UGROFIN
Gjuhët ugrofine: familje gjuhësh, në të cilën hyjnë
hungarishtja, finlandishtja, estonishtja dhe gjuhë të tjera të
ngjashme me to, që fliten në disa vende të Evropës dhe të
Azisë Veriore.
ULTËSI
Shkalla krahasore e ultësisë, një nga shkallët e
krahasimit të mbiemrave e të ndajfoljeve, kur tiparet e
sendeve që krahasohen janë në një shkallë më të ulët se ato
të sendeve me të cilat krahasohen ose kur veprimi i shprehur
nga folja kryhet në një shkallë më të ulët se një veprim tjetër.
URDHËROR
1. Fjali urdhërore, lloj fjalie që kumton një urdhër, një
kërkesë ose një lutje (p.sh. Nisu sa më parë! Mos u vono!).
2. Mënyra urdhërore gjuh. mënyra e foljeve që shpreh një
urdhër, një kërkesë ose një lutje.
URDHËRORE
Mënyra urdhërore. Trajtat e urdhërores.