Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave
ÇADËR
Mjet për tu mbrojtur nga shiu ose nga dielli i nxehtë, i
përbërë prej një pëlhure të nderë mbi tela të hollë, që
hapen e mbyllen rreth një shkopi, zakonisht me dorezë;
ombrellë. Çadër shiu. Çadër dielli. Çadër plazhi. Çadër
burrash (grash, fëmijësh)
ÇAKMAK
Mjet i vogël xhepi për të ndezur cigaren, i cili
përbëhet nga një kuti metali, që mbushet me benzinë a
me ndonjë lëndë tjetër, nga një fitil dhe nga një gur për
ta shkrepur
ÇARK
Mjet për të kapur minj, zogj ose kafshë të egra, që
ngrihet zakonisht duke i vënë pak ushqim dhe që
shkrehet me forcë; kurth
ÇELËS
1. Mjet prej metali, i përbërë nga një pjesë e
dhëmbëzuar dhe nga një rreth ku kapet me dorë, i cili
përdoret për të hapur e për të mbyllur një brave ose një
dry; hapës, kyç
2. Mjet i thjeshtë për të hapur diçka, për të vënë në
lëvizje një mekanizëm duke e rrotulluar zemberekun, për
të shtrënguar telat e veglave muzikore etj. Çelës
shishesh. Çelës konservash. Çelësi i sahatit. Çelësi i
ziles së orës. Çelësi i lodrës. Çelësat e violinës (e
kitarës). Hap me çelës. Kurdis (shtrëngoj) me çelës
3. Mjet për të lëshuar dhe për të ndërprerë rrymën
elektrike, që lidhet me përcjellësit në një pikë të qarkut;
mjet për të lëshuar dhe për të mbyllur rrymën e një
lëngu ose të një gazi. Çelës elektrik. Çelësi i dritës
Çelësat e radios. Çelësi i ujit (i gazit). Çelësi i makinës
larëse. Çelës me vaj. Çelësat e komandimit
ÇENGEL
Grep i trashë hekuri me majë të kthyer, që përdoret
për të varur diçka në të; grremç hekuri, ganxhë. Çengeli
i mishit. Çengeli i vargoit. Çengelat e kandarit
ÇETELE
Shkop ose cope druri e lëmuar, që përdorej si mjet
për të mbajtur llogaritë midis blerësit e shitësit, duke e
ndarë në dy pjesë të njëjta, në të cilat gdhendeshin
dhëmbëza për numërim; rabush. Dhëmbëzat e çeteles
I mbanin (i shënonin) në çetele
ÇIKËZ
Mjet peshkimi i përbërë nga një rrjetë e vogël me dy
shkopinj anash, që tërhiqet brenda në ujë nga dy veta
dhe që përdoret zakonisht për të gjuajtur në vende të
ngushta; mjet peshkimi, i përbërë nga një rrjetë
katërkëndëshe e lidhur në cepa me dy kularë, që ulet
në ujë e ngrihet me një dra të gjatë dhe që përdoret
zakonisht për të gjuajtur në lumë. Shkopinjtë e çikëzës
Druri i çikëzës
ÇIKRIK
1. Mjet i përbërë nga një rreth që rrotullohet zakonisht
me këmbë dhe që përdoret për të dredhur me dorë a
për të mbështjellë fillin e leshit, të pambukut etj.; pjesa e
një makine, e cila rrotullohet për të dredhur fillin
2. Mjet për të nxjerrë ujë nga pusi, i përbërë prej një
boshti ku mbështillet litari i kovës, prej dy kryqeve në të
dy anët për ta rrotulluar me duar dhe prej dy drurëve
mbështetës në anë të grykës së pusit. Çikriku i pusit
Mbledh litarin në çikrik. Lëshoj çikrikun. Nxjerr me çikrik
3. Mjet për të ujitur, i përbërë nga një rrotë e madhe
druri me fletë dhe me kova të vogla, që rrotullohet nga
rrjedha dhe e ngre ujin për t’u derdhur në një lug; rrotë
uji. Çikrik ujitës. Rrota e çikrikut. Fletët e çikrikut. Ujit
me çikrik
ÇAPË
1. Vegël bujqësore për të prashitur, që ka ten si sqepar
në njërën anë, dy dhëmbë në anën tjetër dhe bisht prej
druri. Prashit me çapë. I jap një çapë. Punoj me çapë
2. Çapëza e hostenit. Çapa e hostenit. Krua me çapë
ÇAPRAZ
Vegël me një të çarë të vogël ose një lloj pince për të
kthyer dhëmbët e sharrës një majtas e një djathtas
Përdor çaprazin
ÇARK
1. Mjet për të kapur minj, zogj ose kafshë të egra, që
ngrihet zakonisht duke i vënë pak ushqim dhe që
