareshal i aviacionit. Gradat e mareshalit.
MARSH
Përdoret si komandë zbatuese për fillimin e
ecjes së ushtarëve ose të trupave. Para marsh!
MARSHIM
Lëvizja e një njësie ushtarake nga një vend në
një tjetër për të plotësuar një detyrë, duke qenë e
rreshtuar në një mënyrë të caktuar
MARSHOJ
Eci me hap të rregullt zakonisht sipas ritmit të një marshi.
Bëj një marshim. Marshon batalioni (brigada). Marshojnë nëpër male.
MASKIM
Tërësia e mjeteve dhe e mënyrave që përdoren
për të maskuar trupat, armët, objektet ushtarake etj. që
të mos i dallojë armiku. Përdor maskimin. Prish (heq) maskimin.
MASKOJ
E fsheh dikë a diçka duke e mbuluar me degë
etj. që të mos duket ose të mos zbulohet nga të tjerët;
MASKUAR
Që është fshehur duke u mbuluar me degë etj.
për të mos u diktuar a për të mos u zbuluar nga armiku.
Repart i maskuar. Automjete të maskuara.
Pozicion i maskuar. Rojë e maskuar.
MBËSHTET
Ndihmoj me zjarr, me mjete luftimi ose me forca
të gjalla një njësi ushtarake që lufton, duke
bashkëvepruar me të; ndihmoj. Mbështeti sulmin e
këmbësorisë. E mbështetën me artileri (me aviacion).
Mbështeti me zjarr kompaninë.
MBËSHTETËS
Që shërben për të mbështetur një njësi
ushtarake në luftë. Repart mbështetës.
MBROHEM
1. Ruhem nga sulmet e armikut, nga ndonjë kërcënim a
rrezik tjetër; marr të gjitha masat e nevojshme që të mos
më ndodhë ndonjë e keqe, të mos dëmtohem etj.
Mbrohemi nga çdo rrezik. Mbrohemi me armë në dorë.
Mbrohej nga kundërshtari. Mbrohem nga të ftohtët.
2. Organizoj mbrojtjen dhe luftoj me armë kundër
armikut për të kryer një detyrë luftarake; i qëndroj një
sulmi a kundërsulmi armik. U mbrojtën me zjarr.
Në fillim u mbrojtën, pastaj u hodhën në sulm.
MBROJ
1. Ruaj dikë a diçka nga sulmet e armikut, nga ndonjë
kërcënim a rrezik tjetër; kam kujdes për dikë a për diçka
dhe marr të gjitha masat e nevojshme për ta ruajtur nga
ndonjë e keqe, nga ndonjë dëmtim etj.
2. Organizoj mbrojtjen dhe luftoj me armë kundër
armikut për të ruajtur një pjesë toke, një vend të caktuar
etj., e mbaj me luftë. Qytetin e mbrojtën disa brigada.
Mbrojtën pozicionet.
MBROJTËS
Që lidhet me mbrojtjen e vendit, që i përket
mbrojtjes; që siguron mbrojtjen e vendit; që bëhet për
t’u mbrojtur nga armiku. Ushtri mbrojtëse.
Fuqi (aftësi) mbrojtëse. Luftë (taktikë) mbrojtëse.
Masa (mjete) mbrojtëse. Vijë (punime) mbrojtëse.
MBROJTJE
Tërësia e forcave të gjalla, e armëve dhe e
mjeteve që përdoren për t’u mbrojtur nga armiku;
veprimtaria që kryhet me këto forca e mjete për t’u
mbrojtur; fusha e veprimtarisë dhe e organizimit
shtetëror, që ka për detyrë të përgatitë njerëzit dhe të
sigurojë mjetet për të mbrojtur vendin nga armiku.
Mbrojtja popullore (civile). Mbrojtja tokësore (detare,
ajrore). Mbrojtja bregdetare (kundërajrore). Mbrojtje e
fuqishme (aktive, pasive). Mbrojtje unazore (rrethore).
Mbrojtja dhe sulmi. Ministria e Mbrojtjes Popullore.
Këshilli i Mbrojtjes. Shtabi i mbrojtjes. Forcimi i mbrojtjes.
MBROJTUR
Që është i përgatitur për t`u mbrojtur kundër
armikut, që ka mbrojtje të organizuar mirë. Vend i
mbrojtur. Pozicion i mbrojtur.
MBULOJ
I bëhem dikujt mburojë a mbështetje në një
luftim; e mbroj me zjarr që të mos dëmtohet nga armiku,
e ndihmoj me zjarr. Mbuluan veprimet e batalionit.
E mbuluan me artileri (me top, me mitraloz, me zjarr).
MBUSHËS
Ushtar që ka për detyrë të mbushë armën me
predha. Veprimet e mbushësit. Numëron, shënjuesi
dhe mbushësi i topit.
