Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave
SHANDAN
Mbajtëse qirinjsh, zakonisht prej metali, me forma e me
zbukurime të ndryshme, që përdorej si mjet ndriçimi
SHKALLË
Mjet prej druri a prej metali, që përdoret për t’u ngjitur
diku dhe që përbëhet nga dy binarë të gjatë paralelë,
tek të cilët janë mbërthyer ose janë futur shulas e në
largësi të barabartë disa copa drurësh a hekurash
SHKREHËS
Mjet për të zënë shpendë të egër, që bëhet me një
thupër të njomë të ngulur në tokë e me një lak; rrasë
batine
SHKULËS
Mjet që shërben për të shkulur diçka. Shkulëse patatesh. Shkulësja e
panxharsheqerit
SHIGJETË
Rrip i metaltë, i hollë, i ngushtë e me majë të
mprehtë, që rrotullohet rreth një boshti dhe që tregon
vlera të ndryshme në një aparat matës. Shigjeta e
peshores. Shigjeta e busullës
SHKARKUES
Aparat elektrik që shërben për të ruajtur
pajisjet elektrike nga mbitensioni dhe që është i përbërë
prej dy elektrodash, ndërmjet të cilave ndodh një
shkarkesë elektrike kur tensioni arrin një vlerë të
caktuar; rrufepritës. Shkarkues i thjeshtë. Shkarkues
sferik. Shkarkues me disqe (me shkëndija)
SHUMËFISHUES
1. Që shërben për të riprodhuar një tekst në shumë
kopje. Aparat shumëfishues
2. aparat që jep në dalje
një denduri shumëfishe në krahasim me atë që hyn
Shumëfishues fazash
SHUMËZUES
Që shërben për të shumëfishuar, shumëfishues
Aparat shumëzues
SHOSHË
Përdorëse që bëhet zakonisht prej një cope teneqeje
a lëkure të shpuar vrima-vrima e të mbërthyer në një
rreth druri dhe që shërben për të ndarë drithin nga
gëzhutat e nga papastërti të tjera; sasia sa nxë një enë
e tillë; përdorëse për të pastruar lëndë të ndryshme (si
rëra, zhavorri, çaklli) ose për t’i ndarë këto sipas
madhësisë së kokrrave a të copave. Shoshë e thellë
Shoshë mekanike (rrotulluese, dridhëse). Shoshë
cilindrike. Shoshë dore. Shoshë gruri (misri). Shoshë
zhavorri. Shoshat e kombajnës. Rrethi i shoshës. Një
shoshë grurë
SHTYPËS
Përdorëse prej druri a prej metali, rreth një pëllëmbë
e gjatë, e rrumbullakët e me flokë në të dyja anët, që
shërben për të shtypur gjëra të ndryshme në havan,
dorëza e havanit; gur i rrumbullakët e i lëmuar që
shërben për të shtypur kripë, ullinj, hudhra etj. Shtypës
druri (tunxhi). Shtypësi i havanit. Shtyp kripë (hudhra,
ullinj) me shtypës
SHFRYRËS
E çarë a pajisje e posaçme në një makinë, që lejon të
dalë jashtë ajri, gazi ose avulli i panevojshëm e i tepërt
Shfryrësi i avullit
SHKRIFTUES
Pajisje e posaçme e plugut, e cila shërben për të shkriftuar
tokën. Plug i pajisur me shkriftues
SHTYLLË
Pajisje prej metali ose prej xhami, si cilindër i
gjatë, që përdoret në industrinë kimike për distilimin e
lëndëve të ndryshme, për filtrimin e tyre etj. Shtyllë
distilimi (dendësimi). Shtyllë me pjata
SHTYLLËRRAHËS
Pajisje me një rrahës të rëndë, që përdoret për të
ngulur shtylla në thellësi të mëdha ose në truall të fortë,
duke i goditur me forcë
SHTYPËS
1. Përdorëse prej druri a prej metali, rreth një pëllëmbë
e gjatë, e rrumbullakët e me flokë në të dyja anët, që
shërben për të shtypur gjëra të ndryshme në havan,
dorëza e havanit; gur i rrumbullakët e i lëmuar që
shërben për të shtypur kripë, ullinj, hudhra etj. Shtypës
druri (tunxhi). Shtypësi i havanit. Shtyp kripë (hudhra,
ullinj) me shtypës
2. Makinë a pajisje që shërben për të shtypur lëndë të
ndryshme, presë. Shtypës hidraulik. Vë në shtypës
SHTYTËS
Vegël a pajisje që shërben për të shtyrë diçka
Shtytës pneumatik. Shtytësi i furrës. Vë në veprim
shtytësin
SHUARËS
1. Pajisje e posaçme për shuarjen e gëlqeres në
ndërtime. Shuarësi i gëlqeres. Rrotullohen shuarësit
2. Copë gome që shërben për të fshirë diçka të shkruar,
