Fjalori i Gjuhësisë – indeksi

Fjalori i Gjuhësisë

GEGËRISHTE

GEGËRISHTE

Dialekti gegë. Gegërishtja veriore (veriperëndimore, verilindore).

GEGIZËM

Fjalë, shprehje a trajte e veçantë e gegërishtes.

GOJOR

Që shqiptohet me gojë, që nuk shqiptohet me hundë. Zanore gojore.

GRAFI

1. Tërësia e shenjave të shkrimit që përdoren në një a në disa

gjuhë; tërësia e llojeve të shkronjave të dorës e të shtypit që

përdoren në një gjuhë; shkrimi. Grafia latine. Grafia e gjuhës

shqipe.

2. Lidhja që ka sistemi i shenjave të shkrimit me sistemin fonetik

të një gjuhe. Veçoritë e grafisë së shqipes.

GRAFIK

Që ka të bëjë me grafinë, që i përket grafisë, i grafisë. Sistemi

grafik. Shenjë grafike.

GRAFIKË

Grafi

GRAMATIKAN

Ai që merret me studime në fushën e gramatikës. Gramatikanët

shqiptarë.

GRAMATIKË

1. Tërësia e rregullave të ndryshimit të trajtave të fjalëve në një

gjuhë dhe të lidhjes së fjalëve në fjali. Gramatika dhe leksiku.

Gramatika e gjuhës shqipe. Rregullat e gramatikës. Studioj

(zotëroj, njoh) gramatikën e një gjuhe.

2. Degë e gjuhësisë që studion këtë tërësi rregullash (ndryshimin

e trajtave të fjalëve, ndërtimin e togfjalëshave e të fjalive) dhe që

përbëhet nga dy pjesë – nga morfologjia e sintaksa. Gramatika

shkencore (historike, krahasuese). Gramatikë normative

(përshkruese).

3. Lëndë mësimore që jep njohuritë e nevojshme të kësaj

shkence në shkollë; bised. teksti që përmban këto njohuri.

Gramatika e shkollave pedagogjike (e klasës së pestë). Libri i

gramatikës. Provimi i gramatikës. Bleu gramatikën. U botua një

gramatikë e re.

GRAMATIKISHT

Nga pikëpamja e gramatikës, sipas rregullave të gramatikës, me

mjetet e gramatikës, nga ana gramatikore. Është ndërtuar

gramatikisht drejt.

GRAMATIKOR

Që ka të bëjë me gramatikën e një gjuhe, që i përket gramatikës,

i gramatikës; që vështrohet e vlerësohet nga ana e gramatikës,

që është karakteristik për njësitë e për kategoritë e gramatikës.

Rregulla (norma, struktura) gramatikore. Njësi (kategori,

marrëdhënie, lidhje) gramatikore. Kuptimi gramatikor. Mjete

gramatikore. Studime gramatikore. Gabim gramatikor. Nga ana

(nga pikëpamja) gramatikore.

GRIMCË

Pjesëz. Grimcë pyetëse.

GRYKORE

Bashkëtingëllore grykore. Grykorja «g».

 

Fjalori i Gjuhësisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *