Fjalor Ushtarak – Military Dictionary

Fjalor Ushtarak

ZBULIM ZANOR
ZANOR
Zbulim zanor, zbulim me anë të aparateve dëgjimore.

ZBARKIM
Futja e trupave dhe e armatimeve nga deti ose
hedhja e tyre nga ajri në tokën e kundërshtarit ose në
zonën e pushtuar prej tij për të bërë luftime e veprime të
tjera ushtarake. Trupat e zbarkimit. Vendi i zbarkimit.

ZBARKOJ
1. Zbres nga anija, nga aeroplani etj. në tokën e
kundërshtarit ose në zonën e pushtuar prej tij për të
bërë luftime dhe veprime të tjera ushtarake. Zbarkuan
nga deti (nga ajri). Zbarkuan natën.
2. Fut nga deti a hedh nga ajri në tokën e
kundërshtarit ose në zonën e pushtuar prej tij trupa e
armatime për të bërë luftime dhe veprime të tjera
ushtarake. Zbarkuan disa divizione. Zbarkuan tanke e
autoblinda.

ZBARKUAR
Që ka zbritur nga një anije, nga një aeroplan etj. në
tokën e kundërshtarit ose në zonën e pushtuar prej tij
për të bërë luftime e veprime të tjera ushtarake. Trupat
e zbarkuara. Këmbësoria e zbarkuar. Ushtarët e zbarkuar.

ZBARKUES
1. Që përdoret për zbarkimin e trupave në tokë. Anije
(varkë) zbarkuese.
Mjete zbarkuese.
2. Që zbresin nga një anije, nga një aeroplan etj. në
tokën e kundërshtarit ose në zonën e pushtuar prej tij
për të bërë luftime e veprime të tjera ushtarake; që
përgatiten posaçërisht për veprime të tilla; i zbarkuar.
Trupa (forca) zbarkuese.

ZBATUES
Që urdhëron zbatimin, që duhet zbatuar
menjëherë. Komandë zbatuese.

ZBULIM
1. Mbledhja e të dhënave të ndryshme për
armikun, për terrenin, për mjedisin etj., që bëhet në
mënyrë të fshehtë ose duke hapur zjarr nga njësi a
grupe të caktuara në vendin ku parashikohet të
zhvillohen veprime luftarake; njësi a grup i caktuar
luftëtarësh që kryen këtë veprimtari. Zbulimi ajror
(taktik). Zbulim me luftim (me zjarr). Aeroplan zbulimi.
Fluturime zbulimi. Fotografi zbulimi. Toga (skuadra) e
zbulimit. Grupet e zbulimit. Doli (shkoi) për zbulim. Për
qëllime zbulimi.
2. Organ i posaçëm shtetëror, që ka për detyrë të
marrë, të mbledhë e të studiojë të dhënat e fshehta për
veprimtarinë dhe gjendjen ekonomike, politike,
ushtarake etj. të shteteve të tjera armike. Zbulimi ynë.
Zbulimi armik (i huaj). Zbulimi ushtarak. Organet e
zbulimit. Oficer i zbulimit. Punon në zbulim.

ZBULUES
Ai që mbledh të dhëna të ndryshme për
armikun, për terrenin, për mjedisin etj. në vendin ku
parashikohet të zhvillohen veprime luftarake, ai që
merret me zbulim. Zbuluesit tanë. Zbuluesit e armikut.
Grup (togë, skuadër) zbuluesish. Detyra e zbuluesit.
Të dhënat e zbuluesve. Nisi zbuluesit.

ZINXHIR
Formacion luftëtarësh të vendosur në një
largësi të caktuar njëri përkrah tjetrit. Zinxhiri i skuadrës
(i kompanisë). Formacioni zinxhir.

ZJARR
Qitje me armë me barut a me lëndë
tjetër plasëse; breshëri të shtënash. Zjarr anësor
(pengues, i kryqëzuar, i dendur, i përqendruar). Zjarr
thikë qitje me armë në krahë të armikut, që rrok shumë
armiq me një herë. Zjarr me kate qitje me armë të
vendosura në lartësi të ndryshme të një kodre a faqeje
mali. Zjarri i artilerisë. Armë zjarri armë me barut ose
me lëndë tjetër plasëse. Grykat (qendrat) e zjarrit. Pikë
zjarri. Vija e zjarrit. Vija e ndalimit të zjarrit. Fuqia
(dendësia) e zjarrit. Shkëmbime zjarri. Hapi (bëri)
zjarr. E mbështetën me zjarr. E rrahu me zjarr të
pandërprerë. I mori zjarr pushka i shkrepi. E ka armën
gati për zjarr. Zjarr! komandë që urdhëron qitjen me armë.

Fjalor Ushtarak

Comments
All comments.
Comments