Fjalori i Gjuhësisë – indeksi

Fjalori i Gjuhësisë

BARAZI

Shkalla krahasore e barazisë, një nga shkallët e krahasimit

të mbiemrave e të ndajfoljeve, kur sendet a cilësitë që

krahasohen janë në një shkallë të barabartë.

BARBARIZËM

Fjalë ose shprehje e huazuar pa nevojë nga një gjuhë tjetër.

Pastrimi i barbarizmave.

BASHKËKOHËSI

Të qenët në të njëjtën kohë me një tjetër (për fjalitë kohore).

Lidhje (marrëdhënie) bashkëkohësie.

BASHKËLIDHUR

Që është i lidhur në mënyrë të dyanshme me diçka tjetër; që ka

lidhje të ngushtë me diçka tjetër; i bashkëngjitur. Dokumente të

bashkëlidhura. Fjalë (fjali) të bashkëlidhura

BASHKËNGJITJE

Përngjitje

BASHKËPAJTIM

Bashkëpërkim

BASHKËPËRKIM

Përkim i dyanshëm ndërmjet gjuhësh, takim në njësi e në dukuri

gjuhësore. Bashkëpërkime gjuhësore. Bashkëpërkime fonetike

(leksikore, gramatikore). Bashkëpërkime shqiptaro-balte.

BASHKËRENDIT

Lidh me bashkërenditje dy a më shumë fjali ose gjymtyrë të një fjalie.

BASHKËRENDITËS

Që shërben për të lidhur dy a më shumë fjali ose gjymtyrë fjalie të

bashkërenditura. Lidhëz bashkërenditëse.

BASHKËRENDITJE

loj i lidhjes sintaksore të dy a më shumë njësive

gjuhësore (fjali ose gjymtyrë fjalie) të barasvlershme, që nuk

varen njëra nga tjetra dhe nuk përcaktojnë njëra-tjetrën.

Bashkërenditja e fjalive (e gjymtyrëve të fjalisë). Marrëdhënie

bashkërenditjeje. Lidhje me bashkërenditje.

BASHKËRENDITUR

Që është i lidhur me bashkërenditje me një njësi tjetër

gjuhësore (me fjali ose me gjymtyrë fjalie). Fjali (gjymtyrë) të

bashkërenditura.

BASHKËTINGËLLOR

Që përftohet kur ajri kalon një pengesë në organet e të folurit,

zakonisht i shoqëruar me zhurmë dhe pa lëvizur tejzat e zërit (për

tingujt e të folurit); që përbëhet nga bashkëtingëllore. Tingull

bashkëtingëllor. Togje bashkëtingëllore.

BASHKËTINGËLLORE

Tingulli i të folurit, që përftohet kur ajri kalon një pengesë në

organet e të folurit, zakonisht i shoqëruar me zhurmë dhe pa

lëvizur tejzat e zërit; shkronja që shënon këtë tingull.

Bashkëtingëllore e zëshme (e zhurmët, e shurdhët).

Bashkëtingëllore hundore. Bashkëtingëllore paragjuhore

(mesgjuhore, prapagjuhore). Bashkëtingëllore buzore

(dhëmbore, qiellzore, grykore). Bashkëtingëllore e dyfishtë.

Bashkëtingëllore e lëngët (dridhëse). Bashkëtingëllore

shpërthyese (shtegore, anësore). Bashkëtingëlloret b, d, g…

Bashkëtingëlloret e shqipes. Sistemi i bashkëtingëlloreve.

Grup bashkëtingëlloresh. Këmbimi i bashkëtingëlloreve.

BASHKËVAJTJE

Lidhja e një fjale me një fjalë tjetër, përdorimi i një fjale së bashku

me një tjetër në lidhje të caktuara.

BISEDOR

Që është karakteristik për bisedën e lirë (zakonisht për dialogun),

që përdoret në bisedat e përditshme. Ligjërimi bisedar. Fjalë

bisedore. Leksiku bisedor. Stili bisedor i ligjërimit.

BUKURSHQIPTIM

Shqiptimi i bukur e i qartë i tingujve dhe i fjalëve.

BUKURTINGËLLIM

Tingëllim i bukur e i pëlqyeshëm i fjalëve ose i fjalive, për shkak të

tingujve a të fjalëve që i përbëjnë.

BUKURTINGËLLUES

1. Që hyn ndërmjet dy tingujsh për të krijuar një shqiptim të lehtë

e të bukur (për tingujt).

2. Që është i bukur e i pëlqyeshëm (për shqiptimin e tingujve).

Shqiptim bukurtingëllues.

BUKURZANI

Bukurtingëllim.

BUKURZANOR

Bukurtingëllues. Tingull bukurzanor.

BUZOR

Që shqiptohet me pjesëmarrjen e buzëve (për tingujt). Tingull

buzor. Bashkëtingëllore buzore.

 

Fjalori i Gjuhësisë

Comments
All comments.
Comments