Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave
BALLAMAR
Litar i trashë që përdoret për të lidhur mallrat e
ngarkuara në një mjet
BARKË
Mjet i thjeshtë lundrimi, më i vogël se anija, që vihet
në lëvizje me lopata, me vela ose me motor; varkë
Barkë dërrase (gome). Barkë me lopata (me rrema,
me vela, me motor). Barkë peshkimi. Barka e shpëtimit
BIÇIKLETË
Mjet i lehtë e i shpejtë udhëtimi, zakonisht me dy rrota
njëra pas tjetrës, që vihet në lëvizje me këmbë. Biçikletë
sportive. Biçikletë dyshe. Biçikletë burrash (grash,
fëmijësh). Biçikletë me tri rrota. Biçikletë me motor
BILBIL
Mjet i vogël me një pip, te cilit i fryjmë për të nxjerrë
fërshëllimë. Bilbil druri
BORI
Mjet sinjali, që përdoret në makina, në karroca etj
dhe që nxjerr zë të fortë
BLIC
lambë me ndriçim të fortë e të menjëhershëm, që
përdoret gjatë fotografimit. Aparat blici
BALONË
Sferë e madhe prej pëlhure ose prej lënde tjetër të
fortë e të papërshkueshme nga ajri, që mbushet me gaz
të lehtë dhe që shërben për të ngritur lart në ajër një
aerostat, pajisje për studime meteorologjike etj.;
aerostati që ngrihet në ajër me një sferë të tillë. Balonë
meteorologjike. Balonë me hidrogjen. Ngjitej me balonë
BATERI
Pajisje e përbërë nga disa pjesë ose nga disa
elemente të njëjta, që janë lidhur së bashku për të bërë
një punë. Bateri kazanësh (turbinash, ngrohësish, ndriçuesish)
BAROMETËR
Vegël e posaçme për të matur shtypjen atmosferike
Barometër metalik. Barometër me zhivë. U ngrit (u ul)
barometri
BASHKUES
Vegël që shërben për
të bashkuar dy pjesë të një mekanizmi a dy sende
BEL
Vegël bujqësore si lopatë, me teh trekëndësh, zakonisht
me një këmbëz, që përdoret për të punuar thellë tokën
ose për të hapur hendek. Bel çatall bel me tehun të
trashë e të ndarë si bigë. Bel ulluk bel me teh të kthyer
si lug që përdoret për të hapur gropa
BLIGJE
1. Vegël druri si kunj, që përdoret për të vizatuar e për
të lëmuar vorbat; kruashkë
2. Kunj druri me kokë, që përdoret për të mbajtur
lëmshet e penjve
BRANË
Vegël në trajtë bige, me një peshë përsipër, që
shërben për të mbajtur të tërhequra fijet, kur i endim
dhe i mbledhim në shulësin e tezgjahut. Guri i branës
BRAVË
Vegël e hekurt që ngulet në dyer, në dollapë, në
sirtarë etj. dhe që shërben për t’i mbyllur me çelës
Bravë dere. Brava e dollapit (e sirtarit, e valixhes)
BRAZDËHAPËS
Vegël bujqësore, që shërben për të hapur brazda;
kultivator për të hapur brazda
BRISK
1. Thikë çeliku e posaçme me dorëz, me një teh shumë
të mprehtë, që përdoret për t’u rruar; pllakëz çeliku
shumë e hollë dhe me dy tehe shumë të mprehta, që
vihet në një vegël të posaçme dhe përdoret për t’u
rruar. Brisk rroje. Brisk makine
2. Thikë e vogël xhepi me një presë, që hapet e mbyllet
në një dorëz prej briri, prej lënde plastike, prej metali
etj.; biçak; vegël me presë, që shërben për të krasitur
drurët, për të prerë lulet, për shartime etj. Brisk xhepi
Brisk shartimi. Brisk për krasitje. Brisk me dy presa
Presa (doreza) e briskut
BUSULL
Vegël e përbërë nga një kuti e vogël, e rrumbullakët
dhe e mbuluar me xham, e cila ka një fushë të
shkallëzuar dhe një gjilpërë magnetike që tregon
gjithmonë Veriun dhe përdoret për t’u drejtuar sipas
pikave të horizontit ose për të matur këndet e drejtimit
Busull detare. Busull magnetike. Busull gjeologjike
(topografike). Busull xhepi. Drejtohem me busull
BABUNE
Enë druri, e rrumbullakët dhe me një vesh, që nxë rreth
dhjetë kile dhe që përdoret si masë drithi; karroqe
Dhjetë babune grurë. Mat me babune
BAKËRE
Enë ose sende të tjera prej bakri. Bakëre të vjetra
Bakëret e shtëpisë. Kallajisi bakëret
BAKËRISHTE
Enë ose send tjetër prej bakri; bakëre; mbeturina
sendesh prej bakri, copa bakri. Bakërishte e vjetër
Bakërishtet e shtëpisë. Shkrinë bakërishtet
