Fjalor Ushtarak – Military Dictionary

Fjalor Ushtarak

EKSPEDITË
EKSPEDITË
Operacion ushtarak i një ushtrie pushtuese;
trupat ushtarake që marrin pjesë në këtë operacion ose
që dërgohen diku për një qëllim të caktuar. Ekspeditë
ushtarake. Ekspeditë ndëshkuese (ndëshkimore).

EFEKTIV
1. Numri i përgjithshëm i ushtarëve a i
ushtarakëve të një reparti, të një nënreparti, të një
njësie ushtarake a të ushtrisë së një shteti. Efektivi i
ushtrisë. Efektivi i divizionit (i batalionit).
2. Që është i përhershëm në një detyrë a në një
punë; usht. që bën pjesë në efektivin e një reparti, të
një nënreparti, të një njësie ushtarake a të ushtrisë së
një vendi. Ushtar (oficer) efektiv. Kuadër efektiv.

FLAKËHEDHËS
Luftëtar i përgatitur për të përdorur flakëhedhësen e
për të luftuar me të.

FLAKËHEDHËSE
Armë zjarri, që përdoret për të asgjësuar
armikun a objektin me anë të flakës. Flakëhedhëse e
lehtë.

FLAKËSHUESE
Pjesë e tytës së mitralozit, në trajtën e një hinke me
vrima, që shërben për të shuar flakën gjatë qitjes.

FLAKËVËNËS
Që shkakton zjarr, që djeg me flakë, që i vë flakën
diçkaje. Bombë flakëvënëse.

FLOTË
1. Njësi anijesh luftarake nën një komandë.
2. Flota ajrore, tërësia e aeroplanëve të një vendi,
aviacioni.

FLURUDHË
Rruga që bën plumbi ose predha që kur del nga tyta a
nga gryka e zjarrit deri sa bie në objektin e qitjes.
Flurudha e plumbit (e predhës). Lartësia e flurudhës.
Kulmi i flurudhës.

FORMACION
Nënrepart, repart ose tërësi repartesh (grup
repartesh) të së njëjtës armë, së bashku me mjetet
përkatëse të luftimit; mënyra e vendosjes a e grupimit të
këtyre forcave (trupave) e mjeteve. Formacioni i luftimit.
Formacion marshimi. Formacion aeroplanësh.

FORTIFIKATË
Vend i fortifikuar; pozicion zjarri i fortifikuar me mure të
trasha, zakonisht prej betonarmeje. Ngre fortifikata.
Futem në fortifikatë. Qëllonin nga fortifikata.

FORTIFIKIM
Ndërtim fortifikatash.

FORTIFIKOHEM
Ndërtoj fortifikata në një vend për të forcuar mbrojtjen.

FORTIFIKOJ
Ndërtoj mure, llogore, kulla a pozicione zjarri për t’u
mbrojtur, ngre fortifikata në një vend, në një qytet etj.
për të forcuar mbrojtjen. Fortifikoj qytetin. Fortifikonin
kështjellat.

FORTIFIKUAR
Që është pajisur me fortifikata dhe me mjete të tjera
mbrojtëse, që është fortifikuar. Qytet i fortifikuar.
Kështjellë (qytezë) e fortifikuar.

FRËNGJI
1. Një e çarë si dritare e vogël dhe e ngushtë në
muret e kullave ose në bedenat e kështjellave; që
shërbente për të qëlluar me armë. Frëngjitë e
bedenave. Kullë me frëngji. Qëlloi nga frëngjia.
2. Dritare e vogël e tankut, e bunkerit ose e
ndonjë mjeti tjetër të fortifikuar, që shërben për të parë
dhe për të qëlluar me armë. Frëngjia e tankut (e
bunkerit).

FRONT
Brezi i veprimeve luftarake të trupave dhe të
mjeteve, që qëndrojnë ballë për ballë me armikun; vija e
përparuar ku janë vendosur forcat ushtarake vepruese
në dallim nga prapavija. Front i gjerë. Fronti i luftës.
Fronti dhe prapavija. Lajme nga fronti. Zunë frontin.
Shkoi në front. U kthye nga fronti. Fronti u thye. Kaloi frontin.

FURKËZ
Largesa midis vendeve të rënies së dy
predhave të artilerisë, që llogaritet për të saktësuar
goditjen, duke ndryshuar të dhënat e shënjestrës.
Furkëz e madhe (e vogël).

FUSHIM
Dalja nga kazermat dhe qëndrimi i përkohshëm
i trupave në vend të hapur; stërvitja që zhvillohet me
trupat jashtë repartit. Ishin në fushim.

FUSHOJ
Dal për fushim, nxjerr trupat për
fushim. I fushuan trupat. Fushonte i tërë reparti.

FUSHOR
Që është i përshtatshëm për zonat e fushës, që
vepron në fushë; që vepron në kushte fushimi, i
fushimit. Artileria fushore. Top fushor. Spital fushor.
Shtabi fushor. Posta fushore. Kuzhinë fushore.

Fjalor Ushtarak

Comments
All comments.
Comments