Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave
HARKAVILE
Mjet për të zënë zogj e shpendë të egër, që bëhet me
një shufër të gjatë, e cila përkulet si hark dhe në krye ka
lakun; shkrehës. Laku i harkaviles. Harkavile për zogj
(për rosa). I zuri me harkavile
HEDHËSE
Mjet a vegël që shërben për të hedhur a për të
lëshuar diçka
HELIKOPTER
Mjet fluturues me motor, pa krahë,
me një helikë të madhe sipër dhe me një më të vogël në
bisht, që ulet e ngrihet nga toka pingul, pa pasur nevojë
për fushë të posaçme dhe që shërben për të udhëtuar
me të, për qëllime ushtarake etj
HELIOGRAF
1. Teleskop i fuqishëm me aparat të posaçëm për
të fotografuar Diellin
2. Aparat i posaçëm që mat zgjatjen e ndriçimit
diellor
3. Aparat për të dhënë sinjale me anë të dritës
HEKUR
Përdorëse prej metali, zakonisht e rëndë, që nxehet
me mënyra të ndryshme dhe shërben për të hekurosur
rrobat. Hekur me korrent (me prush). Hekur i
shkallëzuar
HALLAT
Vegël; mjet i thjeshtë pune, përdorëse. Hallatet e
punës. Hallatet e rrojës
HAPËSE
Vegël prej metali, me një thikë të kthyer a me një turjelë
të vogël, që përdoret për të hapur shishe, kuti teneqeje
etj.; mjet për të hapur diçka. Hapëse shishesh
(konservash). Hapëse zarfesh
HARK
Vegël e thjeshtë për të rrahur e për të lënurur leshin
HAVAN
1. Enë e thellë prej metali, prej druri etj., që shërben për
të shtypur në të me një shtypës gjëra të ngurta (si arra,
bajame, hudhra, kripë, piper etj.)
Havan tunxhi
(porcelani, qelqi). Havan druri (i drunjtë). Havani i
arrave (i piperit, i hudhrave, i orizit, i kripës). Havan
farmacie. Shtypësi (doreza, çoku, bishti) i havanit
2. Vegël për të grirë duhanin, çark duhani
HEDHËSE
Mjet a vegël që shërben për të hedhur a për të
lëshuar diçka. Hedhëse uji. Hedhëse qymyrguri
Hedhëse bombash bombahedhëse. Hedhëse
granatash granatahedhëse
HINKË
Enë e vogël në trajtën e konit e me gyp të hollë e të
gjatë në fund, që përdoret për të shtënë nëpërmjet saj
lëngje në shishe a në enë të tjera me grykë të ngushtë
Hinkë teneqeje (qelqi, plastmase). Hinka e rakisë (e
vajit). E shtie me hinkë
HUNDËZ
Rreth hekuri me thumba të gjatë ose shportë e vogël
prej teli, që u vihet kafshëve në gojë për të mos pirë
qumësht nga nënat, për të mos kullotur ose për të mos
kafshuar. Hundëza e viçit. Hundëza e kecit (e qengjit)
Hundëza e kaut (e buallit). Hundëza e qenit. I vë (i heq) hundëzën
Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave
Shume interesant.
faleminderit!