Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave
VAGON
Pjesë e trenit, ku rrinë njerëzit që udhëtojnë ose ku
vihen mallrat që mbarten; mjet për të mbartur mineral,
dhe, zhavorr etj., që lëviz nëpër binarë dhe shtyhet me
duar ose tërhiqet nga një lokomotivë. Vagonët e trenit
Vagon për njerëz. Vagon mallrash (kafshësh). Vagon
gjumi. Një vagon qymyr. Një vagon me krom
VALLKUA
1. Mjet peshkimi më i gjerë nga një anë dhe më i
ngushtë nga ana tjetër që ka brenda disa qese prej
rrjete dhe që përdoret kryesisht për të zënë ngjala;
pinar, rrahçë. Gjuajnë me vallkua
2. Kopan rrobash, pallë
VERIGË
Secila prej unazave të një zinxhiri; rreth prej metali ku
varim diçka, hallkë
VENTILATOR
Aparat i posaçëm me një helikë që rrotullohet dhe vë
në lëvizje ajrin për të freskuar ose për të ajruar një sallë
a një vend të mbyllur, ajrues. Ventilator elektrik
VETËREGJISTRUES
Që regjistron diçka në mënyrë automatike. Aparat
vetëregjistrues. Termometër vetëregjistrues
VETËSHKRUES
Aparat i posaçëm. Që shkruan, regjistron a vizaton
diçka në mënyre automatike. Tamburi i vetëshkruesit
VETËVEPRUES
Që vepron në mënyrë automatike. Aparat vetëveprues
VOLTMATËS
Aparat që shërben për të matur tensionin e rrymës
elektrike. Voltmatës elektromagnetik (elektronik)
Voltmatës i rrymës së ndryshueshme. Mat me voltmatës
VROJTUES
Aparat i posaçëm që ndjek e përcakton diçka
VARËSE
Përdorëse prej druri ose prej lënde plastike, në trajtën e një
trekëndëshi e me një grep sipër, që përdoret për të varur rroba
në dollap etj. Varëse rrobash
VERORE
Përdorëse në trajtë gjysmërrethi prej letre, prej
pendësh, prej plastike etj., që shërben për të bërë veri,
kur është vapë, erashkë. Verore prej letre (prej
mëndafshi)
VAQETË
Lëkurë e trashë dhe e fortë, zakonisht prej gjedhi, e
regjur e pa rrudha, që përdoret për pjesët e sipërme të
këpucëve të rënda dhe për pajisje të ndryshme
ushtarake. Këpucë prej vaqete
VEÇOR
Pajisje e posaçme e bërë me lëndë jopërçuese, që
përdoret zakonisht në shtyllat ose në nënstacionet
elektrike për të lidhur dhe për të veçuar përcjellësit e
rrymës elektrike
VEÇUES
Lëndë që nuk e përcjell rrymën elektrike, nxehtësinë,
lagështirën ose zërin dhe që përdoret për të veçuar
diçka si edhe për të bërë pajisje të posaçme për veçim;
pajisje që bëhet me këtë lëndë, izolant. Veçues i mirë (i
keq)
VËLLIMMATËS
Pajisje e posaçme për të matur vëllimin e një trupi (kur
nuk mund të përcaktohet duke e zhytur në ujë e duke
llogaritur vëllimin e ujit të zhvendosur)
VRAPUES
Pajisje në makinën tjerrëse, që shërben për të
dredhur dhe për të mbledhur fillin
VULË
Mjet i vogël zyre, ku janë gdhendur emri i ndërmarrjes
a i institucionit e shenja të tjera, e cila zakonisht ngjyhet
me bojë dhe vihet mbi shkresat për të dëshmuar
vërtetësinë e tyre e për t’u dhënë fuqi zbatimi; pajisje e
tillë që përdoret për të lënë shenjë në dyllë të kuq, në
plumb etj.; shenja që lë ky mjet në letër, në dyllë etj
Vulë zyrtare. Vulë postare. Vulë datare. Vulë e thatë
vulë që nuk ngjyhet në bojë, por lë shenjë me anë të
trysnisë. Vulë vetjake. Vulë plumbi. Vulë druri (gome)
VEGËL
1. Mjet i thjeshtë a përdorëse që shërben për të bërë
një punë ose për të kryer një veprim; në sh. disa
përdorëse që së bashku shërbejnë për të bërë diçka
Vegla bujqësore. Vegla prerëse. Vegla sportive
(gjimnastikore, mësimore). Veglat e punës. edhe ek
