Fjalori i Gjuhësisë
CILËSOR
Që shënon drejtpërdrejt një cilësi ose tipar të sendit; që
luan rolin e një cilësori a përcaktori; cilësues. Mbiemër cilësor.
Fjali cilësore.
ÇERDHE
Grupi i fjalëve që janë formuar nga një rrënjë e
përbashkët. Çerdhe fjalësh. Fjalor me çerdhe.
ÇFARËSI
Plotës i çfarësisë: përcaktor që tregon llojin a farën e asaj që
shënon emri.
ÇHUNDORËZIM
Humbja e hundorësisë nga një tingull i gjuhës, kalimi i një tingulli
hundor në tingull gojor. Çhundorëzimi i zanoreve.
ÇUDITËSE
Që shpreh çudinë e folësit; habitore. Fjali çuditëse
Fjalori i Gjuhësisë