Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave

Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave

LLOGARITËS

LLOGARITËS

Mjet që shërben për të bërë llogaritje, makinë llogaritëse

LLAMBADAR

Pajisje prej metali, shpesh e zbukuruar me abazhurë

etj., që shërben për të mbajtur llambat e dritës

Llambadar i madh. Llambadar tavani (miri, tryeze)

LLAMBË

1. Mjet ndriçimi me vajguri a me një lëndë djegëse tjetër

dhe me fitil, që mbulohet me një poç të gjatë prej qelqi;

mjet i vogël ndriçimi me bateri; mjet nxehjeje me fitil dhe

zakonisht me alkool. Llambë me vajguri (me benzinë)

Llambë me alkool. Llambë karbiti. Llamba e shtëpisë

Llamba e minatorit. Drita e llambës

2. Pajisje prej qelqi, e rrumbullakët ose gjatoshe,

zakonisht me fije metalike brenda a me gaz, që ndriçon

me rrymë elektrike ose përdoret për punë të veçanta në

aparate të ndryshme. Llambë elektrike. Llambë neoni

Llambë elektronike. Llamba e saldimit. Llambat e radios

Llambë automjetesh

LLAÇPËRZIERËSE

Makinë që përgatit dhe përzien llaçin

LLAKUESE

Makinë llakimi, makinë që lyen me llak

 

Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave

Comments
All comments.
Comments

  1. Anonymous

    Shume interesant.
    faleminderit!