Veglat e prodhimit. ek. pjesa themelore e mjeteve të
prodhimit, ku hyjnë zakonisht mjetet mekanike të punës
(makinat, pajisjet, aparaturat etj.), të cilat njeriu i përdor
në procesin e prodhimit të të mirave materiale. Veglat e
rrojes. Veglat e gjahut (e peshkimit). Trasta e veglave
Reparti i veglave. Gjimnastikë në vegla
2. Pjesë e një pajisjeje, e një mjeti, e një mekanizmi a e
një makine. Veglat e mullirit. Veglat e parmendës
Veglat e këmbimit. Iu prish motorit një vegël
3. Mjet me përbërje e me trajta të ndryshme, me tela,
me pipëz, me tastierë etj., me të cilin luajmë këngë e
pjesë muzikore. Veglat muzikore. Vegël frymore
(fryme). Vegël me tela. U bie disa veglave
4. Avlëmend, vegjë. Punon (end) në vegël
VEGJË
Vegël e madhe prej druri, me katër këmbë
dhe me pajisjet e nevojshme, që përdoret nga një njeri
për të endur pëlhurë ose qilima, avlëmend; tezgjah
VIGËL
Vegël e thjeshtë, që përbëhet nga dy dërrasa të
bashkuara njëra me tjetrën dhe nga katër këmbë, me të
cilën mësohen fëmijët e vegjël të ecin; kular. E vuri
fëmijën në vigël
VAJNIK
1. Enë e vogël prej teneqeje, me dorezë e lëfyt, që
shërben për të mbajtur vajin
2. Enë teneqeje për vaj, me një lëfyt të gjatë e të hollë,
që përdoret për të vajuar një makinë, një motor etj
VASKË
1. Enë e madhe dhe e hapur si govatë, prej porcelani a
prej zinku, ku futen e lahen njerëzit
2. Enë e madhe si lug, prej metali, prej çimentoje
etj., ku mbahen lëngje të ndryshme për një kohë të
caktuar. Vaskë uji. Vaskat e verës. Vaskat e naftës
Vaskat e kripores. Vaskë tharmëtimi
VAZO
1. Enë prej balte në trajtën e një kove e pa veshë, ku
mbjellim lule për zbukurim, saksi; enë prej qelqi, prej
porcelani etj., në trajtën e një shisheje të gjerë a të një
kupe me zbukurime, ku zakonisht vihen lule. Vazo qelqi
(porcelani). Vazo lulesh
2. Enë zakonisht prej qelqi, me madhësi të ndryshme,
që përdoret për pemë a ushqime të tjera të
konservuara; kavanoz
VEDËR
Enë zakonisht prej druri, me grykë të gjerë e me një
vesh a me një dorezë, që përdoret për të mbajtur
qumështin kur mjelim bagëtinë ose për të ruajtur
bulmetin; mjelcë
VEGSH
Enë prej balte të pjekur; zakonisht me një vesh, që
përdoret për të zier gjellë; poçe balte, vorbë; gjella sa
nxë kjo enë
VEGJORE
Enë balte a vorbë me një vesh përsipër grykës
VESHAKE
Enë e vogël prej balte si qyp, me një vjegë, që përdoret
për ujë
VORBË
Enë prej balte të pjekur, zakonisht me një vesh, që
shërben për të zier gjellë, vegsh; gjella sa nxë kjo enë
VOZË
Enë druri e madhe, e rrumbullakët e me bark të gjerë,
që ndërtohet me dërrasa të përkulura e të shtrënguara
me rrathë hekuri dhe që përdoret për të mbajtur bulmet,
verë, turshi etj.; sasia e lëndës sa nxë një enë e tillë
Vozë djathi. Vozë vere
VETËNGARKUES
Që e ngarkon barrën vetë, në mënyrë automatike. Vinç
vetëngarkues. Makinë korrëse vetëngarkuese. Lopatë
vetëngarkuese
VETËSHKARKUES
Që shkarkohet vetë, në mënyrë automatike. Makinë
vetëshkarkuese. Kamion (vagon) vetëshkarkues
Lopatë vetëshkarkuese. min. Mekanizëm
vetëshkarkues
VINÇ
Makinë e fuqishme, me një krah të gjatë të metaltë, që
është i lëvizshëm dhe që shërben për të ngritur, për të
ngarkuar e për të shkarkuar pesha të rënda. Vinç i
fuqishëm. Vinç i lëvizshim (lëvizës). Vinç lundrues bigë
Krahu i vinçit
Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave
Shume interesant.
faleminderit!