Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave
TAPË
1. Lëndë shumë e lehtë, që nxirret nga lëkura e disa
drurëve (sidomos nga një lloj lisi) dhe që përdoret për
shtupa, për shollë këpucësh, për rrjetat e peshkimit etj.;
një copë nga kjo lëndë
2. Shtupë mbyllëse zakonisht për shishe, që bëhet nga
kjo lëndë ose prej druri, prej gome, prej plastike etj
Tapë druri (llastiku). Tapa e shishes (e shtambës, e
bucelës). Nxjerrëse tapash. I hoqi (i vuri) tapën. Mbyll
me tapë. I ka dalë tapa
3. Mjet shpëtimi nga mbytja, që zakonisht lidhet në mes
si brez dhe që përbëhet prej kësaj lënde ose prej një
lënde tjetër të lehtë. Tapë shpëtimi. I hodhi tapën
Ngjeshi tapën në brez
TELEFERIK
Mjet për mbartjen e udhëtarëve ose të lëndëve të
ndryshme nga një vend në një vend tjetër, zakonisht në
vise malore, që përbëhet nga një kabinë a mbartëse
tjetër e madhe, e cila lëviz në ajër me ndihmën e një
makaraje, e varur në një litar prej metali. Teleferik për
udhëtarë (për mallra). Hipi në teleferik
Udhëtoi (u ngjit) me teleferik
TRAP
Mjet i thjeshtë lundrimi, i ndërtuar zakonisht me trungje
të lehtë ose me dy lundra të vogla, mbi të cilat
mbërthehen dërrasa që formojnë një shesh të gjerë;
trung druri ose disa dërrasa të lidhura bashkë, me të
cilat kalohet një lumë, një liqen etj. Trap i madh. Nget
trapin. E kaloi lumin me trap. I ngarkoi në trap
TREN
Mjet udhëtimi e transporti, që përbëhet nga një
lokomotivë e nga disa vagonë dhe që ecën mbi binarë
të hekurt. Tren elektrik. Tren veror. Tren ndërkombëtar
Tren i blinduar. Tren i posaçëm. Treni i mbrëmjes. Tren
udhëtarësh (mallrash). Fishkëllima e trenit. Lëvizja e
trenave. Stacioni i trenit. Hipi në tren. Udhëtojnë me
tren. Zbriti nga treni
TRIÇIKËL
Motoçikletë ose mjet tjetër me tri rrota. Hipi në triçikël
Mbart me triçikël
TAST
Pllakë e vogël në trajta të ndryshme në një
aparat, në një pajisje etj., e cila, kur e shtypim, vë në
punë këtë aparat a një pjesë të tij; doreza me kokë në
aparatin mors, që e rrahim për të dhënë shenjat e
alfabetit në telegrafi. Tastet e makinës së shkrimit
TELEFON
Lloj i ndërlidhjes me tel e me rrymë elektrike, që bëhet
ndërmjet dy njerëzve, të cilët ndodhen larg njëri-tjetrit;
aparat i posaçëm me numra dhe me një dorezë, që
shërben për të vendosur lidhjen, për të folur dhe për të
dëgjuar; aparati dhe pajisjet e tjera që shërbejnë për
këtë lloj ndërlidhjeje. Telefon automatik
TELEVIZOR
Aparat i posaçëm që ka ekran e punon me rrymë
elektrike e me antenë, që ka edhe pajisjet e radios për
zërin dhe që shërben për të dhënë pamje e figura të
ndryshme. Televizor bardhezi (me ngjyra). Televizor
me gjysmë-përçues. Ekrani i televizorit. Antena
(llambat) e televizorit
TENSION
Aparat për matjen e tensionit
TRANSFORMATOR
Aparat që shërben për të ngritur a për të ulur tensionin
e rrymës elektrike ose për ta matur atë. Transformator
rritës (zbritës). Transformator matës
TREFAZOR
Që ka tri faza, që punon me tri faza ose që është bërë
për rrymë me tri faza; që vjen me tri faza. Aparat
trefazor. Transformator trefazor
TYMTHITHËS
Aparat që thith tymin e pluhurat
TAPËNXJERRËSE
Përdorëse me një turjelë të vogël, që shërben për të
nxjerrë tapat e shisheve
TEZGË
1. Tryezë e veçantë, e gjatë dhe e hapur përpara, që