shkrehet me forcë; kurth
2. Vegël e thjeshtë me një thikë, që përdoret për të grirë
duhanin
3. Vegël që përdorej për t’i marrë gjak një njeriu të
sëmurë; vizgator. Merrnin gjak me çark
ÇEKAN
Vegël dore, që përbëhet nga një kokë metali ose
druri (në njërën anë e rrafshët e në tjetrën me majë) e
nga një bisht dhe që shërben për të mbërthyer ose për
të goditur a për të rrahur diçka. Çekan hekuri (druri)
Çekani i farkëtarit (i këpucarit, i muratorit). Çekani i
gjeologut. Çekan alpinistësh. Çekan për gurë
ÇEKIÇ
1. Çekan i vogël prej metali. Çekiçi i këpucarit (i
farkëtarit, i muratorit). Çekiç pikës vegël me një kokë
metalike me majë, që ngrohet shumë për të ngjitur me
kallaj, havi. Çekiçi i shkresës çekiç për të bërë vijat e
thelluara në enët prej bakri a prej teneqeje. Çekiç kose
Çekiçi i neurologut
2. Vegël sportive, e përbërë nga një lëmsh
metalik, i lidhur te një zinxhir me dorezë në fund, që
hidhet nga atleti pasi rrotullohet disa herë me forcë
ÇELËS
1. Mjet prej metali, i përbërë nga një pjesë e
dhëmbëzuar dhe nga një rreth ku kapet me dorë, i cili
përdoret për të hapur e për të mbyllur një brave ose një
dry; hapës, kyç
2. Vegël dore për të shtrënguar e për të liruar
dadot, gypat e pjesët e tjera të mekanizmave, që
mbërthehen duke u vidhosur. Çelës i përgjithshëm
(universal). Çelës anglez çelës të cilit nofulla e poshtme
mund t’i hapet e t’i mbyllet sipas nevojës me burmë
Çelës papagall çelës të cilit nofulla e poshtme mund t’i
hapet e t’i mbyllet duke e ngecur në një kllapë. Çelësa
me numra të ndryshëm. Çelësat e tornos. Çelës
gypash. Shtrëngoj (zbërthej) me çelës
3. Mjet i thjeshtë për të hapur diçka, për të vënë në
lëvizje një mekanizëm duke e rrotulluar zemberekun, për
të shtrënguar telat e veglave muzikore etj. Çelës
shishesh. Çelës konservash. Çelësi i sahatit. Çelësi i
ziles së orës. Çelësi i lodrës. Çelësat e violinës (e
kitarës). Hap me çelës. Kurdis (shtrëngoj) me çelës
4. Mjet për të lëshuar dhe për të ndërprerë rrymën
elektrike, që lidhet me përcjellësit në një pikë të qarkut;
mjet për të lëshuar dhe për të mbyllur rrymën e një
lëngu ose të një gazi. Çelës elektrik. Çelësi i dritës
Çelësat e radios. Çelësi i ujit (i gazit). Çelësi i makinës
larëse. Çelës me vaj. Çelësat e komandimit. Hap
(mbyll) çelësin. Shtyp (rrotulloj) çelësin
ÇITAR
Vegël në trajtën e një lugu të ngushtë, në të cilin
argjendarët derdhin arin e shkrirë për t’i dhënë një
formë të caktuar
ÇOK
Ana e kundërt me presën në një vegël prerëse, me të
cilën godasim ose thyejmë diçka; tun. Çoku i sëpatës
Çoku i shatit
ÇAJNIK
Enë me lëfyt, me kapak dhe me dorezë që shërben për
të zier çaj a për të përvëluar çajin; ibrik çaji. Çajnik
alumini. Çajnik porcelani. Vë çajnikun në zjarr. Shtie
me çajnik
ÇANAK
Enë e thellë, zakonisht prej balte, ku shtien gjellën;
misur. Çanak balte (druri). Çanak me dhallë (me ullinj)
ÇEREKORE
Enë që merr një çereke drithë
ÇEREKSHE
Enë që nxë një të katërtën e litrit ose të kilogramit; diçka
që është e barabartë me një të katërtën e së tërës
ÇEREP
1. Enë balte si tepsi e thellë, në të cilën pjekin bukën
Buke çerepi. Një çerep buke. Shtie (pjek) në çerep
Vë çerepin në zjarr
2. Saç
ÇETUR
Enë e drunjtë në trajtën e një kupe me bisht, në të cilën
mbajnë bulmet ose ndonjë ushqim tjetër; kupë e drunjtë
Çetur me qumësht (me dhallë). Mbush çeturin. Hanin
në çetur. Pinte qumësht me çetur
Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave
Shume interesant.
faleminderit!