Fjalori i Gjuhësisë
NDËRDHËMBORE
Bashkëtingëllore që shqiptohet duke vënë majën e gjuhës
ndërmjet dhëmbëve. Ndërdhëmboret th, dh. Ndërdhëmborja e
zëshme dh.
NATYROR
Që merret sipas seksit dhe jo sipas treguesit gramatikor.
Gjini natyrore.
NDAJFOLJE
Pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që tregon një tipar të
veprimit a të gjendjes, rrethanat a mënyrën e veprimit ose
shkallën e cilësisë a të veprimit. Ndajfolje përemërore
(rrethanore, pyetëse, mohuese). Ndajfolje kohe (vendi, mënyre,
shkaku, cilësie, sasie, qëllimi, krahasimi).
NDAJFOLJEZOHET
Kthehet në ndajfolje, merr tiparet e ndajfoljes (për një pjesë të
ligjëratës).
NDAJFOLJOR
Që ka vlerën e ndajfoljes; që përdoret si ndajfolje. Shprehje
ndajfoljore. Lokucion ndajfoljor. Kuptim ndajfoljor. Me vlerë
ndajfoljore.
NDAJSHTESË
Pjesë që i shtohet një rrënje ose një teme të fjalës përpara
(parashtesë), në mes (brendashtesë) a në fund (prapashtesë),
për të formuar një fjalë tjetër me kuptim a me ngjyrim të ri ose për
të ndërtuar një trajtë të fjalës (mbaresë). Ndajshtesë
fjalëformuese. Ndajshtesë fjalëndryshuese mbaresë.
NDAJSHTESIM
Formimi i një fjale të re ose i trajtës së një fjale me anë të një
ndajshtese.
NDAJSHTESOR
Që ka lidhje me ndajshtesën; që bëhet me anë të ndajshtesave.
Morfemë ndajshtesore. Fjalëformim ndajshtesor.
NDAJSHTIM
Përcaktor i shprehur zakonisht me një emër a i zgjeruar edhe me
fjalë të tjera, që vihet pranë një emri tjetër ose një përemri e
lidhet me këta thjesht me pranëvënie ose me përshtatje të
pjesshme dhe që shërben për të dhënë një saktësim ose një
sqarim të mëtejshëm (p.sh. Gazeta «Drita»; Arkitekt Sinani; Naim
Frashëri, poeti më i madh etj.). Ndajshtim caktues. Ndajshtim
sqarues. Ndajshtim i veçuar (i paveçuar).
NDAJSHTIMOR
Që shërben si ndajshtim, që luan rolin e ndajshtimit. Plotës
ndajshtimor. vjet. Fjali ndajshtimore.
NDAJSHTRESË
Gjuha e ardhësve (zakonisht e një pakice), që ndikon mbi gjuhën
e një popullsie rrënjëse si gjuhë fqinje, ose gjuha e një popullsie
që bashkëjeton për një kohë të gjatë me një popullsi tjetër e që
ndikon mbi gjuhën e kësaj.
NDASOR
Veçues, që veçon. Lidhëz ndasore.
NDERJE
Faza e parë e shqiptimit të një tingulli, gjatë së cilës
organet e nyjëtimit tendosen në mënyrë të përshtatshme për të
nxjerrë tingullin.
NDËRDIALEKTOR
Që ndodh ndërmjet dialekteve. Afrimi ndërdialektor.
Bashkëveprimi ndërdialektor.
NDËRFUTUR
Që ka hyrë midis dy gjërave të tjera ose midis pjesëve të diçkaje.
Fjali e ndërfutur. gjuh. fjali e vendosur ndërmjet gjymtyrëve të një
fjalie tjetër.
NDËRGJUHËSOR
Që bëhet ose që ndodh ndërmjet gjuhëve të ndryshme. Lidhje
ndërgjuhësore. Krahasime ndërgjuhësore.
NDËRKOMBËTARIZËM
Fjalë ose shprehje me prejardhje të njëjtë dhe me formë të
ngjashme, që ndeshet në shumë gjuhë të botës.
