Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave

Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave

GJERGJEF

GJERGJEF

Mjet për të qëndisur, në trajtë të një kornize ose të dy

rrathëve, që hyjnë të puthitur njëri në tjetrin, ku ndehet

e shtrëngohet pëlhura që qëndiset. Qëndis (punon) me

gjergjef. Vë në gjergjef. Heq nga gjergjefi

GJYSMËPËRÇUES

Lëndë me përçueshmëri elektrike të dobët ndërmjet

përcjellësve dhe izoluesve; përçues prej kësaj lënde që

përdoret në aparate të ndryshme

Aparat me gjysmëpërçues

GJENERATOR

1. Makinë që shërben për të prodhuar rrymë elektrike,

duke shndërruar në energji elektrike një energji tjetër

Gjenerator elektrik. Gjenerator i rrymës së

vazhdueshme. Vendos një gjenerator

2. Pajisje e posaçme që shërben për prodhimin e

valëve ose të lëkundjeve me qëllime të ndryshme

Gjenerator sinjalesh. Gjenerator i zërit. Gjenerator me

frekuencë të lartë

3. Aparat që shërben për të shndërruar lëndën djegëse

në gaz të djegshëm, gazogjen

GJYSMËHËNË

Vegël në trajtën e draprit të hënës

GJYSMUNAZË

Vegël a pjesë e një mekanizmi që ka trajtën e

gjysmës së unazës

GJEP

Enë me grykë të ngushtë e me lëfyt të hollë; ibrik

GJYM

Enë bakri a llamarine, me fund të gjerë e me grykë të

ngushtë dhe me një vjegë, që përdoret zakonisht për të

mbajtur ose për të valuar ujin. Gjym i madh (i vogël)

Gjym bakri (llamarine). Gjym kafeje. Gjymi i zjarrit

Mbush gjymin në krua

 

Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave

Comments
All comments.
Comments

  1. Anonymous

    Shume interesant.
    faleminderit!