Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave
SAJË
Mjet për të bartur njerëz e sende, i ndërtuar prej dy
drurësh anësorë të lëmuar ose me një rrip hekuri nga
poshtë dhe me një shtresë të mbërthyer përsipër, që
tërhiqet zakonisht nga qentë a nga kuajt e rrëshqet mbi
dëborë ose mbi tokë të rrafshët; lodër fëmijësh e
ndërtuar në këtë trajtë, me të cilën rrëshqasin nga lart
mbi dëborë, rrëshqitëse. Sajë me qen (me kuaj)
Tërheq sajën. Rrëshqet me sajë. Hipi në sajë. Udhëtoi
me sajë. Mban dru me sajë. SLITË
SATËR
1. Thikë e madhe dhe e gjerë që përdoret për të prerë
a për të grirë mishin, hanxhar. Satëri i kasapit. Presin
mishin me satër. Mpreh satërin
2. Lloj sëpate me teh të gjerë, që përdorej si armë a si
mjet për t’u prerë kokën të dënuarve me vdekje. I vunë
(i shkuan) në satër i vranë, u prenë kokat
3. Thikë e shkurtër pa majë që përdorin për të grirë
gjethet e duhanit
SENDËRGJI
Diçka e krijuar me mjete të stërholluara, jo në mënyrë të
natyrshme e të vetvetishme; mjet i sajuar për të
zëvendësuar diçka të natyrshme ose për të mbuluar
ndonjë cen trupor etj.; sajim
SIRENË
Pajisje që lëshon tinguj të mprehtë e të vazhdueshëm
dhe që përdoret si mjet për të dhënë alarmin, për të
paralajmëruar ose për të njoftuar diçka
SKI
Mjet për të rrëshqitur mbi borë, i përbërë nga dy rripa
të gjatë e të lëmuar prej dërrase a prej lënde tjetër, që e
kanë majën e përparme të kthyer lart e që mbërthehen
pas këpucëve
SPILAR
1. Mjet për të zënë peshk, në trajtë të një shporte që ka
përfundi një rrjetë
2. Batinë, grackë
STILOGRAF
Mjet për të shkruar, i përbërë nga një gyp që mbushet
me bojë dhe nga një majë pene prej metali, tek e cila
boja shkon vetiu
SKARË
1. Përdorëse kuzhine e përbërë nga disa shufra të holla
hekuri, mbi të cilat piqet në prush mish ose peshk ose
theket buka. Qofte të skarës. Pjek (thek) në skarë
2. Shufra hekuri ose pllaka me të çara për së gjati, mbi
të cilat digjen drutë a qymyri në një furrë. Skara e
furrës. I ndërroi skarën
3. Përdorëse prej shufrash metalike, që i vihet prapa
biçikletës për të mbajtur sende të vogla. E vuri në skarë
4. Rrjetë e trashë prej shufrash metalike që vihet për të
ndaluar kalimin e gjërave të ndryshme të një farë
madhësie nga një vend në një tjetër më poshtë
SATELIT
Pajisje me vegla dhe aparatura të posaçme, e
lëshuar në orbitë rreth Tokës ose një trupi tjetër qiellor
për qëllime shkencore, për vëzhgime, për ndërlidhje etj
Satelit artificial. Satelit televiziv. Orbita e satelitit
SEMAFOR
Pajisje e posaçme me drita me ngjyra të ndryshme,
që shuhen e ndizen, e cila vendoset në udhëkryqe ose
në stacionet e trenave për të rregulluar qarkullimin e
mjeteve, shenjëdhënës. Dritat (sinjalet) e semaforit
Shtylla e semaforit. Ndizet drita e kuqe (e gjelbër) në
semafor
SIGURESË
1. Pjesë e një arme ose e një mekanizmi, që shërben
për të mos lejuar që të veprojë padashur e të sjellë
ndonjë pasojë të rrezikshme. Siguresa e pushkës ( e
mitralozit)
2. Pajisje e posaçme, e përbërë nga një fill i hollë
me rezistencë të caktuar, e cila e ndërpret rrymën
elektrike kur vjen tepër e fuqishme ose kur bëhet një
qark i shkurtër. Fisheku i siguresës. Teli i siguresës
Heq (vë) siguresat. U dogjën siguresat
SINJALIZUES
Pajisje ose pjesë e një pajisjeje që shërben për të
dhënë sinjale. Sinjalizues me drita. Sinjalizues kushtrimi (alarmi)
SIRENË
Pajisje që lëshon tinguj të mprehtë e të vazhdueshëm
dhe që përdoret si mjet për të dhënë alarmin, për të
paralajmëruar ose për të njoftuar diçka. Sirena e
lokomotivës (e trenit). Sirenat e fabrikave. Zëri i sirenave
SISTEM
Pajisje teknike e përbërë nga pjesë, vegla a makineri
të ndryshme, që janë të lidhura ndërmjet tyre dhe që
kryejnë një punë të caktuar; aparat, makinë etj. e
ndërtuar në një mënyrë të caktuar. Sistem
shumëpalësh. elektr. Sistem tokëzimi. elektr. Sistem
