Fjalori i Gjuhësisë – indeksi

Fjalori i Gjuhësisë

KAKOFONI
KAKOFONI
Keqtingëllim. Krijon (bën) kakofoni. Mënjanoj (zhduk)

kakofoninë.

KALIMTAR

1. Që ndodhet ndërmjet, i ndërmjetëm. Periudhë (etapë)

kalimtare. Formë kalimtare.

E folme kalimtare, e folme e një krahine midis dy dialekteve.

2. Që shënon një veprim, i cili kryhet nga kryefjala dhe

kalon e bie drejtpërdrejt te një qenie a send, të shprehur me një

emër ose përemër në rasën kallëzore pa parafjalë, d.m.th. te një

kundrinë e drejtë; që merr kundrinë të drejtë (për foljen); kund.

jokalimtare. Folje kalimtare.

KALK

Fjalë ose shprehje e re, që krijohet duke përkthyer një

për një pjesët përbërëse të një fjale ose të një shprehjeje të huaj.

Kalke kuptimore (sintaksore).

KALUAR

E shkuar. Kohët e kaluara të foljes.

KALLËZORE

1. Rasa kallëzore: rasa e katërt e lakimit në gjuhën shqipe.

2. Rasa kallëzore. Kallëzorja e shquar (e pashquar). Kallëzorja me

parafjalë (pa parafjalë). Përdorimi i kallëzores. Emër në kallëzore.

KATEGORI

Kategori gramatikore, kuptimi gramatikor i shprehur me anë

të një forme gramatikore (si p.sh. kategoria e numrit, e rasës, e vetës etj.)

KEQTINGËLLIM

Tingëllim i keq, i cili krijohet nga takimi i fjalëve, i rrokjeve

a i tingujve që shqiptohen me vështirësi e të vrasin veshin ose që

ngjallin asociacione jo të pëlqyeshme a të pahijshme; kund.

bukurtingëllim. Krijon keqtingëllim. Për të mënjanuar (për të

zhdukur) keqtingëllimin.

KËLTHITËS

Që i ngjet klithmës; që këlthet. Zë këlthitës. Fjali këlthitëse. gjuh.

fjali thirrmore.

KËMBIM

ëvendësimi i një tingulli nga një tingull tjetër në të

njëjtën morfemë, i cili është bërë gjatë zhvillimit historik të gjuhës

ose ndodh për arsye të ndryshme e në kushte të caktuara gjatë

përdorimit të saj. Këmbim fonetik (gramatikor). Këmbimi i

zanoreve (i bashkëtingëlloreve).

KËPUJË

Folja që lidh kryefjalën me kallëzuesin emëror (në gjuhën shqipe:

folja «jam»).

KËPUJOR

Që lidh kryefjalën me kallëzuesin emëror, që shërben si këpujë;

që lidh dy gjymtyrë homogjene në një fjali (për lidhëzat); që ka

vlerën e funksionet e një këpuje për të lidhur mendimet (për fjalitë

etj.); që formohet nga dy tema me lidhje bashkërenditëse (për

fjalët e përbëra). Folje këpujore. Pjesa këpujore. Lidhëza

këpujore. Fjali këpujore. Marrëdhënie këpujore. Lidhje

këpujore. Kompozita këpujore.

KOHË

Kategori gramatikore e foljes, që shpreh marrëdhënien

e veprimit a të gjendjes me çastin kur flasim ose kur shkruajmë

dhe që ka trajtat e veta t ëveçanta. Kohë të thjeshta (të

përbëra). Koha e tashme (e shkuar, e ardhme). Përshtatja e kohëve.

KOHOR

1. Që ka të bëjë me kohën e qenies së një objekti material ose

me kohën kur ndodh një ngjarje, një punë a një veprim.

2. Që lidh një fjali të varur, e cila tregon kohë, me një fjali

drejtuese (për lidhëzat kur, tek, sa, ndërsa, sa kohë që etj.); që

lidhet me lidhëza të tilla dhe tregon kohën kur kryhet një veprim

ose kur ndodh ngjarja e shprehur në fjalinë drejtuese (për fjalitë).