BAKËRORE
Enë prej bakri. Bakërore për gjellë
BALONË
në qelqi a metali si sferë, që përdoret për të
mbajtur mbyllur lëngje ose gaze. Balonë qelqi. Balonë
me oksigjen. Balona e llambës
BALSAMARE
Enë prej balte me grykë të ngushtë, për të mbajtur
balsam ose erëra të mira
BALTORE
Enë prej balte (tas, tavë, shtambë etj.). Baltore për
gjellë (për ujë)
BARKASHORE
Enë (poçe balte, kusi etj.) me bark të fryrë, që përdoret
për gatim; shtambë balte nga njëra anë me bark dhe
nga ana tjetër e sheshtë. U thye barkashorja
BIDON
Enë e madhe, zakonisht prej metali a prej lënde
plastike, me kapak e me dorezë, që shërben për të
mbajtur ujë, qumësht, vaj guri etj. Bidon teneqeje
Bidon uji (qumështi, vaj guri)
BILUR
1. Porcelan. Enë (pjatë) biluri. I bardhë si biluri
2. Xham i pastër; kristal i bardhë. Gotë biluri
BISHTAK
Enë me bisht të gjatë që përdoret për ujë; lugë e
madhe me bisht të gjatë, që përdoret për të ndarë
gjellën, bishtore
BISHTJE
Enë me bisht të gjatë për gjellë
BISHTORE
Enë me bisht të gjatë; xhezve
BOCË
Enë prej qelqi për ujë, për verë etj., që zakonisht
mbahet mbi tryezë; shishe e vogël. Bocë njëlitërshe
BOMBOL
Enë prej metali, në trajtë cilindri, që përdoret për të
ruajtur e për të mbartur gaze të ngjeshura ose lëngje
Bombol çeliku. Bombol oksigjeni (ajri). Bombol me gaz
(me lëng)
BOTE
Enë prej balte; shtambë me përmasa të ndryshme që
përdoret për ujë, për verë etj. Pi me bote. Një bote me verë
BOVË
Enë metalike e zbrazët në trajtë fuçie a në ndonjë trajtë
tjetër, që rri mbi ujë dhe që vihet në det a në liqen,
zakonisht jo shumë larg bregut, si shenjë
paralajmëruese ose si mbështetje ku lidhen
përkohësisht anijet. Bova e sinjalit. Bova e fenerit
Hedh bovat
BROJCË
Enë balte a metali e vogël, me një vesh, që përdoret
zakonisht për ujë
BROKË
1. Enë druri e rrumbullakët, që përdoret si masë drithi
dhe që nxë rreth njëzet e pesë kilogramë. Një brokë
misër (grurë). Lëmi hodhi tridhjetë broka
2. Enë prej balte, prej qelqi, prej porcelani etj. në trajta
të ndryshme, me grykë të gjerë e me një vesh, që
shërben për të mbajtur ujë, verë etj. Brokë balte (qelqi,
porcelani). Brokë uji. Pi me brokë
BUCAK
Enë e drunjtë me lëfyt, që përdoret për ujë, bucelë e
vogël, kënaçe, fytak
BUCELË
1. Enë e drunjtë si fuçi e vogël, që përdoret për të
mbajtur ujë të pijshëm
2. Enë balte me lëfyt, e sheshtë nga njëra anë dhe me
bark nga ana tjetër, që përdoret për të mbajtur ujë
BUKATOR
Pjatë a enë e thellë, që nxë miell sa për të bërë një
bukë
BUSHAKË
Enë e madhe për vaj
BUZAK
Enë druri si gjym, që përdoret për ujë
BANAK
1. Tryezë e posaçme, e gjatë dhe e ngushtë, e mbyllur
përpara e lart zakonisht me xham, ku mbahen mallrat që
shiten ose ku jepen pijet, ëmbëlsirat, cigaret etj. në një
birrari, në një bar-bufe, në një restorant etj. Shitësi i
banakut. Marr nga banaku. Rrinte prapa banakut
2. Tryeza ku punon zdrukthëtari; pjesë e rrafshët si
tryezë në një makinë për punimin e drurit dhe të metalit
Banaku i zdrukthëtarit. Banaku i sharrës
BLUES
Që shërben për të bluar. Makinë (fabrikë) bluese. Mulli blues
BORËPASTRUES
Që shërben për të hequr borën nga rrugët e nga
sheshet e qyteteve. Makinë borëpastruese
BOSHT
Pjesë e makinave, e mjeteve dhe e veglave të punës,
që ka trajtën e një druri të rrumbullakët dhe që shërben
për të bashkuar rrotat ose pjesë të tjera që rrotullohen
a që lëvizin. Boshti qendror (kryesor). Boshti i qerres
Boshti i dërstilës (i mullirit). Boshti i çadrës. Makinë me dy boshte
BRUMËGATUES
Që shërben për të gatuar brumin e bukës, të betonit etj
Makinë brumëgatuese
BRUMËGATUESE
Makinë e posaçme që shërben për të gatuar brumin e
bukës, të betonit etj., gatuese brumi
Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave
Shume interesant.
faleminderit!