ngrohjeje. Sistem i shkarkimit të ajrit. Aeroplan (tren) i
një sistemi të ri
SITË
1. Përdorëse e përbërë nga një pëlhurë e hollë
mëndafshi ose një rrjetë e dendur teli, e mbërthyer në
një rreth druri dhe që shërben për të pastruar miellin
nga krundet a për të ndarë ëndën. Site mëndafshi (teli)
Sitë e imët (e dendur, e rrallë). Majë site miell i situr
mirë. E kalojnë miellin në sitë. E hodhi në site. Tundte
sitën
2. Rrjetë ose fletë metali me vrima të imëta, që
shërben për të ndarë diçka në një pajisje a mekanizëm;
rrjetë teli përmes së cilës kalohet rëra, llaçi etj. për t’i
pastruar. Sitat e makinës shirëse. Sita e llaçit. Sita e
aparatit të kafesë. I hoqi (i ndërroi) sitën. Pastruan
sitat
SOBË
Pajisje për të ngrohur një dhomë ose për të gatuar,
zakonisht në trajtën e një kutie të madhe prej metali,
prej balte etj., me vendin për të ndezur zjarrin dhe me
qyngjet për të tërhequr tymin; stufë. Sobë ekonomike
sobë e madhe për të gatuar dhe me furrë për të pjekur
Sobë me dru (me gaz, me qymyr). Sobë për ngrohje
Qyngjet e sobës. Furra e sobës. Ndezi sobën. Rri afër
sobës. I hedh dru (qymyr) sobës
SPËRKATËSE
Pompë a pajisje tjetër që shërben për të spërkatur
bimët, pellgjet me ujë të ndenjur etj. Përdorin spërkatëset
SPINË
Mjet i thjeshtë për të lidhur me rrjetin elektrik një pajisje,
i përbërë nga dy kunja metalikë të ngulur në një kokë të
veçuar e të lidhur me përcjellësit e pajisjes. Spina e
radios (e televizorit, e hekurit). Fut (vë) spinën në
prize. Heq spinën
STABILIZATOR
1. Pajisje që përdoret për të mënjanuar lëkundjet e
tensionit dhe për t’iu dhënë rrymë të qëndrueshme
aparateve të ndryshme elektrike (televizorëve, radiove,
veglave matëse etj.). Stabilizatori i televizorit. Ndez
(shuaj) stabilizatorin
2. Pjesa fundore e një predhe ose e një rakete, e
përbërë prej disa fletësh, që shërben për të ruajtur
drejtimin gjatë lëvizjes
SAHAT
1. Vegël e posaçme për të matur kohën, që përbëhet
nga një mekanizëm me kurdisje dhe nga një fushë e
ndarë në dymbëdhjetë pjesë të barabarta, mbi të cilën
rrotullohen akrepat e mekanizmit; orë
2. Vegël për të matur sasinë e energjisë elektrike
që shpenzohet a sasinë e diçkaje tjetër që rrjedh;
njehsor. Sahat elektriku. Sahati i ujit
SALDATOR
Vegël që shërben për të salduar. Saldator elektrik
Saldator me oksigje
SËPATË
1. Vegël dore prej hekuri me teh të mprehtë nga njëra
anë, me mykë nga ana tjetër dhe me një vrimë ku futet
bishti prej druri, e cila përdoret për të prerë dhe për të
çarë dru. Sëpatë latore. Sëpatë qafëgjatë. Sëpatë e
mprehtë. Sëpatë e lashtë prej guri (prej bronzi). Presa
e sëpatës. Tuni i sëpatës. Myka e sëpatës. Qafa e
sëpatës. Bishti i sëpatës. Sëpata e druvarit. Mpreh
sëpatën. Pres (çaj, shkurtoj) dru me sëpatë. Gdhend
(trupoj) me sëpatë. I ra me sëpatë
2. Vegël e tillë me qafë e me bisht të gjatë, që përdorej
si armë lufte dhe për t’u prerë kokat të dënuarve me
vdekje. Luftëtar me sëpatë. Sëpata e xhelatit
SËPATË-DALTË
Vegël dore prej hekuri dhe me bisht prej druri, e cila ka
teh të mprehtë nga njëra anë e majë si të daltës nga
ana tjetër
SFURK
Vegël bujqësore prej druri a prej hekuri, me dy deri
katër dhëmbë të gjatë dhe me bisht druri, që përdoret
për të mbledhur a për të ngritur barin, ferrat, plehun etj
SIZMOGRAF
Vegël e posaçme që shërben për të shënuar lëkundjet
e kores së tokës a të një trupi tjetër qiellor nga tërmetet
ose shpërthimet. Shigjeta e sizmografit. Shiriti i
sizmografit
SKELË
1. Vegël e samarpunuesve për të ndrequr shpatullat e
samarit sipas kurrizit të kafshës
2. Armaturë e përkohshme prej trarësh e
dërrasash ose prej gypash metalikë të lidhur, që ngrihet
rreth një ndërtese a një ndërtimi tjetër dhe që shërben
për të mbajtur punëtorët e materialet, kur ngrihen ose
suvatohen e lyhen muret e larta
3. Pjesë e ngritur, e ndërtuar me trarë e dërrasa, që
