Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave

Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave

RRAHÇË

RRAHÇË

Mjet peshkimi më i vogël se vallkoi me një hinkë prej

rrjete në grykë, që përdoret sidomos në kohën kur

rrihen peshqit. Zë peshk me rrahçë

RRETH

Mjet peshkimi në trajtë të një cilindri të

hapur, të mbërthyer në një shkop, që e tërheqin në ujë

duke qëndruar në lundër

RRËSHQITËSE

Mjet për të bartur njerëz e sende, i ndërtuar prej dy

drurësh anësorë të lëmuar ose me një rrip hekuri nga

poshtë dhe me një shtresë të mbërthyer përsipër, që

tërhiqet zakonisht nga qentë a nga kuajt e rrëshqet mbi

dëborë ose mbi tokë të rrafshët; lodër fëmijësh e

ndërtuar në këtë trajtë, me të cilën rrëshqasin nga lart

mbi dëborë; sajë

RRJETË

Mjet i punuar me fije të holla, të thurura rrallë në

mënyrë të rregullt, me trajta e përmasa të ndryshme, që

përdoret për të kapur peshq, shpendë, insekte etj

Rrjetë peshkimi. Rrjetë për të kapur zogj (flutura)

RREGULLUES

Pajisje ose aparat që shërben për ta bërë një

mekanizëm a një mjet tjetër të punojë sipas një rregulli

të caktuar. Rregullues automatik. Rregullues i ndriçimit

(i zërit). Rregullues i shpejtësisë (i nxehtësisë)

Rregullues i ajrit (i gazit)

RREZATUES

Pajisje e posaçme ose trup

që lëshon rreze drite a energjie, të cilat përdoren për

një qëllim të caktuar. Rrezatues i fuqishëm. Rrezatues

drite (zëri)

RROTË

1. Rreth prej druri a prej metali me spica ose i plotë nga

brenda, zakonisht i veshur nga jashtë me rrip metalik a

me gomë, që mbërthehet në një bosht dhe që

rrotullohet për të vënë në lëvizje një mjet, i cili ecën mbi

tokë. Rrota e parme (e prapme). Rrotë druri (gome,

metali). Rrotë qerreje (karroce, biçiklete, makine)

Rrotat e trenit. Rrotat e topit (e mitralozit). Motoçikletë

me dy (me tri) rrota. Karrige (krevat) me rrota. Rrethi

(boshti) i rrotës. Rrezet (spicat) e rrotës

2. Rreth i plotë nga brenda ose me rreze, që vihet në

një bosht dhe që rrotullohet për të përcjellë lëvizjen në

një mekanizëm a në një pajisje ose për qëllime të tjera

Rrotë e dhëmbëzuar. Rrotë drejtuese. Rrotë

transmisioni. Rrotë mulliri. I vë (i heq, i ndërroj) rrotën

RROTOVILE

Pajisje e thjeshtë, e cila ka një rrotë të rrafshët që

rrotullohet me këmbë dhe shërben për të bërë shtamba

e poçe prej balte; çarku i poçarit

RRUFEPRITËS

Pajisje e përbërë prej një shufre me majë prej metali të

qëndrueshëm, e cila vihet në kulmin e një ndërtese, të

një oxhaku, të një anijeje etj. për t’i mbrojtur nga goditjet

e rrufeve, duke e shkarkuar rrymën nëpër një fill të

tokëzuar. Rrufepritësi i shtëpisë (i oxhakut). Shtylla e

rrufepritësit. Maja e rrufepritësit. Rrezja e rrufepritësit

Vendosi një rrufepritës

RRAHËS

1. Dru shpatuke me dorezë që shërben për të rrahur

rrobat kur i lajmë; kopan, pallë; mjet i ngjashëm prej

thuprash të holla, prej xunkthi të thurur, prej plastike

etj., që shërben për të rrahur rrobat, qilimat etj. e për t’u

shkundur pluhurin

2. Mjet, vegël a pjesë e një mekanizmi që shërben për

të rrahur, për të thërrmuar a për të goditur diçka

Rrahësi i pushkës (i pistoletës). Rrahësi i tundësit

Rrahës dere trakullore, çoku i portës. Rrahësi i

kambanës gjuhëza e kambanës, rrumbi. Rrahës drithi

Rrahës hudhrash havan hudhrash. Rrahës mishi

Rrahës vezësh (qumështi, kremi)

RRËSHQITËS

Vegël ose pjesë e një mekanizmi, që punon duke

rrëshqitur para e prapa në një lug ose mbi një

sipërfaqe. Rrëshqitësit e tornos

RROTULLUES

Vegël ose mekanizëm që shërben për të rrotulluar

diçka. Rrotullues i purtekave. Dhëmbëzat e rrotulluesit

RRASHTË

Enë e përdorur a e thyer në një cep, që shërben për

të mbajtur sende të ndryshme; garraç

RRAFSHUESE

Që shërben për të rrafshuar tokën. Makinë rrafshuese

RRËNJËSHKULËS

Makinë për shkuljen e rrënjëve të drurëve, të cilat

mbeten në tokë. Traktor me rrënjëshkulës

RRËSHINIM

Makinë rrëshinimi, makinë që pret në riska

RRISKIM

Makinë rriskimi, makinë që pret anët e librave, fletoreve etj

RROBALARËSE

Makinë për larjen e rrobave. Rrobalarëse automatike

RROJË

Makinë rroje

RRUES

Makinë rruese

 

Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave

Comments
All comments.
Comments

  1. Anonymous

    Shume interesant.
    faleminderit!