Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave

Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave

dash

DASH

Tra i madh me majë prej metali, që përdorej si

mjet për të shpuar muret e kështjellave a për të

shpërthyer portat e tyre

DRITË

Burim ndriçimi që e bën mjedisin përreth të ndritshëm

e të dukshëm, çdo mjet që përdoret për të ndriçuar

DRY

Mjet prej metali, me trajta e me përmasa të ndryshme,

me një hallkë të harkuar, që hapet e mbyllet me çelës

dhe shërben për të mbyllur një derë, një dollap, një arkë

etj.; kyç varës

DUSH

Mjet i posaçëm për të larë trupin, që e lëshon ujin si

shi nëpërmjet një hinke të mbyllur me vrima të dendura;

kthinë e veçantë ku është vendosur ky mjet

DENDËSIMATËS

1. Aparat i posaçëm që shërben për të përcaktuar

dendësinë e rrymës elektrike

2. Aparat i posaçëm që shërben për të matur dendësinë

e një lëngu

DENDURIMATËS

Aparat i posaçëm që mat dendurinë e lëkundjeve të një

trupi, të luhatjeve të rrymës elektrike etj

DËGJIMOR

Që shërben për të dëgjuar, që jep mundësi të

dëgjohet mirë diçka. Aparat dëgjimor

DËRGUES

Aparat a mjet i posaçëm që shërben për të

dërguar në largësi një sinjal etj

DINAMOMETËR

Aparat që shërben për të matur intensitetin e forcës;

forcëmatës. Dinamometër elektrik. Dinamometër dore

DISPEÇER

Aparat automatik që bën punën e këtij tekniku

Dispeçer automatik

DISTILUES

Aparat i posaçëm që shërben për të distiluar

DREJTUES

Pajisje a aparat që kthen rrymën e

ndryshueshme në rrymë të vazhduar

DRIDHJEMATËS

Aparat që mat dridhjet a lëkundjet mekanike të

makinave, të ndërtesave, të urave etj

DRITËHEDHËS

Aparat a mjet që hedh

dritën në largësi të madhe. Dritëhedhës i fuqishëm

Është pajisur me dritëhedhës

DYLBI

Përdorëse e vogël që përbëhet nga dy gypa të

vendosur krahas njëri-tjetrit e të pajisur me thjerrëza

dhe që ndihmon për t’i parë më afër e më qartë sendet

e largëta; tejqyrë

DALTË

Vegël prej çeliku me majë shpatuke e të mprehtë dhe

zakonisht me dorezë druri, që përdoret për të gdhendur

drurin, për të latuar gurin, për të prerë teneqenë etj

duke e rrahur me çekiç. Daltë e ngushtë. Daltë guri

Gdhend (latoj) me daltë

DAMKË

Vegël e posaçme prej metali, që përdoret për të

shënuar a për të damkosur

DAMKUES

Vegël e posaçme për damkosjen e kafshëve etj.;

damkë. E skuqi damkuesin

DARË

Vegël e metaltë, e përbërë nga dy krahë me kokë të

harkuar, që lëvizin si gërshërë dhe shërbejnë për të

kapur e shtrënguar diçka a për të shkulur gozhdë,

dhëmbë etj. Darë e vogël (e madhe). Darë marangozi

Darë kovaçi

DËRSTILË

Vegël popullore prej druri, e përbërë nga disa krahë

dhe nga një rreth me lopata të gjera, që lëvizin me

forcën e ujit, përplasen njëra pas tjetrës dhe shërbejnë

zakonisht për të shkelur shajak, velenxa e vilarë prej

leshi, të punuar në avlëmend; ndërtesa ku është ngritur

kjo vegël

DIAMANT

Vegël e posaçme, që ka në majë një copë të vogël

prej këtij guri të çmuar dhe që përdoret për të prerë

xhama; elmaz

DIAPAZON

Vegël e vogël prej çeliku, në trajtën e potkoit e me një

dorezë, e cila kur e godasim jep tingullin e notës la

Diapazon regjistrues

DRAPËR

Vegël bujqësore e dorës, që përbëhet nga një presë si

hark, e dhëmbëzuar lehtë, e nga një dorezë prej druri

dhe që përdoret për të korrur të lashtat, barin etj

Drapër gruri (misri, bari). Drapër lejlek drapër me

presë më të hapur e me bisht të gjatë. Koha e draprit

koha e të korrave

DREDHËS

Vegël e thjeshtë prej dy copash druri të kryqëzuara,

që shërben për të tjerrë lesh, pambuk etj., çikrik për të

tjerrë; boshti për të tjerrë lesh, drugë. Dredh me

dredhës

DRUGË

Vegël e drunjtë e avlëmendit, në trajtë vezake të

zgjatur, që mban gjepin ku është mbështjellë filli i indit;

sovajkë, mëqik; masur

DAMIXHANË

Enë e madhe prej qelqi me bark të gjerë e me grykë të

ngushtë që vishet nga jashtë me një thurimë kashte ose

xunkthi për të mos u thyer dhe që përdoret zakonisht

për të mbajtur verë, raki etj

DORAKE

Enë prej balte, prej bakri, prej qelqi etj. me një dorezë

DORJE

1. Enë prej bakri me një dorëz e me kapak të lidhur, e

cila përdoret për të zier gjellë në vatër. Një dorje me fasule

2. Enë balte, si shtambë e vogël me një vesh, që

përdoret për ujë. Pi me dorje

DUARLARËSE

Enë prej qeramike, porcelani a çimentoje, e vendosur

nën një çezmë në një qoshe të dhomës, të kuzhinës etj.,

ku lajnë duart e fytyrën

DUARLARËSE

Enë prej qeramike, porcelani a çimentoje, e vendosur

nën një çezmë në një qoshe të dhomës, të kuzhinës etj.,

ku lajnë duart e fytyrën

DYBEK

Enë e madhe prej druri, si havan i thellë, në të cilën

rrahim orizin ose grurin; shkop i gjatë me një kokë si

xhungë, me të cilin rrahim orizin ose grurin në një enë të tillë

DËBORËPASTRUES

Borëpastrues. Makinë dëborëpastruese

DËRRMUES

Që e bën diçka copa-copa të vogla, që e dërrmon;

thërrmues. Makinë dërrmuese

DINAMO

Makinë që shndërron energjinë mekanike në energji

elektrike, gjenerator elektrik. Dinamo dore. Dinamo

automobili (biçiklete). Dinamo me rrymë të

vazhdueshme (me rrymë të pandryshueshme)

DISTRIBUTOR

Mekanizëm i vogël në një makinë, që shërben për të

shpërndarë rrymën elektrike nëpër cilindrat, sipas

radhës së punës së motorit. Distributori i makinës

Boshti i distributorit

 

Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave

Comments
All comments.
Comments

  1. Anonymous

    Shume interesant.
    faleminderit!