fshirëse
SHABLLON
Vegël që shërben për të kontrolluar ose për të matur
përmasat e një sendi, vegël kontrolli. Shabllon këndi
Kontrolloj me shabllon
SHALOK
Vegël si kompas, me hapje të këmbëve dy metra, që
përdoret për të matur tokën për nevojat bujqësore. Mat
me shalok
SHARRË
Vegël me përmasa, me trajta e me pajisje të
ndryshme, që ka si pjesë kryesore një rrip a një disk
prej çeliku me dhëmbë të mprehtë dhe që përdoret për
të prerë dru, metale e trupa të tjerë të fortë, duke u
vënë në lëvizje me forcën e krahut ose me një forcë
tjetër; rripi a disku prej çeliku i kësaj vegle, që shërben
për të prerë; makinë me një vegël të tillë. Sharrë e
madhe (e vogël). Sharrë elektrike. Sharrë prerëse
min. Sharrë dore (krahu). Sharrë shirit. Sharrë disk
Sharrë hekuri (druri). Sharrë trupash. Sharrë mermeri
Doreza (fleta) e sharrës. Dhëmbët e sharrës
SHAT
Vegël bujqësore në trajtën e një gjysmërrethi të
hekurt të kthyer poshtë, me një bisht druri të gjatë, që
përdoret për të prashitur, për të gërmuar e për punime
të tjera
SHËNUES
Vegël e posaçme që shërben për të shënuar një
shenjë mbi diçka; punëtori që përdor këtë vegël ose ai
që vë shenjë mbi sendet e prodhuara; ai që shënon
diçka. Shënues çeliku. Shënues i lëndës së drurit
SHIMATËS
Vegël e posaçme për të matur (në milimetra) sasinë e
ujit të shiut që bie në një vend të caktuar brenda një
kohe të caktuar. Shimatësi i shkollës
SHIRINGË
Vegël e posaçme, që përbëhet nga një gyp prej xhami
me një piston brenda dhe që përdoret për të shtënë në
trup bar të lëngshëm, për të marrë gjak etj. nëpërmjet
një gjilpëre. Shiringë e madhe (e vogël)
SHKELËS
Vegël e farkëtarit si vare me katër qoshe, e sheshtë e
nga njëra anë më e gjerë, që shërben për të rrafshuar
një hekur të skuqur, duke e vendosur mbi të dhe duke e
goditur nga sipër me çekiç a me vare. Shkelës prej çeliku
SHKREHËS
1. Mekanizëm shkyçjeje
2. Vegël e posaçme që godet ndezësin dhe
shkakton plasjen e granatës a të minës. Shkrehësi i
minës (i granatës)
3. Vegël që shkreh një mekanizëm për të vënë në
lëvizje diçka. Shkrehësi i katapultës. Shkrehësi i
aparatit fotografik
4. Mjet për të zënë shpendë të egër, që bëhet me një
thupër të njomë të ngulur në tokë e me një lak; rrasë
batine. Ngreh shkrehësin. E zura me shkrehës
SHKROLËS
1. Vegël druri si vulë, me gdhendje të ndryshme, që
përdorej për të zbukuruar bukën; mblatës
2. Sergjen për të mbajtur lugët, për të varur armët
SHKRUES
Vegël e marangozit, që i ngjan një zdrukthi dhe që
shërben për të bërë vija ose zbukurime të tjera në
dërrasë. Drurin e zbukurojnë me shkrues
SHPATULL
Vegël e përbërë nga një fletë çeliku në trajtë
trekëndëshi e me një dorezë druri, që e përdorin
zakonisht bojaxhinjtë për të kruar muret dhe për të
mbushur me allçi vrimat e plasaritjet
SHPINORE
Vegël gjimnastikore në trajtë të një shkalle prej
druri, që mbërthehet pas murit dhe shërben për
ushtrime të ndryshme të trupit. Ushtrime në shpinore
Ngjitje e zbritje në shpinore
SHPUES
Që shërben për të hapur vrima, që shpon; që bëhet
për të shpuar. Vegël (makinë) shpuese. Çekiç shpues
Maja (koka) shpuese
SHTANGË
1. Gyp prej metali që përdoret në shpimet me
sondë. Nxjerr shtangat nga pusi. Ngeci (u bllokua)
shtanga
2. Vegël që përdoret në garën e ngritjes së
peshave dhe që përbëhet nga një bosht prej metali, në
dy skajet e të cilit vendosen disqe me peshë të caktuar
SHTIZË
1. Heshtë
2. Copë prej teli të hollë e të fortë ose prej një lënde
tjetër, e gjatë afër një pëllëmbë e më shumë, me majë jo
të mprehtë nga njëra anë dhe me kokë e me një si grep
nga ana tjetër, që përdoret për të thurur çorape, triko
etj. (me dy ose me pesë të tilla). Shtiza të holla (të
