Fjalori i Gjuhësisë – indeksi

ABSTRAKT

Fjalori i Gjuhësisë

ABSTRAKT
Që emërton një cilësi a tipar ose një veprim shkëputurazi nga sendi që e ka cilësinë a tiparin ose nga vepruesi. Emër abstrakt. Kuptim abstrakt.

AFËRT

Që ka prejardhje të përbashkët me një tjetër. Gjuhë të afërta.

AFRI

Lidhje e afërt, ngjashmëri që buron nga prejardhja e përbashkët. Afri gjuhësh. Lidhje afrie.

AFRIKATE

Bashkëtingëllore që nis të shqiptohet si bashkëtingëllore shpërthyese dhe mbaron si bashkëtingëllore fërkimore (p.sh. c, f, x, xh).

AKORDIM

Përshtatje

ANALITIK

Që i shpreh marrëdhëniet ndërmjet fjalëve në fjali jo me mbaresa, por me mjete të tjera të veçanta; që përbëhet nga njësi të veçuara gjuhësore (për trajtat e përbëra); kund. sintetik. Gjuhë analitike. Trajtë analitike. Ndërtime analitike.

ANALIZË

Zbërthimi i fjalëve ose i fjalive në pjesët përbërëse për të përcaktuar vlerat e tyre gramatikore, leksikore etj. veç e veç. Analizë fonetike (sintaksore). Analiza gramatikore.

ANASJELLË

Ndryshimi i rendit të zakonshëm të fjalëve në fjali për të theksuar kuptimin e një fjale ose për t’i dhënë fjalisë forcë shprehëse.

ANËSOR

Që shqiptohet duke kaluar rryma e ajrit anës gjuhës kur

kjo puqet me dhëmbët ose me qiellzën e fortë. Bashkëtingëllore

anësore (p.sh. l).

ANTONIM

Që ka kuptim të kundërt me atë të një fjale tjetër. Antonime të

plota. Çift antonimesh.

ANTROPONIM

Emrat e përveçëm të njerëzve, që studiohen nga gjuhësia.

ANTROPONIMI

1. Tërësia e emrave të përveçëm të njerëzve në një gjuhë

a te një popull.

2. Degë e gjuhësisë, që studion emrat e përveçëm të njerëzve.

Antroponimia shqiptare.

APOSTROF

Shenjë si presje, e cila vihet sipër rreshtit në vend të një zanoreje

a të një rrokjeje që ka rënë dhe pas pjesëzës mohuese s. Vë

apostrofin. Shkruhet me apostrof.

APOSTROFIM

Veprimi sipas kuptimit të foljes apostrofoj

APOSTROFOJ

Vë apostrof, përdor apostrofin për të zëvendësuar një zanore a

një rrokje që bie.

ARDHËM

Koha e ardhme, kohë e foljes, që tregon se veprimi ose

gjendja e shprehur prej saj pritet të ndodhë a të vijë pas çastit të

ligjërimit.

ASIMILIM

Përngjashmin

ASIMILOJ

E bën të njëjtë ose të ngjashëm me veten (për veprimin e një tingulli mbi një tjetër).

ASNJANËS

Që nuk është as i gjinisë mashkullore, as i gjinisë femërore; që bën pjesë në lakimin e katërt të emrave të shqipes. Gjinia asnjanëse. Emër asnjanës.

ASPEKT

Kategori gramatikore në disa gjuhë, që tregon mënyrën

se si rrjedh veprimi. Aspekti i kryer (i pakryer). Aspektet e foljes.

 

Fjalori i Gjuhësisë

Comments
All comments.
Comments