Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave
OPTIK
Që ka thjerrëza, që mbështetet në pasqyrimin dhe në
thyerjen e dritës me thjerrëza. Vegël optike. Aparat
optik. Mikroskop optik
ORËMATËS
Aparat i posaçëm, që mat kohën e punës për një
mekanizëm a për një makineri
OBJEKT
Send, mjet, përdorëse etj. që i hyn në punë njeriut
për të plotësuar nevojat dhe për të përmbushur
kërkesat e tij; send i tillë me vlerë arkeologjike,
etnografike etj. Objektet shkollore. Objekte të
nevojshme (të domosdoshme). Objekte arkeologjike
(etnografike). Objekte zbukurimi. Objekte me vlerë
Objekte prej bakri (prej ari)
ORENDI
1. Sende e pajisje të mëdha dhe të lëvizshme (si dollap,
tryeza, banka etj.), që plotësojnë nevojat e përditshme
në shtëpi, në shkollë a në zyrë. Orendi të reja (të
vjetra). Orendi shtëpiake. Orendi shkollore. Orendi e
nevojshme. Orenditë e dhomës (e shtëpisë, e shkollës, e zyrës)
2. Veglat kryesore që përdoren në një punë të caktuar
OPTIK
Që ka thjerrëza, që mbështetet në pasqyrimin dhe në
thyerjen e dritës me thjerrëza. Vegël optike. Aparat
optik. Mikroskop optik
ORË
Vegël e posaçme me një fushë të ndarë në
dymbëdhjetë pjesë dhe me akrepa, që punon me
kurdisje, me rrymë elektrike etj. dhe që shërben për të
matur kohën. Orë e madhe. Orë elektrike. Orë e artë
(floriri). Orë dore (xhepi, muri, tryeze). Ora e qytetit
Orë me zile. Akrepat e orës. Fusha e orës. Zinxhiri
(rripi) i orës. Kurdis (ngreh) orën. Më mbeti (më ngeli)
ora. Ra ora (zilja e orës)
OKATARE
Enë që nxë një okë (kryesisht enë për lëngje); masë e
barabartë me një okë, aq sa nxë një enë e tillë; okar,
okës. Mbush okatarin. E hodhi një okatare. Bloi dyzet
okatarë gruri
OKJE
1. Enë që nxë një okë (zakonisht për ushqime të thata);
masë e barabartë me një okë, aq sa nxë një enë e tillë;
okatare. Okje me miell (me gruri). Okje me sheqer
Bleu dy okje oriz (kripë)
2. Kandar që peshon me okë dhe me nënndarjet e saj,
okar. E peshoi në okje
OTURAK
Enë, zakonisht e rrumbullakët, që përdoret për të bërë
në të nevojën fëmijët ose të sëmurët
Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave
Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave
PARASHUTË
Mjet i bërë prej pëlhure të fortë, të lidhur me litarë nëpër
cepa, që mbahet i palosur e hapet në ajër si çadër dhe
që shërben për t’u hedhur nga një aeroplan e për të
rënë ngadalë në tokë
PENË
Mjet për të shkruar me bojë, që ka një bisht të hollë
prej druri, në krye të të cilit vihet një copë e vogël e
metaltë me majë të hollë e të çarë; maja e këtij mjeti që
shkruan
PËRDREDHORE
Mjet lufte, me të cilin hidheshin gurë, shigjeta etj
(sidomos gjatë sulmit kundër kështjellave)
PËRFORCUES
Mjet i posaçëm që shërben për ta bërë më të ndjeshëm,
më të dukshëm a më të kapshëm një sinjal etj., për t’i
rritur fuqinë një rryme elektrike a një dukurie fizike në
përgjithësi. Përforcues magnetik. Përforcuesi i sinjaleve
të zërit (të figurës). Përforcuesi i dendurisë së ulët
PIRUN
1. Mjet i vogël kuzhine, me bisht të gjatë e me disa
dhëmbë si sfurk, që përdoret kur hamë për të kapur
copat e mishit, djathin, perimet etj. Pirun i kromuar
Pirunë të vegjël (për ëmbëlsira, për meze). Dhëmbët e
pirunit. Kap (ha, marr) me pirun. Ia nguli pirunin
2. Pjesë e biçikletës ose e motoçikletës, e përbërë prej
