Fjalori i Gjuhësisë – indeksi

Fjalori i Gjuhësisë
FAMILJE

FAMILJE

Grup gjuhësh të afërta, që kanë prejardhje të përbashkët.

Familja e gjuhëve indoevropiane.

FEMËROR

Që i përket gjinisë femërore. Emër femëror. Gjinia femërore, kategori leksiko-gramatikore e emrave

dhe e disa përemrave, të cilët shënojnë një frymor femër ose një

send që nga ana gramatikore merret si femër; kategori

gramatikore e mbiemrave dhe e disa fjalëve të tjera që lidhen me

emra a me përemra të tillë dhe që përkojnë me ta.

FEMËRORE

Gjinia femërore.

 

FËRKIMOR

Që nuk përdoret në kuptimin e vet të drejtpërdrejtë, po në një

kuptim të prejardhur, i cili lidhet me të parin nëpërmjet

ngjashmërisë, krahasimit etj.; që shpreh diçka nëpërmjet një

figure (p.sh. një rreze shprese, vale a ndjenjash etj.). Fjalë

(shprehje) e figurshme. Kuptim (përdorim) i figurshëm. Në

mënyrë të figurshme.

FISHKËLLOR

Që përftohet nga kalimi i ajrit me fishkëllimë të lehtë nëpër një

hapësirë të ngushtë midis dhëmbëve dhe gjuhës (për tingujt s, z

etj.) Tingull fishkëllor. Bashkëtingëllore fishkëllore.

FISHKËLLYES

Fishkëllor.

FJALË

Njësia e mëvetësishme me e vogël e gjuhës, tërësi e

pandashme e tingëllimit dhe e kuptimit e formësuar nga ana

gramatikore, që pasqyron në mënyrë të përgjithësuar e shënon

sende e dukuri të realitetit dhe riprodhohet e veçohet në rrjedhën

e ligjërimit. Fjalë shqipe. Fjalë e huaj (e huazuar). Fjalë e re (e

rrallë, krahinore, e vjetërsuar). Fjalë ndërkombëtare

ndërkombëtarizëm. Fjalë librore (diturore). Fjalë e parme (e

prejardhur, e përngjitur). Fjalë shënuese (emërtuese, ndihmëse,

shërbyese). Fjalë e ndërmjetme. Fjalë e ndryshueshme (e

pandryshueshme, e palakueshme). Fjalë me shumë kuptime.

Kuptimi i fjalës. Trajta e fjalës. Theksi i fjalës. Përdorimi i fjalës.

Formimi i fjalëve. Prejardhja e fjalës. Çerdhe fjalësh. Rendi i

fjalëve në fjali. Mbledhja e fjalëve. I ha fjalët i shqipton fjalët në

mënyrë jo të plotë. Ndaj fjalën në rrokje.

FJALËFORMIM

Formimi i fjalëve të reja në një gjuhë me mënyra e me mjete të

ndryshme, si rrugë kryesore për pasurimin e fjalorit të saj.

Fjalëformim me parashtesa (me prapashtesa). Mënyrat (tipat) e

fjalëformimit.

FJALËFORMUES

Që ka të bëjë me formimin e fjalëve në një gjuhë, që i përket

fjalëformimit, i fjalëformimit; që shërben për të formuar fjalë të

reja. Mjetet fjalëformuese. Tema fjalëformuese. Morfemë

fjalëformuese.

FJALËNDRYSHUES

Që ka të bëjë me eptimin, që i përket eptimit, i eptimit. Ndajshtesë

fjalëndryshuese.

FJALËS

Tërësia e fjalëve që përmban një fjalor. Fjalësi i fjalorit. Fjalësi

për shkronjën F. Zgjedh (përcaktoj) fjalësin.

FJALËZ

Fjalë joshënuese, fjalë shërbyese; pjesëz. Fjalëzat as, s’,

të, dhe

FJALI

Njësi tërësore e ligjërimit, e cila përbëhet nga një varg fjalësh

(ose edhe nga një fjalë e vetme), të formësuar e të lidhura

gramatikisht sipas ligjeve të një gjuhe të caktuar dhe është mjeti

kryesor për formimin, shprehjen e kumtimin e mendimit. Fjali e

thjeshtë (e zgjeruar). Fjali drejtuese fjali prej së cilës varet një

fjali tjetër. Fjali kryesore (e varur). Fjali e bashkërenditur (e

nënrenditur). Fjali dëftore (kushtore, pyetëse). Gjymtyrët e

fjalisë.