MBUSHJE
Lënda plasëse a shpërthyese, me të cilën
mbushen fishekët, predhat minat etj. Mbushja e parë (e
dytë). Mbushje bërthamore. Fishek pa mbushje. I heqin mbushjen.
MEKANIZUAR
Që është pajisur me makina dhe me armë
automatike. Forca të mekanizuara. Repart i
mekanizuar.
MËSIMOR
Që ka të bëjë me mësimin ose me dhënien e mësimit;
Fishek mësimor. Predhë mësimore.
MËSYJ
Hidhem në sulm kundër armikut, bëj mësymje.
Mësyj armikun. E mësynë befasisht. Mësyjnë si luanë.
MËSYMËS
1. Që bëhet për të shpartalluar e asgjësuar armikun
plotësisht me beteja të njëpasnjëshme, që bëhet si
mësymje. Luftim (operacion) mësymës. Luftë mësymëse.
2. Që mësyn, që merr pjesë në mësymje, sulmues.
Forcat mësymëse.
MËSYMJE
Veprim luftarak që kryhet me forca të mëdha, të
cilat hidhen në sulm e shkojnë përpara, duke
shpartalluar e asgjësuar armikun me luftime e me beteja
të njëpasnjëshme. Mësymje e përgjithshme. Filluan
mësymjen. Kaluan (u hodhën) në mësymje.
MINAHEDHËS
1. Armë zjarri, e ngjashme me topin, që përdoret për të
hedhur mina në largësi të ndryshme deri 3000 metra.
Minahedhës i rëndë. Goditje me minahedhës.
2. Ushtari që përdor këtë armë. Toga e minahedhësve.
MINAHEDHËS
Që shërben për të hedhur mina në largësi deri 3000
metra. Armë minahedhëse.
MINAHEQËS
Që shërben për të hequr minat në vendet e minuara.
Anije minaheqëse.
MINALËSHUES
1. Aparat i posaçëm që vendoset në anije për lëshimin e
minave në det.
2. Armë zjarri që shtie me mina.
MINAMBAJTËS
Që shërben për të mbajtur mina. Anije minambajtëse.
MINAMBJELLËS
Që shërben për të vendosur në tokë shumë mina
radhë-radhë, duke i mbuluar ato me dhe. Makinë
minambjellëse.
MINAMBLEDHËS
Që shërben për të mbledhur minat në zonat e
minuara. Anije minambledhëse.
MINAPASTRUES
Që shërben për të pastruar minat në vendet e
minuara. Anije minapastruese.
MINATOR
Minavënës
MINAVËNËS
Ushtar që vë minat në vendet që do të
minohen; minator. Toga (kompania) e minavënësve.
MITRALOJ
Qëlloj dikë a diçka me mitraloz, shtie me mitraloz.
Mitraluan një bazë ushtarake. Mitralonin popullsinë
(qytete e fshatra).
MOBILIZIM
Thirrja nën armë e shtetasve kur vendi është në luftë.
Mobilizim i përgjithshëm (i
jashtëzakonshëm). Mobilizimi i ushtarëve (i ushtrisë).
Mobilizimi i punëtorëve (i rinisë). Mobilizimi i popullit (i
masave, i gjithë kolektivit). Gjendje mobilizimi. Ligji
(dekreti) i mobilizimit. Me frymë mobilizimi. Shpallet
mobilizimi.
MOBILIZOJ
Thërras nën armë shtetasit kur vendi ndodhet
në rrezik, shpall mobilizimin; vë në gatishmëri të plotë
luftarake të gjitha forcat e mjetet ushtarake të vendit për
t’u mbrojtur në rast agresioni. Mobilizuan ushtrinë.
MOBILIZUAR
Që është thirrur nën armë kur vendi ndodhet në
rrezik (për shtetasit); që është marrë ose është futur në
punë për nevoja të ngutshme ushtarake e të mbrojtjes,
që është vënë në shërbim të ushtrisë (për sende e
mjete); që është vënë në gatishmëri luftarake (për
ushtrinë e mjetet e saj). Moshat e mobilizuara. Mjete
(kafshë) të mobilizuara.
MORTAJË
Armë zjarri me grykë të shkurtër, të gjerë dhe pa vjaska,
që e hedh predhën jo larg e në vijë shumë të lakuar dhe
përdoret kundër forcave të gjalla e objekteve që
gjenden prapa një kodre a një pengese tjetër. Mortajë
e rëndë (e lehtë). Predha (gjyle) mortaje. Zjarr mortaje.
MORTAJIST
Ushtarak i përgatitur për të luftuar me mortaja. Skuadra
e mortajistëve.
MUNICION
Tërësia e predhave të ndryshme ose materialet
luftarake për armët e zjarrit (granata, bomba, mina etj.).
Municion i paktë (i shumtë). Municioni i çetës (i
kompanisë). Depo municioni. Arka me municion. Pa
armë e pa municion. U pajisën me municion. Iu
mbarua municioni.
Fjalor Ushtarak