vendoset brenda ose jashtë dyqanit dhe mbi të cilën
vihen mallrat që shiten; pjesë e hapur e karrocës së
dorës për të shitur plaçka a ëmbëlsira. Shiste me tezgë
Doli me tezgë. Vuri mallrat në tezgë. E kishte mbushur
tezgën plot
2. Përdorëse e përbërë prej disa dërrasash të
mbërthyera në dy drunj, që mbahet nga dy veta për të
mbartur dhe, pleh, gurë, gëlqere a sende të tjera në
largësi jo të mëdha. Tezgë e madhe (e vogël, e lehtë, e
rëndë). Mbushi (zbrazi) tezgën
TAKËM
Tërësia e sendeve, e pajisjeve etj. që shërbejnë për
të njëjtën gjë pajisje prej disa sendesh që përdoren për
një punë. Takëm i pasur (i vyer). Takëm shkrimi
Takëmi i rrojës. Takëmi i kafesë (i çajit). Takëmi i kalit
pajimet e kalit (shala, freri, yzengjitë etj.). Takëmet e
ngrënies. Një takëm filxhanë (gota). Takëmi i shtëpisë
mobiliet e shtëpisë
TAST
Pllakë e vogël në trajta të ndryshme në një
aparat, në një pajisje etj., e cila, kur e shtypim, vë në
punë këtë aparat a një pjesë të tij; doreza me kokë në
aparatin mors, që e rrahim për të dhënë shenjat e
alfabetit në telegrafi. Tastet e makinës së shkrimit. U
bie tasteve. Shtyp tastin
TORNO
Makinë e ndërlikuar, me pajisje të nevojshme për prerje,
për gdhendje, për shpime etj:, që përdoret për të bërë
pjesë këmbimi e punime të tjera me faqe zakonisht të
rrumbullakëta nga copë prej metali, prej druri a prej një
lënde tjetër. Torno vertikale (horizontale). Torno
paralele. Torno për punime druri. Thika e tornos
Reparti i tornos. Punon në torno
TRANSISTOR
1. Pajisje elektronike me përmasa të vogla,
që përbëhet nga tri pjesë gjysmëpërçuese dhe që
përdoret për të përforcuar rrymën elektrike, për të
përftuar lëkundje elektrike dhe për qëllime të tjera
Aparat me transistorë
2. Radio e vogël me disa pajisje elektronike të
tilla, që punon me bateri dhe që mund të mbahet me
vete. Transistor xhepi
TREKËMBËSH
Mbajtëse e përbërë nga tri këmbëza të hapura anash
e të mbërthyera sipër në një vend, që shërben për të
mbështetur në të një armë, një pajisje a diçka tjetër
Trekëmbëshi i mitralozit. Trekëmbëshi i aparatit
fotografik
TUB
Gyp prej metali, prej çimentoje, prej qelqi etj. i hapur
nga të dyja anët e me gjerësi të ndryshme, nëpër të cilin
kalojnë lëngjet, gazrat, avujt etj.; pajisje mjetesh e
aparatesh të ndryshme, që kanë trajtë të tillë. Tub i
thjeshtë. Tub tharës (thithës). Tub bashkues (ndarës)
Tub elektronik. Tub çimentoje (çeliku, eterniti, gize,
gome, teneqeje, xhami). Tub uji (ajri). Tub shkarkimi
Tuba shpimi. Tuba nafte. Tuba sobe. Tubat e
ujësjellësit. Tub i teleskopit. Tubi i shikimit pjesa
kryesore e mikroskopit, e cila ka trajtën e një gypi
Reparti i tubave. Ngjit (bashkoj) tubat
TAKUES
Vegël, me anën e së cilës bëhet takimi i dy a më shumë
pjesëve të një makine, të një pajisjeje etj. për t’i vënë në
punë ato; çelës. Takuesi i kontrollit. Susta e takuesit
TAMBUR
Vegël a pjesë makinash të ndryshme, në trajtë
të një cilindri dhe brenda zakonisht e zbrazët, që kryen
një punë të caktuar
TELESKOP
Vegël e posaçme, me thjerrëza të mëdha e me pasqyra,
që zmadhon shumë dhe që shërben për të këqyrur
trupat qiellorë e për të bërë vëzhgime të ndryshme
astronomike. Teleskop me pasqyrë. Shihet me teleskop
TEODOLIT
Vegël e posaçme, e pajisur me dylbi, që përdoret në