FOLJE

Pjesë e ligjëratës, që shënon një veprim a gjendje dhe që

ndryshon sipas mënyrës, kohës, vetës e numrit. Folje të rregullta

(të parregullta). Folje veprore (pësore, vetvetore, pavetore).

Folje ndihmëse. Folje kalimtare (jokalimtare). Mënyrat (kohët,

vetat, trajtat) e foljes. Zgjedhimet e foljeve.

FOLJEZIM

Kalimi i një pjese të ligjëratës në kategorinë e foljeve, kthimi në

folje.

FOLJOR

1. Që ka të bëjë me foljen, që i përket foljes, i foljes, që përbëhet

nga një folje a nga tërësia e foljeve të gjuhës. Trajtat foljore.

Kallëzues foljor. Sistemi foljor.

2. Që është formuar nga tema e një foljeje. Emër (mbiemër) foljor.

FOLME

Njësia më e vogël e ndarjes së një dialekti, të folurit e një krahine,

të një fshati a të një qyteti. Të folmet qendrore (anësore). Të

folmet arbëreshe. E folmja e Dibrës.

E folmja e Frashërit. Grup të folmesh.

FOND

Pasuria e leksikut të një gjuhe; tërësi fjalësh, shprehjesh

etj. Fondi aktiv (pasiv) i leksikut. Fondi themelor i fjalorit fjalët që

përbëjnë bërthamën e leksikut të një gjuhe.

FONEMË

Njësia më e vogël e sistemit tingullor të një gjuhe, e cila shërben

për të ndërtuar fjalët dhe bën të dallohen veshjet tingullore të

fjalëve të ndryshme. Fonema a (ë, b, m). Fonemat e gjuhës

shqipe. Fonema dhe morfema. Sistemi i fonemave.

FONETIK

1. Që ka të bëjë me tingujt e të folurit a të gjuhës; që lidhet me

fonetikën, që i përket fonetikës, i fonetikës. Sistemi fonetik.

Struktura fonetike. Dukuri fonetike.

Ligj fonetik. Veçori fonetike. Analizë fonetike.

2. Që ka një shkronjë të veçantë për çdo tingull a fonemë (për

alfabetin); që shkruhet ashtu si shqiptohet, që mbështetet

tërësisht a kryesisht te shqiptimi. Alfabeti fonetik. Drejtshkrim

fonetik. Sipas parimit fonetik.

FONETIKË

1. Tërësia e mjeteve tingullore të një gjuhe, ndërtimi tingullor i një

gjuhe. Fonetika e shqipes.

2. Degë e gjuhësisë, që studion mjetet tingullore të një gjuhe,

ndërtimin tingullor të saj dhe zhvillimin e tij ose sistemin e tingujve

të artikuluar në përgjithësi. Fonetikë përshkruese. Fonetika

historike (krahasuese). Fonetika e përgjithshme. Fonetika e

gjuhës shqipe.

3. Lëndë mësimore që jep njohuritë e nevojshme të kësaj

shkence në shkollë; bised. teksti që përmban këto njohuri.

Program i fonetikës. Fonetika për shkollat e larta.

FONOLOGJI

Pjesë e fonetikës që studion sistemin e fonemave të një gjuhe

dhe ndryshimet e tyre, domethënë sistemin e tingujve të një gjuhe

nga pikëpamja e përdorimit të tyre shoqëror në procesin e

kumtimit midis njerëzve. Fonologjia historike (krahasuese).

FONOLOGJIK

Që lidhet me fonologjinë, që i përket fonologjisë, i fonologjisë; që

përbëhet nga fonemat. Sistemi fonologjik i gjuhës shqipe.

FORMË

Trajtë e një fjale, që shpreh kategori e kuptime

gramatikore të caktuara; mënyra si është ndërtuar një njësi

gjuhësore (fjalë a fjali); mënyra e veçantë e organizimit të

brendshëm të gjuhës ose mënyra e veçantë si shprehet një

përmbajtje e caktuar në një gjuhë a nga një fjalë. Forma të

thjeshta (të përbëra, të pathjeshta, përshkruese, të plota, të

shkurtuara, të shtjelluara, të pashtjelluara, analitike,

sintetike).Forma e jashtme (e brendshme). Format e fjalës.