shërben si mbështetëse për diçka a për të sharruar
trupat
SKUADËR
Vegël e thjeshtë në trajtën e një trekëndëshi kënddrejtë,
që përdoret për të vizatuar kënde të drejta ose për të
matur nëse një kënd është i drejtë (zakonisht në
ndërtim). E vuri në skuadër e kontrolloi dhe e bëri që të
jetë si kënd i drejtë
SKUPË
Vegël në trajtë të një dalte të kthyer e me dorezë, që
shërben për të gdhendur lugë druri; lugës
SONDË
1. Pajisje për të bërë shpime të thella në tokë, që ka si
pjesë kryesore një shtagë metalike me një kokë të
posaçme dhe që zakonisht rrotullohet nga një motor
Sondë shpimi (kërkimi). Kullat e sondave. Ngritën
sondën
2. Vegël mjekësore në trajtën e një gypi të hollë,
që futet brenda një organi të trupit për të hetuar një
sëmundje ose për qëllime mjekimi
3. Pajisje e posaçme, që lëshohet në ujë ose që
ngrihet në ajër me balonë për qëllime studimi. U shuan
një sondë
SOVAJKË
1. Pjesë e vegjës së endjes, në trajtën e një druge të
çarë në mes dhe brenda me një bosht me fillin e indit, të
cilin e kalon nëpër fijet e majës; drugë, mëqik. Mbushi
(ndërroi) sovajkën. Vete e vjen si sovajkë
2. Vegël e makinës qepëse, në të cilën futet një rrotë e
vogël me perin që kalon nga poshtë gjatë qepjes
SQEPAR
Vegël dore e zdrukthëtarëve dhe e muratorëve, e
përbërë prej një pllake të metaltë me teh të kthyer nga
njëra anë e me mykë si çekan nga ana tjetër dhe me
bisht të shkurtër druri, që përdoret për të gdhendur, për
të ngulur e shkulur gozhdë etj. Bishti i sqeparit. Gdhend
me sqepar
STETOSKOP
Vegël e përbërë nga një gyp i hollë, i degëzuar për të
dy veshët, me të cilën mjeku dëgjon zhurmat e
kraharorit për të hetuar sëmundjet e mushkërive e të
zemrës
SAFË
Enë teneqeje a metali si gotë e madhe e me vegjë, që
përdoret për të marrë ujë ose për të pirë
SAHAN
Enë gjelle prej bakri si pjatë e thellë, çanak, misur; sasia
e gjellës që nxë kjo enë
SAKSI
Enë e vogël prej balte me fund më të ngushtë se kreu, e
cila përdoret për të mbjellë e për të rritur lule; vazo lulesh
SAMOVAR
Enë e veçantë prej metali për të zier ujë, zakonisht për
çaj, me lëfyt dhe me një gyp të gjatë në mes, i cili
mbushet me prush
SAPLLAK
Enë prej teneqeje, alumini, zinku etj., me vegjë, që
përdoret për të pirë a për të marrë ujë a lëngje të tjera;
sasia që merr kjo enë; safë. Sapllak alumini (teneqeje)
Sapllak me ujë (me dhallë, me qumësht)
SEFERTAS
Tri-katër enë metali të vëna njëra mbi tjetrën, që
shtrëngohen bashkë me një dorezë dhe që përdoren
për të mbajtur disa gjellë e për t’i çuar nga një vend në
tjetrin; secila nga këto enë. Sefertas me katër enë. I
solli (i shpuri) gjellët me sefertas
SERGJEN
Dërrasë e ngushtë, e vendosur brinjazi gjatë murit për
të vënë enë kuzhine e sende të tjera; raft i hapur me
disa dërrasa, i vendosur pranë murit. Sergjen i enëve. I
vënë në sergjen. Ra nga sergjeni
SIFON
Gyp i lakuar me dy krahë, me gjatësi të ndryshme, që
shërben për të kaluar një lëng nga një enë e vendosur
më lart në një enë të vendosur më poshtë ose për të
kaluar ujë a një lëng tjetër nga një vend më i lartë në
një më të ulët, aty ku nuk bëhet dot kanal
SINI
Enë e nderë prej bakri si tepsi e cekët me anë pak të
ngritura, që përdoret për të pjekur lakrorë, byrekë etj.;
enë e tillë që përdorej për të shtruar bukën e gjellën, si sofër
SKUPËS
Lloj sqepari me tehun të përkulur si lug, që përdoret për
të gdhendur enë prej druri; sqepar lugës, qeser
SUSAK
Enë për të marrë ujë, e bërë nga kungulli ujës, duke
e tharë e duke e gërryer këtë nga brenda
SKREPER
Makinë ose traktor me një kovë të madhe, që gërryen
dheun ose merr një lëndë tjetër dhe e mbart deri në një vend
SUVATUESE
Që shërben për të suvatuar. Makinë suvatuese
SYPRINË
Makinë për qepjen e syprinave
Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave
Shume interesant.
faleminderit!