NDËRMJETËM
Që futet ndërmjet gjymtyrëve të fjalisë ose brenda një
fjalie tjetër e veçohet nëpërmjet intonacionit, pa u lidhur formalisht
nga ana gramatikore me asnjërën nga gjymtyrët dhe që shpreh
qëndrimin e folësit ndaj asaj që thotë. Fjalë e ndërmjetme. Fjali e
ndërmjetme.
NDËRSHTËNË
Fjali e ndërshtënë: fjali që jep të dhëna plotësuese për një fjali,
ndërmjet pjesëve të së cilës zë vend, ose për një fjalë të saj.
NDËRTIM
Tog fjalësh me lidhje të caktuara gramatikore ndërmjet
gjymtyrëve. Ndërtim sintaksor. Ndërtim pësor (lejor).
NDËRTOJ
Bashkoj fjalët në fjali sipas një rendi të caktuar ose sipas
përkimeve gramatikore. Ndërtoj me rasën emërore. Ndërtoj me
parafjalë.
NDËRZANOR
Që gjendet midis dy zanoreve. Bashkëtingëllore ndërzanore.
R-ja ndërzanore.
NDIHMËS
Që ndihmon për të formuar trajta jo të thjeshta të fjalëve
(për foljet kam, jam ose për pjesëzën do: kam punuar, jam
gëzuar, do të nisem); shërbyes; që nuk është kryesor, i dytë (për
theksin). Folje (fjalë) ndihmëse. Theks ndihmës.
NDRYSHUESHËM
Që merr tregues të ndryshëm morfologjikë (mbaresa) për
të shprehur kategorinë gramatikore (gjininë, numrin, rasën,
vetën, kohën e mënyrën); kund. i pandryshueshëm. Pjesët e
ndryshueshme të ligjëratës.
NËNDIALEKT
Ndarje më e vogël e një dialekti kryesor, që përfshin një varg të
folmesh me disa tipare të përbashkëta ose të afërta. Nëndialekti i
Elbasanit.
NËNDIALEKTOR
Që i përket nëndialektit; që ka tiparet e nëndialektit. Trajtë
(formë) nëndialektore. Fjalë (shprehje) nëndialektore.
NËNRENDITËS
Që shërben për të lidhur një fjali të varur me fjalinë kryesore nga
e cila varet, që shpreh lidhjen e varësisë gramatikore nga një
tjetër. Lidhëz nënrenditëse.
NËNRENDITJE
Lidhje e dy fjalive, ndër të cilat njëra varet nga tjetra.
NËNRENDITUR
Që lidhet me një fjali tjetër nga e cila varet, që lidhet me
nënrenditje. Fjali e nënrenditur.
NËNSISTEM
Pjesë e sistemit të përgjithshëm të gjuhës, e organizuar në një
mënyrë të veçantë. Sistemi dhe nënsistemet e gjuhës.
NËNSHTRESË
Gjurmë a ndikime të gjuhës së vjetër që është zhdukur
mbi gjuhën e re që e ka zëvendësuar. Elemente të nënshtresës.
NGUSHTË
Që shqiptohet duke i afruar shumë buzët e duke e
ngritur shumë lart gjuhën (për zanoret). Zanore e ngushtë.
NGJITËS
Diftong ngjitës, diftong tek i cili theksi bie mbi elementin e dytë.
NGJYRIM
Kuptim i veçantë, më i hollë, që merr një fjalë a një
shprehje në një përdorim ose në një fushë të caktuar, hijesë,
nuancë. Ngjyrim kuptimor. Ngjyrim stilistik.
NISTOR
Që gjendet në fillim, i fillimit. Zanore (bashkëtingëllore,
shkronjë) nistore, zanore që ndodhet në fillim të fjalës a të rrokjes.
NISTORE
Tingulli me të cilin fillon një fjalë a një rrokje.
NORMALIZOHET
Krijon një normë të ngulitur e të përbashkët për të
gjithë, normëzohet. Normalizohet temperatura. Normalizohen
marrëdhëniet midis dy vendeve. Normalizohet gjuha.