gjeodezi, në astronomi, në artileri dhe në aviacion për të
matur këndet. Mat me teodolit
TERMOMETËR
Vegël, që përbëhet nga një fushë e shkallëzuar dhe nga
një gyp i hollë qelqi me një fole në fund të mbushur me
zhivë ose me një lëng tjetër dhe që shërben për të
matur temperaturën. Termometër mjekësor
Termometër me zhivë (me alkool)
TEZGJAH
Vegël prej druri ose makinë e posaçme me pajisjet e
nevojshme që përdoret për të endur pëlhurë, stof,
qilima etj.; vegjë, avlëmend. Tezgjah druri. Krehri i
tezgjahut. Reparti i tezgjahëve. Punëtorja e tezgjahut
Pëlhurë tezgjahu. Punon me gjashtëmbëdhjetë tezgjahë
TËRHEQËS
Vegël, pajisja a pjesë e një makinë, që shërben
për të tërhequr diçka. Tërheqësi i makarasë
TOKMAK
1. Vegël e madhe, që përbëhet prej një cope trungu të
rëndë e prej drurësh të mbërthyer paralel në dy anët e
tij dhe që përdoret për të thyer plisa në arë, për të
ngjeshur dheun etj. Koka e tokmakut. Shtypin (rrahin,
sheshojnë) tokën me tokmak
2. Çekan i madh hekuri që përdoret për të thyer gurë;
çekan i madh prej druri, që përdoret për t’i rënë pykës
kur çajmë dru, për të thyer plisa etj.; vare. Thyejnë
gurët me tokmak
3. Dru i rëndë, i rrumbullakët dhe i gdhendur, me të cilin
qeleshepunuesi i bie dredhës së harkut kur lënuret
leshi. E rreh me tokmak
4. Çekan i madh druri që përdor samarpunuesi maj
5. Dorëz a goditëse e metaltë, e vendosur në derë, që
shërben për të trokitur
Trokiti me tokmak. I ra tokmakut
6. Kupac për të shtypur hudhra, arra etj. I shtypi në
tokmak
TREDHËS
Vegël druri në trajtë bige ose shul me një lak, që
përdoret për të tredhur demat, deshtë e cjeptë. I vuri
tredhësin
TREGUES
Vegël, aparat etj., që tregon diçka; shigjetë e
lëvizshme zakonisht mbi një fushë të shkallëzuar, që mat
një forcë, në sasi etj. ose që tregon drejtimin e një
lëvizjeje. Treguesi i drejtimit. Treguesi i vajit (i
karburantit). Treguesi i shtypjes (i trysnisë). Treguesi i
shpejtësisë
TROKASHKË
Vegël druri në mullinjtë e ujit a në mokra, që fërkohet
pas gurit të blojës, tund lugun dhe rrëzon ca nga ca
kokrrat e drithit nga lugu në gurët; çakalle. Trokashka e
mullirit. Zhurma e trokashkave
TROKULL
Vegël e thjeshtë për të shtrydhur ullinjtë dhe për të
nxjerrë vajin; mulli vaji
Më parë ullinjtë i shtrydhnin me trokull
TRUNG
Vegël a mjet që ka trajtën e një gypi të drejtë ose
të një boshti
TURJELË
1. Vegël për të hapur vrima në dru e në metale e në
sende të tjera të forta, që përbëhet nga një shufër
çeliku, zakonisht e përdredhur rreth vetes, me vjaska të
thella e me majë të mprehtë dhe që rrotullohet me anë
të një doreze ose me makinë. Turjelë e madhe. Turjelë
dore. Turjelë druri (hekuri). Turjela e sondës. Makinë
me turjelë. Shpoj (hap) vrima me turjelë. Iu ngul si
turjelë
2. Vegël dore e vogël, që përbëhet nga një tel i
spërdredhur ose nga një shufër metali me vjaska e nga
një dorezë dhe që përdoret për të nxjerrë tapat e
shisheve; nxjerrëse tapash. E nxori tapën me turjelë
TYMËSE
Vegël për të bërë tym, që ka një si gjyryk, prej lëkure
dhe që e përdorin bletërritësit për të larguar bletët nga
zgjoi. Gryka të tymëses. I nxjerrin bletët me tymëse
TABAKA
Enë e sheshtë, e nderë si sini, në trajta të ndryshme,
zakonisht me mbajtëse a me doreza në dy anët, që
përdoret për t’u nxjerrë miqve kafe, pije etj
