Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave

Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave

NDRIÇUES

NDRIÇUES

Mjet për të bërë dritë. Ndriçues i thjeshtë. Ndriçues

me abazhur

NDEZËS

Mjet ose pjesë e posaçme, që shërben për t’i dhënë

zjarr një granate, një mine etj

NUMËRATORE

Mjet i thjeshtë për të mësuar njehsimin, i përbërë nga

rruzuj të ngjyrosur, të shkuar në disa radhë telash; mjet

i thjeshtë për të bërë llogari

NGROHËS

Përdorëse a pajisje që shërben për të ngrohur,

nxehës. Ngrohës elektrik. Ngrohës me qymyr. Ngrohës uji (ajri)

NXEHËS

Përdorëse, pajisje a vegël që shërben për të ngrohur

diçka, ngrohës. Nxehësi i furrës. Nxehësit e llambës. radio

NDËRÇELËS

Pajisje që shërben për të ndryshuar drejtimin e rrymës

në një qark elektrik ose lidhjet ndërmjet qarqeve të

ndryshme. Ndërçelës i thjeshtë (kryesor). Ndërçelës

degëzimi

NGRITËS

Pajisje mekanike që shërben për të ngritur

Ngritësi i kullave të shpimit. Pajisje ngritëse

NGROHËS

1. Përdorëse a pajisje që shërben për të ngrohur,

nxehës. Ngrohës elektrik. Ngrohës me qymyr. Ngrohës

uji (ajri)

2. Pjesë e një makine me avull, që përfshin vatrën

dhe kazanin

NGJESHËS

Pajisje për ngjeshjen e gazeve; kompresor. Ngjeshës ajri

NXEHËS

Përdorëse, pajisje a vegël që shërben për të ngrohur

diçka, ngrohës. Nxehësi i furrës. Nxehësit e llambës. radio

NDARËS

1. Pajisje që shërben për të veçuar dy lëndë të përziera

2. Vegël që shërben për të veçuar dy pjesë midis tyre

ose për të ndërprerë lëvizjen e diçkaje. Ndarësi i

fishekëve. Ndarësit e gazeve. Mulli me ndarës

NDËRPRERËS

Vegël që rregullon hapjen ose mbylljen e një qarku

elektrik; çelës. Ndërprerës elektromagnetik

Ndërprerës me zhivë

NGADALËSUES

1. Vegël që shërben për të zvogëluar shpejtësinë e diçkaje

2. Lëndë që përdoret për të zvogëluar shpejtësinë e

zhvillimit të një procesi. Ngadalësues i neutroneve

NGREHËS

1. Vegël e mullirit me ujë, e përbërë nga një dru i

pingultë për të ngritur dhe për të ulur gurin e sipërm kur

duam të bluajmë hollë a trashë; ulës, çues

2. Vegël e pushkës ose e një armë tjetër, që shërben

për të mbajtur të ngrehur gjilpërën e shulit

3. Shkop që shërben për të rrotulluar me masë shulin e

vegjës, që të lëshojë majën aq sa duhet

4. Secili nga trarët që mbështeten në muret e shtëpisë

dhe që lidhen me kulmin

NIVEL

Vegël e thjeshtë me një qepar me ujë, që shërben

për të përcaktuar nëse është horizontal një rrafsh. Nivel

uji për muratorët

NXEHËS

Përdorëse, pajisje a vegël që shërben për të ngrohur

diçka, ngrohës. Nxehësi i furrës. Nxehësit e llambës. radio

NXEHTËSIMATËS

Vegël e cila shërben për të matur sasinë e nxehtësisë

që thithin ose që lëshojnë trupat

NXJERRËS

Vegël a mjet që shërben për të larguar ose për

të hequr diçka nga një vend. Nxjerrësi i gëzhojave

NARGJILE

Lloj çibuku i gjatë i vendeve të Lindjes, që lidhet te një

enë me ujë, nëpër të cilën kalon tymi i duhanit para se

të arrijë në gojë. Thithte nargjilenë. Pinin duhan me nargjile

NGARKUES

Që shërben për të ngarkuar; që merret me ngarkim

Makinë ngarkuese

NIVELUES

Makinë për rrafshimin e tokave. Nivelues i tokës

NJEHSOR
Aparat i posaçëm që shërben për të matur a për të shënuar sasinë e energjisë elektrike, të ujit a të gazit që është harxhuar, ose shpejtësinë e një makine, numrin e lëvizjeve të një mekanizmi etj. Njehsor elektrik. Njehsori i ujit (i gazit, i benzinës). Njehsori i shpejtësisë. Lexoj njehsorin.

NJOMËSE

mjet që shërben për të njomur. Vegël njomëse.

 

Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave

Comments
All comments.
Comments

  1. Anonymous

    Shume interesant.
    faleminderit!