Fjalori i Gjuhësisë – indeksi

JASHTËGJUHËSOR

Që nuk lidhet drejtpërdrejt me gjuhën a me dukuritë gjuhësore,

që nuk ka të bëjë me vetë sistemin e gjuhës; që nuk ka karakter

gjuhësor. Faktorë jashtëgjuhësorë.

Kushtet jashtëgjuhësore. Fakte jashtëgjuhësore.

JOFRYMOR

Që nuk shënon njerëz a kafshë, por shënon sende. Emra jofrymorë

JOHUNDOR

Që nuk shqiptohet me hundë, gojor. Tingull johundor. Zanore

johundore.

JOPRODHUES

Që nuk mund të krijojë fjalë të reja, që s’jep formime të

reja. Temë joprodhuese.

JOVETOR

Që nuk ka vetë, që s’mund të ndryshojë a nuk ndryshon sipas

vetës; e pashtjelluar (për format e ngurosura të foljes). Format

jovetore të foljeve.

 

Fjalori i Gjuhësisë

Comments
All comments.
Comments