TAKETUKE
Enë e vogël në trajta të ndryshme, që shërben për të
lënë në të bishtat e cigareve dhe për të shkundur hirin e
duhanit. Taketuke duhani. Taketuke qelqi (balte,
metali, porcelani). Zbraz (pastroj) taketuken. Shuaj
cigaren në taketuke. Shkund hirin në taketuke
TAS
Enë e thellë dhe e rrumbullakët, në madhësi të
ndryshme, prej balte, prej metali etj., që përdoret për
gjellë, për bulmet ose për ushqime të tjera; sasia sa nxë
një enë e tillë
TAVË
Tepsi metali a balte, zakonisht e rrumbullakët dhe e
thellë, që përdoret për të pjekur mish a gjellë tjetër në
furrë; gjella që piqet në këtë enë;
TEMJANICË
Enë e metaltë në trajtë të një kupe, me tre zinxhirë të
hollë të bashkuar sipër në një dorëz, që shërben për të
djegur temjanin në kishë (në vendet ku vepron kisha e
krishterë)
TENXHERE
Enë prej metali si kusi me kapak, që shërben për të zier
gjellë, për të ngrohur e për të valuar ujë e lëngje të
tjera; gjella a diçka tjetër që është në këtë enë; gjellë,
ujë, qumësht etj. sa nxë kjo enë
TEPSI
Enë e madhe bakri ose alumini, e rrumbullakët dhe e
sheshtë, me buzë të ngritura katër pesë gisht, që
shërben për të pjekur në furrë a në saç bukë, mish e
gatesa të tjera; gatesa e pjekur në këtë enë
TERMOS
Enë e posaçme me dy shtresa me hapësirë pa ajër në
mes, që shërben për të ruajtur për një kohë të gjatë ujë,
lëngje a ushqime në atë temperaturë, në të cilën i
shtiem në të
TERPLOTE
Lopatë e gjerë prej druri, që përdoret zakonisht për të
hedhur drithin në erë, kur duam ta pastrojmë; lopatë e
vogël, e lugët, që përdoret për të marrë nga thesi a nga
një enë tjetër sheqerin, miellin, orizin, kripën etj
TIGAN
Enë e metaltë, e rrumbullakët, me fund të sheshtë, me
buzë të ngritura dhe me një bisht të gjatë, që përdoret
për të skuqur vajin a gjalpin, qepën, mishin, vezët etj
TREÇEREKËSHE
Enë që nxë tri të katërtat e një mase (të okës, të litrit etj.)
TUNDËS
Enë druri e gjatë dhe e ngushtë, me fund pak më të
gjerë se gryka, në të cilën rrahin qumështin ose kosin
për të nxjerrë gjalpin; dybek; shkop i gjatë prej druri me
një rrotëz në fund, me të cilin rrahin qumështin a kosin
në këtë enë, filiç
TELETAJP
Aparat telegrafik, që i shtyp shkronjat me makinë
shkrimi të tipit me tastierë; lloj ndërlidhjeje e vendosur
me aparate të tilla. Punëtorët e teletajpit. Jep (lidhet)
me teletajp
TELËZUES
Që telëzon, që shërben për të bërë telëzimin. Makinë
telëzuese
TJERRËSE
Që shërben për të tjerrë; që tjerr. Makinë tjerrëse
TORNO
Makinë e ndërlikuar, me pajisje të nevojshme për prerje,
për gdhendje, për shpime etj:, që përdoret për të bërë
pjesë këmbimi e punime të tjera me faqe zakonisht të
rrumbullakëta nga copë prej metali, prej druri a prej një
lënde tjetër. Torno vertikale (horizontale). Torno
paralele. Torno për punime druri. Thika e tornos
TRAKTOR
Makinë e rëndë bujqësore, me zinxhirë ose me rrota të
mëdha, me një a me disa plugje, që përdoret për të
punuar tokën, për të hapur vija të thella në ara, për të
tërhequr makina të tjera bujqësore etj. Traktor i vogël (i
madh). Traktori i parë shqiptar. Zinxhirët e traktorit
Zhurma e traktorit. Gumëzhin traktori. E punojnë tokën
me traktor. Shkul rrënjët me traktor
Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave
Shume interesant.
faleminderit!