Forma e njëjësit (e shumësit). Forma e dëftores (e habitores, e

së pakryerës, e së kryerës së thjeshtë). Forma e fjalisë.

FORMËSIM

Veprimi sipas kuptimit të foljes formësohet. Formësimi

gramatikor. Formësimi i fjalës (i emrit, i mbiemrit, i foljes).

FORMËSOHET

Merr trajtën e një pjese të caktuar të ligjëratës; merr një trajtë të

caktuar gramatikore. Formësohet si mbiemër (si emër).

FORMIM

Fjalë e formuar sipas një mënyre a sipas një tipi të

caktuar. Formime të reja. Formime me prapashtesa.

FRAZEOLOGJI

1. Tërësia e togjeve dhe e thënieve a e shprehjeve të

qëndrueshme të një gjuhe, të cilat janë të pandashme nga ana

leksikore, kanë kuptim tërësor, të njësishëm, të mëvetësishëm e

gjithnjë të figurshëm, riprodhohen në ligjërim si njësi të gatshme

dhe kryejnë funksionin e një fjale a të një fjalie të vetme.

Frazeologjia gjuhësore. Frazeologjia e gjuhës shqipe. Gjuhë me

frazeologji të pasur. Mbledhja e frazeologjisë. Studimi

(klasifikimi, botimi) i frazeologjisë.

2. Pjesë e leksikologjisë që studion njësitë e tilla të një

gjuhe a të një grupi gjuhësh.

FRAZEOLOGJIK

Që ka të bëjë me frazeologjinë, që i përket frazeologjisë, i

frazeologjisë; që është njësi e frazeologjisë, që lidhet me njësitë e

frazeologjisë; që përmban njësi të frazeologjisë. Njësi

frazeologjike tog i qëndrueshëm fjalësh ose thënie a shprehje e

qëndrueshme që ka tiparet dalluese të frazeologjisë. Tipat e

njësive frazeologjike. Togfjalësh frazeologjik. Shprehje

(përngjitje) frazeologjike. Fjalor frazeologjik.

FRAZË

Periudhë. Sintaksa e frazës. Ndërtimi i frazës. Përbërja

e një fraze.

FRYMËQITËS

Që përftohet nga nxjerrja e rrymës së ajrit, që shoqërohet me

rrymën e ajrit. Theksi frymëqitës theksi dinamik.

FRYMËQITJE

Nxjerrja e rrymës së ajrit gjatë formimit të tingujve të të folurit.

FRYMOR

Që shënon qenie të gjalla. Emrat frymorë dhe jofrymorë.

FTILLËZUES

Ftillues.

FTILLUES

1. Që lidh një fjali të varur, e cila sqaron kuptimin e foljes ose të

emrit në fjalinë drejtuese (për lidhëzat se, që, në, nëse etj.).

Lidhëzat ftilluese.

2. Që lidhet me lidhëza të tilla dhe sqaron kuptimin e foljes në

fjalinë drejtuese (për fjalitë). Fjali ftilluese (p.sh.: «Nga zëri

kuptohej se i kishte kaluar zemërimi»).

FUNDOR

1. Që ndodhet në fund të diçkaje; i fundit. Vijat fundore të

fushës. sport. Segment fundor. gjeom. Rimë fundore. let. rimë

me theks në rrokjen e fundit të fjalëve që rimojnë. Zanore

(bashkëtingëllore, rrokje) fundore.

2. Rrokje, grup tingujsh a tingull në fund të fjalëve. Fundorja e fjalëve.

Fundorja -ë (-e, -at, -më, -izëm…).

3. Prapashtesë.

FUNKSION

Roli që luan gjuha në shoqëri; roli që luan çdo njësi a

element i gjuhës në procesin e ligjërimit. Funksioni shoqëror i

gjuhës. Funksion morfologjik. Funksioni kumtues (shprehës).

Funksionet e gjuhës (e gjuhës letrare kombëtare). Funksioni i

emrit (i mbiemrit, i nyjës). Funksioni i kryefjalës (i kallëzuesit, i

kundrinës). Funksioni i rasës emërore (dhanore, rrjedhore).

Funksioni i fonemës.

FYTORE

Tingull grykor, grykore.

 

Fjalori i Gjuhësisë

Comments
All comments.
Comments