trasha). Shtiza druri (kocke). Shtiza për çorape (për
triko). Një palë shtiza. Punoj me shtiza
3. Druri që lidh shtratin e qerres me zgjedhën, mashkulli
i qerres; dru i gjatë që bashkon trupin e parmendës me
zgjedhën. Shtiza e parmendës (e qerres). Rri mbi
shtizë. E ngre qerren me shtizë përpjetë (për ta
shkarkuar)
4. Shkop i gjatë për të mbajtur flamurin
5. Vegël sportive që përbëhet prej një shkopi të gjatë e
me majë të mprehtë prej hekuri dhe që hidhet me vrull
nga atleti
SHTRËNGESË
Vegël druri në trajtën e qeleshes, me të cilën
shtrëngohen qeleshet sheshe kur janë vënë në kallëp
SHTRËNGUESE
Vegël a pjesë vegle që shërben për të shtrënguar
diçka
SHTRYDHËS
Vegël a çdo mjet tjetër që shërben për të shtrydhur
Vegël (makinë) shtrydhëse. Shtrydhëse mekanike
Shtrydhëse limoni (domatesh). Shtrydhëse rrushi
SHTYTËS
Vegël a pajisje që shërben për të shtyrë diçka
Shtytës pneumatik. Shtytësi i furrës. Vë në veprim
shtytësin
SHUL
1. Dru i trashë e i fortë që u vihet tejetej kanateve të
portës nga prapa për t`i mbajtur mbyllur; vegël me një
shufër hekuri të lëvizshme, që shërben për të mbyllur
nga prapa derën ose një kanat të derës, të dritares, të
dollapit etj.; lloz
2. Vegël që hap e mbyll folenë e fishekut të
pushkës e të mitralozit ose grykën e topit nga ana ku
vihet predha dhe që ka gjilpërën për të goditur
kapsollën. Shuli i pushkës (i automatikut, i mitralozit)
Hap (mbyll) shulin
SHEKE
1. Enë druri e rrumbullakët e me madhësi të ndryshme,
që bëhet me dërrasa të ngushta të shtrënguara me
rrathë ose duke bashkuar dy gjysma të një trungu të
gdhendur përbrenda dhe përdoret për të mbajtur në të
bulmet, turshi, rrush etj.; vedër
2. Enë druri e vogël e me kapak, që e përdorin barinjtë
si kupë për bulmet
SHINIK
Enë druri e rrumbullakët, që shërben si masë drithi dhe
që ka madhësi të ndryshme sipas krahinave (nxë nga
25 deri në 110 okë); sasia e drithit që nxë një enë e tillë
Një shinik misër. Dy shinikë grurë
SHISHE
Enë prej qelqi, zakonisht e gjatë dhe me grykë të
ngushtë, që shërben për të mbajtur lëngje
SHQILOK
Enë e vogël prej druri ku mbajnë shqilën për të zënë
djathë; sheke e vogël
SHTAMBË
1. Enë balte për ujë, e gjerë në mes, me grykë të
ngushtë dhe me një a dy veshë
2. Enë druri si shishe e gjerë, që përdorin
barinjtë për të marrë me vete qumësht a dhallë
SHTERË
Enë guri e madhe për të shtypur kafe, guri i kafesë;
shtypës, havan për kripë etj. Rrah në shterë
SHAPTILOGRAF
Makinë e posaçme që shërben për të riprodhuar në
shumë kopje një shkrim të shtypur më parë në një letër
dylli ose në një fletë të hollë alumini. Bojë shaptilografi
Shumëzoj me shaptilograf
SHFRYRËS
E çarë a pajisje e posaçme në një makinë, që lejon të
dalë jashtë ajri, gazi ose avulli i panevojshëm e i tepërt
Shfryrësi i avullit
SHIRËSE
Makinë shirëse. Shirëse drithi. Shirëset dhe korrëset
SHKOQËS
Makinë që shërben për të shkoqur. Shkoqëse misri
SHKRIFËS
Makinë që shërben për ta shkrifur pambukun;
makinë, e cila shkrifëron dheun që përdoret për
përgatitjen e formave në fonderi
SHOSHITËS
Që shërben për të shoshitur. Makinë shoshitëse
SHPËRNDARËSE
Që është bërë a që shërben për të shpërndarë diçka
Makinë shpërndarëse
SHTRËNGUES
Që shërben për të shtrënguar me forcë diçka
Makinë shtrënguese. Vidhë shtrënguese. Rrip (zinxhir)
shtrëngues
SHTRUES
Që shërben për të shtruar diçka. Makinë shtrues
SHTRYDHËSE
Që shërben për të shtruar diçka. Makinë shtruese
SHTYPËS
Që shërben për të ngjeshur, për të thërrmuar a për
të shtrydhur. Makinë shtypëse
SHYTË
Kamion që nuk e ka pjesën e përparme të dalë,
kamion me turi të shtypur. Makinë shytë
Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave
Shume interesant.
faleminderit!