dy krahësh anësorë, në fund të të cilëve mbërthehet
rrota e parë
3. Mjet i motorizuar që përdoret për ngarkimin dhe
shkarkimin e paleteve apo kutive të mallrave
POTISKË
Mjet peshkimi, që përbëhet nga dy drunj të mbërthyer
kryq dhe nga një rrjetë të kapur në cepat e tyre, çikëz
PAMOR
Që shërben për të parë më mirë. Aparat pamor
PERISKOP
Aparat i posaçëm, që ka një gyp të gjatë, të pajisur me
pasqyra e xhame zmadhuese dhe që shërben për të
parë nga nëndetësja, nga llogorja etj. ç’ka në sipërfaqe
të ujit a mbi tokë. Periskopi i nëndetëses (i tankut)
PËRQENDRUES
Aparat që shërben për të dendësuar lëndë të
ndryshme, sidomos me anë të avullimit
PËRSHPEJTUES
Aparat ose mjet i posaçëm që përdoret për t’u shtuar
shpejtësinë e lëvizjes grimcave të ndryshme të materies
Përshpejtues i fuqishëm. Përshpejtues i elektroneve
PËRTHYES
Aparat i posaçëm që shërben për t’u ndërruar drejtimin
rrezeve të dritës
PILË
Aparat që shndërron një reaksion kimik, një reaksion
bërthamor ose nxehtësinë në energji elektrike; mjet që
shërben si burim i energjisë elektrike. Pilë elektrike
Pilë atomike. Pila e Voltës pilë e përbërë prej disa
pllakëzash zinku, të ndara nga disa rrathë cohe të
ngopur me acid sulfurik. Pilë e thatë bateri
PROJEKTOR, PROJEKTUES
1. Pajisje me një llambë të fuqishme elektrike, që
shërben për të lëshuar një tufë rrezesh drite të fortë në
një drejtim të caktuar dhe në largësi të madhe
Projektorët e veturës. Rrezet e projektorit. Ndriçon
projektori
2. Aparat i posaçëm që shërben për të shfaqur një film
etj. në ekran, aparat projektimi. Aparat projektues
PËRDAF
1. Dërrasë e vogël katërkëndëshe, e lëmuar nga njëra
anë e me një dorezë nga ana tjetër, me të cilën muratori
rrafshon suvanë e murit duke e fërkuar. Shtroj me
përdaf
2. Rrafshimi i suvasë me këtë përdorëse; shtresë e
hollë me llaç të situr dhe të përzier me çimento, që
hidhet mbi suva për ta rrafshuar me mirë. I japin përdaf
murit
PIRAJKË
Përdorëse si lopatë e vogël prej dërrase, që shërben
për të rrahur rrobat kur i lajmë, lasë, kopan. Kërciste
pirajka në breg të lumit
PRERËSE
Pajisje, mekanizëm a pjesë e një mekanizmi, e
cila shërben për të prerë; përdorëse që shërben për të
prerë diçka; ana e mprehtë e një vegle prerëse, presë,
teh. Prerëse elektrike. Prerëse xhami (qelqi). Prerëse
gurësh (mermeri, metali). Prerëse thonjsh
PUFE
1. Ndenjëse e ulët dhe e butë, si kolltuk i vogël, por pa
mbështetëse
2. Përdorëse e vogël e rrumbullakët, e bërë prej një
copë të butë e me push, me të cilën gratë lyejnë fytyrën
me pudër. Pufja e pudrës
PAJISJE
Makineri, mjet, vegël, orendi, aparat etj. Që shërben
për të kryer një punë a një veprimtari. Pajisje
laboratorike. Pajisje shkollore. Pajisje teknike. Pajisje
industriale. Pajisje elektrike. Pajisje sportive
PASQYROR
Pajisje me një pasqyrë të lugët, që shërben për të
kthyer e për të dërguar larg rrezet e dritës; reflektor
PËSHTJELLJE
Sistem fijesh përçuese në një pajisje elektrike,
nëpër të cilat kalojnë rrymat që krijojnë fushat
magnetike. Pështjellje me tela (me gërshetë, në trajtë
cilindri)
PJESËTUES
Pajisje që ndan në pjesë tensionin e rrymës
elektrike për të rregulluar vëllimin e zërit, timbrin etj
(zakonisht në aparatet radiomarrëse, në televizorë etj.)
