Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave

Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave

GATUESE

GATUESE

Mjet për të gatuar a për të ngjeshur brumin. Gatuese

brumi brumëgatuese

GRACKË

Mjet i ndërtuar në mënyra të ndryshme, që përdoret

për të zënë kafshë të egra, zogj, minj etj.; kurth, çark

GREP

Copë e vogël teli të fortë, me majë të mprehtë si

shigjetë e të kthyer si grremç, që lidhet në fund të një

spangoje a filli tjetër të hollë dhe përdoret si mjet për të

zënë peshk. Grep çeliku. Grep me një majë (me dy

maja). Si grep. Peshkoj me grep

GRREMÇ

Copë hekuri me majë të kthyer, që shërben për të

kapur a për të varur diçka, kanxhë; kërrabëz e vendosur

në mur, ku varen sende të ndryshme; pjesë e vogël, e

mbetur në një dru nga një degë e hollë që është këputur

GURTH

Mjet i thjeshtë i ndërtuar me dy rripa të vegjël

dërrase, të mbërthyer kryq, që përdoret për të dredhur fije peri

GALVANOMETËR

Aparat që shërben për të matur fuqinë e rrymave të

dobëta elektrike. Galvanometër shkollor. Galvanometër

me pasqyrë

GAZMATËS

Aparat për të matur sasinë e gazit të harxhuar për

ngrohje, për ndriçim etj

GAZOGJEN

Aparat për të prodhuar me karbit një lloj gazi që

përdoret për ngjitjen e metaleve; aparat në të cilin një

lëndë djegëse e ngurtë kthehet në gaz nëpërmjet

djegies së pjesshme e të ngadaltë. Përdorimi i

gazogjenit. Motor me gazogjen

GAZHEDHËSE

Aparat i posaçëm për të hedhur a për të lëshuar gaz në

rast lufte

GRAMAFON

Aparat për riprodhimin e muzikës a të tingujve me disqe

Pllaka gramafoni. Gjilpëra gramafoni. Koka e

gramafonit. Radio me gramafon. Vë (dëgjoj)

gramafonin

GRUMBULLUES

Aparat që shërben për grumbullimin e diçkaje;

pjesë e një mekanizmi a makinerie që grumbullon diçka

Grumbullues energjie. Grumbullues i gazrave (i avullit)