Lidhëz kohore. Fjali kohore.

KOLEKTIV

Përmbledhës.

KOMPOZIM

Bashkimi i dy a më shumë temave ose fjalëve për të

formuar një fjalë të re. Fjalë të formuara nëpërmjet kompozimit.

KOMPOZITË

Fjalë e përbërëse e formuar nga bashkimi i dy a më shumë

temave ose fjalëve, në një njësi të vetme fonetike, leksikore e

gramatikore (p.sh. asnjëherë, ballafaqe, bashkatdhetar,

domosdo, kurdoherë, ndonjëherë, zemërgur etj.).

Kompozita përcaktuese (këpujore, pronësore, dëshirore).

KONKRET

Që emërton një send të kapshëm me anë të shqisave

ose që shënon një tipar a një veprim të lidhur me sendin që e ka

tiparin a të lidhur me vepruesin (p.sh. gur, mal, kalë; i hekurt, i

blertë, i ëmbël; punoj, laj, thyej, kap etj.); kund. abstrakt.

Emër (mbiemër) konkret. Folje konkrete. Kuptim konkret.

KRAHASIM

Metoda e krahasimit. Shkallët e krahasimit (të mbiemrit, të ndajfoljes)

kategori

gramatikore e mbiemrave cilësues dhe e disa ndajfoljeve, që

tregon në mënyrë të krahasuar shkallën a masën e shfaqjes së

cilësisë a të tiparit të shënuar prej tyre.

KRAHASOR

1. Që lidh një fjali të varur, e cila tregon krahasim, me një fjali

drejtuese

(për lidhëzat si, siç, sikur, sikurse, ashtu si, se, sesa etj.). Udhëz

krahasore.

2. Që lidhet me lidhëza të tilla dhe që shërben për të krahasuar

një veprim, një dukuri a një gjendje me një tjetër (për fjalitë). Fjali

krahasore.

3. Shkalla krahasore: trajtë e mbiemrave cilësorë dhe e disa

ndajfoljeve, që tregon shkallën më të lartë, më të ulët ose të

barabartë të shfaqjes së cilësisë së një sendi a të një procesi në

krahasim me një send a me një proces tjetër ose me po atë send

a proces, por në rrethana të tjera.

4.Shkalla krahasore.

KRAHINOR

Që ka të bëjë me krahinën, që i përket krahinës, i krahinës; që

është karakteristik për një krahinë të caktuar ose për banorët e

saj; që lidhet me interesat e ngushta të një krahine. Dallime

krahinore. Kostum krahinor. Ndarja krahinore. Këshilli krahinor.

Konferencë krahinore. Fjalë krahinore, krahinorizëm.

KRAHINORIZËM

Fjalë, shprehje ose trajtë, që është karakteristike për të

folmen e një krahine dhe që nuk ka përdorim të gjerë në gjuhën

letrare kombëtare.

KRYEFJALË

Gjymtyrë kryesore e fjalisë (e shprehur me një emër a përemër

në rasën emërore pa parafjalë), e cila nuk varet gramatikisht nga

gjymtyrët e tjera dhe shënon frymorin a sendin që kryen a pëson

veprimin ose që ka tiparin e shprehur nga kallëzuesi.

Kryefjala e fjalisë. Kryefjala dhe kallëzuesi. Gjeni kryefjalën.

KRYEFJALORE

Që shërben si kryefjalë, që luan rolin e kryefjalës; që është

kryefjalë. Fjali kryefjalore.

KRYEHERSHËM

Më i hershmi, më i vjetri, më i lashti. Dëshmi e kryehershme. Nyjë

e kryehershme. Shumësi i kryehershëm. Trajtë e kryehershme.

KRYER

Koha e kryer.

E kryera e thjeshtë një nga kohët e shkuara të foljes, që tregon

një veprim të përfunduar plotësisht para çastit të ligjërimit ose një

gjendje të kaluar.

E kryera e plotë një nga kohët e shkuara të foljes që tregon se

veprimi ose gjendja që shprehen nga folja ka marrë fund para një

veprimi a gjendjeje tjetër në të kaluarën. E kryera e tejshkuar një

nga kohët e shkuara të foljes, e cila tregon një veprimi që ka

përfunduar para një çasti të caktuar të së kaluarës.

