Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave

Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave

thikë

THIKË

Mjet i vogël, me një presë të gjatë të metaltë e me një

dorezë prej druri a prej një lënde tjetër, që përdoret për

të prerë bukë, mish, pemë, perime, në mjekësi etj

THEKËS

Përdorëse e posaçme me një rrjetë telash a thuprash

hekuri, që vihet mbi zjarr për të thekur bukën;

përdorëse e tillë që punon me elektrik. Thek në thekës

THIKËMBAJTËSE

Pajisje që mban thikën (në një vegël, në një almise, në

një përdorëse etj.)

THYERËSE

Vegël e posaçme, që përdoret për të ndarë në copa më

të vogla një lëndë; përdorëse për të thyer pemët me

lëvozhg të fortë ose diçka tjetër të ngurtë. Thyerëse

arrash (bajamesh). Thyerësja e karbitit (e qymyrit)

THARËSE

Pajisje a makinë e posaçme ose vend i veçantë për të

tharë diçka me anë të nxehtësisë, me anë të erës etj

Tharëse frutash. Tharëse rrobash. Tharëse flokësh

Tharëse elektrike (diellore, natyrore). Tharëse misri

(bërsish, duhani, pambuku). Tharëse me ajrim

THITHËSE

1. Letërthithëse; përdorëse, në të cilën vihet kjo letër

2. Pajisje në trajtë pompe, e cila përdoret për të

tërhequr mbeturinat e papastërtitë që zënë gypat e ujit

THADËR

Vegël prej metali, që njërën anë e ka si sqepar e

anën tjetër si daltë dhe që përdoret për të gdhendur

drurin a gurin ose për të shpuar brima në dru

Gdhend (latoj) me thadër

THARAKAC

Vegël bujqësore si çapë, që përdoret për të prashitur

THUK

Enë prej guri; prej metali a prej druri, që përdoret për

të shtypur në të kafe, kripë etj., havan; guri i kafesë

Thuk guri. Thuk druri. Shtyp (hudhrat, arrat) në thuk

 

Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave

Comments
All comments.
Comments

  1. Anonymous

    Shume interesant.
    faleminderit!