Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave
CISTERNË
1. Rezervuar i madh prej metali, zakonisht në trajtë
cilindri të zgjatur, që shërben për të mbajtur lëngje (ujë,
naftë etj.). Cisternë nafte. Cisternë uji.
2. Anije, vagon ose mjet tjetër me një rezervuar të madh
prej metali për të mbartur lëngje (ujë, naftë etj.). Anije
cisternë. Vagon cisternë. Aeroplan cisternë.
CENTRIFUGË
Aparat që përdoret për të ndarë mekanikisht një lëndë
ose për të hequr ujin nga një send a nga një përzierje
me anë të rrotullimeve të fuqishme. Centrifugë sheqeri
(mjalti). Centrifugë e makinës larëse.
CIKLON
Aparat i posaçëm, që shërben për të pastruar
ajrin a një gaz, duke thithur grimcat ose pluhurin me anë
të forcës qendërikëse.
CENTRUES
Që shërben për të centruar diçka. Pajisje centruese.
Bosht centrues. Majë centruese.
CAPINË
Vegël prej metali, me majë hekuri të kthyer pak e me
bisht të gjatë, që përdoret për të tërhequr rrëshqanë
dhe për të rrokullisur trupat e drurëve. I nguli capinën
trungut të pishës.
CENTRUES
Pajisje që shërben për të centruar një vegël etj. ose për
të ngulitur në qendër një figurë. Centrues optik.
CILINDËR
1. Pjesë ose vegël e një makinerie në trajtë të një
trungu a gypi të rrumbullakët, të prerë rrafsh në të dy
anët. Cilindër i dhëmbëzuar. Cilindër i drunjtë (i
metaltë). Mulli me cilindër.
2. Pjesë metalike e rrumbullakët e një motori me
avull ose me djegie të brendshme, në të cilën lëviz
pistoni. Cilindër me avull. Cilindër me trysni të ulët.
Motor me dy cilindra.
CIKLOSTIL
Makinë shtypi e thjeshtë, që përdoret për të
shumëzuar shkrime dhe që zakonisht rrotullohet me
dorë. Letër (bojë) ciklostili. Shtyp në ciklostil.
COPËTUESE
Makinë që shërben për të copëtuar lëndë të ndryshme.
Copëtuese e zakonshme. Copëtuese qymyri.
Copëtuese frutash. Makinë copëtuese.
CEKE
Enë e cekët; xhezve e vogël kafeje, që nxë vetëm një
filxhan ujë.
CINGO
Pjatë ose enë tjetër që është bërë
prej metali të smaltuar; broke uji.
CINGORE
Pjatë e thellë prej cingoje; enë prej cingoje.
Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave
Shume interesant.
faleminderit!