Aspekti i kryer, kategori gramatikore e foljeve në disa gjuhë, e cila e

shpreh veprimin si të përfunduar, jo të zgjatur a të përsëritur ose

si veprim që kryhet në një çast të caktuar;

KRYESOR

Fjali kryesore, fjalia që në një periudhë me nënrenditje nuk

varet gramatikisht nga ndonjë fjali tjetër, kurse prej saj varen fjali të tjera.

KUFIZIM

Plotës kufizimi, plotës që përcakton kuptimin e një

foljeje, të një emri ose të një mbiemri duke shënuar se deri ku

shtrihet ky kuptim (p.sh. Ai ishte i fortë nga trupi).

KUNDËRSHTOR

1. Që lidh dy fjali të bashkërenditura a dy gjymtyrë fjalie, të cilat

kanë marrëdhënie kundërshtie a përqasjeje ndërmjet tyre (për

lidhëzat po, por, ndërsa, porse, kurse, megjithatë, megjithëkëtë

mirëpo, veç, veçse etj.).

2. Që lidhet me lidhëza të tilla dhe ka marrëdhënie, kundërshtie a

përqasjeje me fjalinë me të cilën bashkërenditet (për fjalitë). Fjali

kundërshtore.

KUNDËRT

Kuptime të kundërta, kuptime antonimike.

KUNDËRVËNIE

Karakter antonimik; antonimia.

KUNDRINË

Gjymtyrë e dytë e fjalisë, mbi të cilën bie veprimi i foljes që

shërben si kallëzues. Kundrinë e drejtë kundrinë e shprehur nga

një emër a përemër në rasën kallëzore pa parafjalë. Kundrinë e

zhdrejtë kundrinë e shprehur nga një emër a përemër në rasën dhanore.

KUNDRINOR

Që shërben si kundrinë, që luan rolin a që ka funksionin e

kundrinës; që është kundrinë. Fjali kundrinore.

KUPTIM

Përmbajtja e fjalës, e cila shpreh diçka nga realiteti;

përmbajtja e një njësie gjuhësore, tërësia e funksioneve të

njësive gjuhësore. Kuptimi leksikor. Kuptim i drejtpërdrejtë (i

figurshëm, abstrakt, konkret). Kuptimi kryesor (fillestar). Kuptim

i ri. Kuptim i vjetruar. Kuptimi gramatikor. Kuptimi kohor (i

kohës). Kuptimi sasior (cilësor). Kuptimi i rrënjës (i parashtesës,

i prapashtesës). Kuptimi i morfemës. Kuptimi i fjalisë. Fjalë me

shumë kuptime. Zhvillimi (ndryshimi, zgjerimi, ngushtimi, ndërrimi) i kuptimit.

KUPTIMOR

Që ka të bëjë me kuptimin leksikor të fjalës; që i përket kuptimit të

fjalës, i kuptimit. Ana kuptimore. Ndërtimi kuptimor. Vatra

(qendra) kuptimore. Boshti kuptimor.

KUPTIMSHËM

Që ka kuptim, me kuptim. Njësi e kuptimshme.

KUSHTOR

1. Që lidh një fjali të varur, e cila tregon kushtin e kryerjes së një

veprimi, me fjalinë drejtuese që shpreh këtë veprim (për lidhëzat

në, në qoftë se, në se, në është se, në rast se, po që se, sikur,

me kusht që, mjaft që, kur etj.). Lidhëz kushtore.

2. Që lidhet me lidhëza të tilla dhe tregon kushtin e kryerjes së

veprimit të shprehur në fjalinë drejtuese (për fjalitë). Fjali kushtore.

3. Mënyra kushtore një nga mënyrat e zgjedhimit të foljeve në

gjuhën shqipe, e cila tregon se veprimi kryhet duke qenë i lidhur me një kusht.

KUSHTORE

Mënyra kushtore.

 

Fjalori i Gjuhësisë

Comments
All comments.
Comments