NORMALIZOJ
Vendos një normë për të gjithë, normëzoj.
NORMË
Tërësia e rregullave që përcaktojnë përdorimin e mjeteve
të gjuhës letrare në mënyrë të njëllojtë për të gjithë pjesëtarët e
një kombi; përdorimi i mjeteve gjuhësore që është ngulitur e
është pranuar nga të gjithë pjesëtarët e një kombi si në ligjërimin
e folur ashtu edhe në atë të shkruar. Norma e gjuhës letrare
kombëtare. Norma gramatikore (leksikore). Norma
drejtshkrimore. Norma e drejtshqiptimit.
NORMËZOHET
Krijon një normë të ngulitur e të përbashkët për të gjithë
pjesëtarët e kombit (për gjuhën letrare). Gjuha letrare shqipe
është normëzuar.
NORMËZOJ
Përcaktoj e ngulit normën e një gjuhe letrare.
NORMËZUAR
Që ka norma të përcaktuara e të ngulitura për të gjithë pjesëtarët
e kombit (për gjuhën letrare). Gjuhë e normëzuar. Drejtshkrim i
normëzuar.
NORMIM
Normëzim. Normimi i drejtshkrimit.
NORMUAR
I normëzuar. Gjuhë e normuar. Drejtshkrim i normuar.
NUMËR
Kategori gramatikore e emrit, e përemrit, e mbiemrit dhe
e foljes, që tregon nëse është fjala për një apo për më shumë
qenie, sende a dukuri ose nëse veprimi, gjendja a një tipar cilësor
ka të bëjë me një apo me më shumë qenie, sende a dukuri.
Numri njëjës (shumës).
NUMËROR
Pjesë e ligjëratës, që tregon sasinë ose rendin e
sendeve sipas numrit. Numëror themelor. Numëror rreshtor.
Numëror i thjeshtë (i përbërë, i përngjitur).
NUMËROR
Mbiemër numëror: mbiemër që tregon numër.
NYJË
Pjesëz që shërben për të treguar nëse një emër ose një
fjalë tjetër e barasvlershme me të është në trajtën e shquar apo
të pashquar (p.sh. mali, vajza, krahu, mishtë dhe një mal, një
vajzë, një krah); pjesëz që vihet përpara një emri ose një fjale
tjetër të barasvlershme me të për të formuar trajtën e rasës
gjinore (p.sh. pragu i derës, dritaret e shkollës, vepra të dikujt);
pjesëz që hyn në ndërtimin e një tipi të pasur mbiemrash të
shqipes (i kuq — e kuqe — të kuq; i përditshëm — e përditshme
etj.), në ndërtimin e disa përemrave dëftorë, lidhorë, pronorë e të
pakufishëm (i tillë — e tillë, të tillë; i cili — e cila — të cilët; i tij — e
saj; të gjithë etj.), në ndërtimin e numërorëve rreshtorë (i parë, e
dytë etj.) e të disa emrave femërorë e asnjanës (e hënë, e
martë…, e bukura, e mira …, të ngrënët, të hyrët etj.), duke u
vendosur përpara temës së tyre pa u shkrirë me të. Nyjë e
përparme (e prapme). Nyjë shquese (joshquese). Nyjë afrie.
NYJËTIM
Veprimi i organeve të të folurit dhe mënyra e vendosjes a e
lëvizjes së tyre gjatë shqiptimit të një tingulli të gjuhës. Organet e
nyjëtimit. Baza e nyjëtimit.
NYJËTOJ
Shqiptoj qartë tingujt, duke vënë në lëvizje organet e të folurit në
një mënyrë të caktuar.
NYJËTUAR
Gjuhë e nyjëtuar: të folurit e njerëzve, që arrihet duke vënë në
lëvizje organet e të folurit në një mënyrë të caktuar.
NYJËZOHET
Merr nyjë të përparme.
NYJSHËM
Që ka nyjë të përparme;
Fjalori i Gjuhësisë