Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave
ELEKTRIK
Mjet me trajta e përmasa të ndryshme, i pajisur me
bateri elektrike e me një llambë të vogël, që përdoret
për ndriçim;
ELEKTRONIK
Që lidhet me përdorimin e vetive të elektroneve, që
mbështetet në shfrytëzimin e vetive të elektronit; që ka
të bëjë me elektronikën, që mbështetet në ligjet e
elektronikës, që punon në bazë të këtyre ligjeve
Makinë elektronike. Aparat elektronik. Mikroskop
(teleskop) elektronik. Llambë elektronike. Llogaritës
elektronik
ERËMATËS
Aparat që shërben për të matur forcën, drejtimin dhe
shpejtësinë e erës ose të rrymave të ajrit. Përcaktoj me
erëmatës
ERËTREGUES
Aparat i thjeshtë, i përbërë nga një pllakë e shkallëzuar,
një shigjetë etj., që tregon drejtimin e erës
ERASHKË
Përdorëse në trajtën e një gjysmërrethi, prej letre, prej
pendësh, prej plastike etj., që shërben për të bërë veri
kur është vapë; verore. Erashkë prej mëndafshi (prej
kashte)
ENËLARËSE
Pajisje a makinë që shërben për të larë enët
ELMAZ
Vegël dore me një gur të vogël diamanti në majë, që
përdoret për të prerë xhame
ENË
Send i lugët prej balte të pjekur, prej qelqi, prej
metali, prej plastike etj., me anë të ngritura, me trajta e
përmasa të ndryshme, i cili përdoret për të mbajtur në të
lëngje a lëndë të tjera që janë si pluhur a si kokrriza etj
EKSKAVATOR
Makinë vetëlëvizëse që shërben për të gërmuar a për të
gërryer dheun, rërën etj., për ta ngarkuar atë në mjete
transporti ose për ta zhvendosur diku më tej
Ekskavator i fuqishëm. Ekskavator ecës. Punoj me
ekskavator
ELEKTRONIK
Që lidhet me përdorimin e vetive të elektroneve, që
mbështetet në shfrytëzimin e vetive të elektronit; që ka
të bëjë me elektronikën, që mbështetet në ligjet e
elektronikës, që punon në bazë të këtyre ligjeve
Makinë elektronike. Aparat elektronik. Mikroskop
(teleskop) elektronik. Llambë elektronike. Llogaritës
elektronik
Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave
Shume interesant.
faleminderit!