Grumbullues kashte

GARRAVARRE

Përdorëse e përbërë nga një bisht i gjatë prej druri me

një copë dërrasë në trajtë trekëndëshi të mbërthyer

pingul në majë, që shërben për të nxjerrë hirin nga

furra, për të mbledhur plehrat etj. duke e hequr zvarrë

Mbledh me garravarre

GAZOMETËR

Enë a pajisje laboratorike e mbushur pjesërisht me

ujë, në të cilën prodhohet ose grumbullohet e ruhet gazi

dhe matet sasia e tij

GYP

Cilindër prej metali, prej qelqi, prej çimentoje etj. me

përmasa të ndryshme, i zbrazët përbrenda dhe i hapur

nga të dyja anët ose nga njëra anë, që përdoret si mjet

a si pajisje në mekanizma e aparate të ndryshme për të

kaluar lëngjet, gazet, avujt etj.; pajisje e tillë me këtë

trajtë; tub. Gyp i drejtë (i kthyer). Gyp uji. Gyp sobe

Gypi i gazeve. Gyp xhami (teneqeje, llastiku). Gypi i

teleskopit. Gypi i llambës

GANË

Vegël metalike në trajtën e një lugu me majë të

mprehtë, që përdoret për të gërryer a për të gdhendur

drurin; gërryes druri

GARDHËNOR

Vegël dore, e kthyer si drapër dhe me majë të

mprehtë, që shërben për të hapur vanat e fuçive, të

bucelave etj. Hap me gardhënor

GDHENDËS

Vegël me teh të mprehtë (daltë etj.) që përdoret për

të gdhendur diçka; mjet gdhendës

GËRHANË

Vegël e thjeshtë prej druri që ka dy furça të mëdha

me dhëmbë të metaltë e që përdoret për të krehur a për

të shkrifur leshin; secila prej këtyre furçave; krehër leshi

a liri. Gërhanë leshi (liri). Dhëmbët e gërhanës

GËRMESË

Vegël për të gërmuar

GËRSHËRË

Vegël e përbërë nga dy krahë të mprehtë çeliku, që

lëvizin të kryqëzuar rreth një boshti të përbashkët për të

prerë pëlhurë, letër, llamarinë etj. ose për të krasitur

pemët. Gërshërë e vogël (e madhe). Gërshërë flokësh

Gërshërë rrobaqepësish. Gërshërë thonjsh. Gërshërë për

krasitje. Gërshërë për prerjen e metalit. Dorezat e gërshërës

GËRRESË

Vegël metalike, me një dorëz a bisht druri, që

shërben për të gërryer a për të kruar diçka; gërryes

GËRRYES

Vegël që përdoret si mjet për të gërryer diçka. Gërryes

druri (guri, metali). Gërryes dheu. Gërryes kungulli

rende

GOMAREZ

1. Vegël e tezgjahut në trajtë bige, së cilës i vihet

përsipër një peshë (zakonisht një gur), që shërben për

të mbajtur të tërhequra fijet gjatë endjes, kur i mbledhin

në shul; branë

2. Këmbalec druri, mbi të cilin mbështeten drutë për t’i

prerë a për t’i sharruar. Bëri një gomarez. Sharron

drurin në gomarez

GONE

Vegël në trajtën e një këndi të drejtë ose të një

trekëndëshi kënddrejtë, që e përdorin muratorët për të

mbajtur drejtimin e qosheve të murit ose zdrukthëtarët

për të shënuar kënde a vija të drejta etj. Gone hekuri

(druri). Merr drejtimin me gone

GOZHDAR

Vegël e hekurt për të bërë gozhdë

GRABUJË

Vegël bujqësore me dhëmbë metalikë të kthyer dhe me

një bisht të gjatë prej druri, që shërben për të mbledhur

barin, kashtën etj.; krehër, dhëmbës. Mbledh me

grabujë (barin, kashtën, gjethet)

GAVETË

Enë e vogël prej alumini që përdoret nga ushtarët për të

ngrënë ushqimin kur janë në fushim. Gavetë ushtarake

GAVIÇ

Enë e madhe prej druri ku hidhen kokrrat e rrushit, të

kumbullës etj. për t’i shtypur për verë a raki, koritë

rrushi;. Kade bulmeti. Gaviçi i rrushit. Gaviçi i djathit

GAZANIK

Enë prej teneqeje për të mbajtur vajguri

GËRRUALL

Enë e drunjtë si kade, që është bërë nga trungu i një

lisi të gërryer përbrenda dhe që përdoret për të mbajtur

drithë, miell etj

GOBELLË

Enë e madhe për ujë; vedër e madhe

GOTË

Enë e thellë prej qelqi, prej kristali etj., zakonisht në

trajtë cilindrike e pa dorezë, që përdoret për të pirë ujë,

verë etj.; një enë e tillë e vogël, shpesh edhe me një

fron, e cila përdoret për pije të ndryshme të forta (për

raki, konjak etj.); sasia e ujit a e pijes etj. që nxë kjo

enë

GOVATË

Enë e madhe, jo shumë e thellë prej druri, prej llamarine

etj., me fund të sheshtë, që përdoret kryesisht për të

larë rroba; enë e tillë prej druri që përdoret për qëllime

të ndryshme (për t’i hedhur ushqim bagëtisë, për të

mbajtur llaç etj.)

GRYKJE

Enë uji me grykë të lartë e të ngushtë

GËRMUES

Makinë gërmimi

GËRSHETUES

Që thur diçka në trajtë gërsheti, që gërsheton fijet

Makinë gërshetuese

GËRRYES

Që ka vetinë të gërryejë; që përdoret për të gërryer

diçka; që gërryen. Lëndë gërryese. Mjet gërryes

Makinë gërryese. Veti gërryese. Veprim gërryes

GRIRËS

Makinë që shërben për grirjen e duhanit, të mishit, të

silazhit etj.; havan i posaçëm për të grirë duhanin

Grirëse duhani. Grirëse mishi. Grirëse frutash. Grirëse silazhi

GURTHYESE

Makinë për thyerjen a për copëtimin e gurëve

 

Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave

Comments
All comments.
Comments

  1. Anonymous

    Shume interesant.
    faleminderit!