ZHARGON
E folme e një shtrese të ngushtë shoqërore ose e një grupi
njerëzish të një profesioni, e cila ka shumë fjalë e shprehje të
veçanta, profesionale ose të huaja, të panjohura a të krijuara
posaçërisht etj. dhe nuk kuptohet lehtë ose nuk kuptohet fare
nga shtresat e tjera shoqërore. Zhargon profesional.
Zhargoni i oborrit mbretëror (i aristokracisë). Zhargoni i mjekëve
(i piktorëve, i studentëve, i bojaxhinjve).
ZHDREJTË
Fjali pyetëse e zhdrejtë, fjali, në të cilën pyetja
bëhet në mënyrë të tërthortë
ZHURMËT
Që karakterizohet nga mbizotërimi i zhurmës (për
bashkëtingëlloret). Bashkëtingëllore e zhurmët.