Pjesëtues tensioni
POÇ
Enë prej balte ose prej qelqi, me fund të rrumbullakët,
me grykë të ngushtë, me bark të gjerë e zakonisht me
një vegjë, që shërben për të mbajtur ujë, pije të
ndryshme etj.; enë balte ose metali me një vegjë, që
përdoret zakonisht për të zier gjellë, poçe
Pajisje a diçka tjetër që ka një trajtë të fryrë, të
rrumbullakët ose vezake. Poçi i derdhjes në furrë
POLIGON
Vend i posaçëm ku parapërgatiten lëndë
ndërtimi a pajisje të tjera prej betoni. Poligone prodhimi
Poligoni i pjesëve prej betoni
PORTË
pajisje e posaçme që lejon ose ndalon hyrjen a daljen e një
lëngu, të avullit, të ajrit etj. në diçka. Portë automatike
Portat e pendës. Porta e derdhjes. Porta e sigurimit
Porta e ajrimit
PRERËSE
Pajisje, mekanizëm a pjesë e një mekanizmi, e
cila shërben për të prerë; përdorëse që shërben për të
prerë diçka; ana e mprehtë e një vegle prerëse, presë,
teh. Prerëse elektrike. Prerëse xhami (qelqi). Prerëse
gurësh (mermeri, metali). Prerëse thonjsh. Pastroi
(mprehu) prerësen
PRITË
Send a pajisje që pengon kalimin e diçkaje
Pritë ere. Prita e avujve
PRIZË f. sh
1. Pajisje prej gypash, dërrasash etj., që
vendoset në lumë ose nëpër kanale për të marrë ujin
ose për ta shpërndarë atë në drejtime të caktuara;
lëshues; pajisje që vendoset në gypat e ujit të pijshëm
për të marrë ujë. Prizë kryesore. Prizë uji. Prizat e
kanalit. Ndërtuan në prizë
2. Pajisje prej lënde veçuese, me dy vrima, që
shërben për të lidhur një aparat (furnelë elektrike, radio,
televizor, hekur rrobash etj.) me burimin e rrymës
elektrike. Prizë elektrike. Prizë muri. Vë në prizë. Heq
nga priza
PROJEKTOR
1. Pajisje me një llambë të fuqishme elektrike, që
shërben për të lëshuar një tufë rrezesh drite të fortë në
një drejtim të caktuar dhe në largësi të madhe
2. Aparat i posaçëm që shërben për të shfaqur një film
etj. në ekran, aparat projektimi
PAJISJE
Makineri, mjet, vegël, orendi, aparat etj. Që shërben
për të kryer një punë a një veprimtari. Pajisje
laboratorike. Pajisje shkollore. Pajisje teknike. Pajisje
industriale. Pajisje elektrike. Pajisje sportive
PARALELE
Vegël gjimnastikore me dy drunj
paralel të mbështetur mbi katër këmbë, ku bëhen
ushtrime duke përdorur kryesisht forcën e krahëve
Paralele të shkallëzuara
PARMENDË
Vegël bujqësore prej druri, që përbëhet nga përdheci
me plor, veshëzat, doraku e shtiza, tërhiqet zakonisht
nga një pendë qe dhe përdoret për të lëruar tokën
Parmendë druri. Kau i parmendës. E punonin tokën
me parmendë. Vuri (mbrehu) qetë në parmendë
PERDAH
1. Vegël muratorësh: një copë dërrasë e lëmuar me një
dorezë të vogël, që përdoret për të rrafshuar suvanë e
njomë në mure
2. Përdorëse prej mermeri në trajtë të një kallëpi sapuni
të madh, me të cilën ngjeshin leshin qeleshepunuesit
PESHORE
Vegël e posaçme që përdoret për të përcaktuar me
përpikëri peshën e trupave e të sendeve të ndryshme;
kandar. Peshore e përpiktë (e saktë). Peshore
analitike peshore shumë e përpiktë dhe me ndjeshmëri
të madhe. Peshore me sustë (me kundërpeshë)
Peshore mallrash. Peshore farmacie. Pjata (gurët) e
peshores. Fusha (shigjeta, shtiza) e peshores. Vë në peshore
PËRDORËSE
Vegël e thjeshtë që shërben për të bërë një punë me
dorë, vegël dore që lehtëson kryerjen e një pune
Përdorëse druri (metali)
PËRDREDHËS
Vegël që shërben për të dredhur fort diçka, vegël që i jep dredha
diçkaje. Përdredhës cilindrik (për susta)
PËRNDARËS
Vegël a mekanizëm që shërben për të
shpërndarë një lëndë, një energji etj. në drejtime të
ndryshme ose në mënyrë të barabartë, shpërndarës
Përndarës i rrymës elektrike. Përndarës benzine
PËRSHPEJTUES
Që i shton shpejtësinë diçkaje. Vegël përshpejtuese
Mjet përshpejtues
PËRZIERËS
Vegël që përdoret për të përzier a për të trazuar diçka
Përzierës mekanik (rrotullues). Përzierës brumi
(betoni)
PILLË
Vegël dore për të krehur lirin, gërhanë liri
PINCË
1. Darë e vogël me buzë të zgjatura, të shtrira e
zakonisht me majë, që përdoret për të kapur a për të
shtrënguar diçka, për të shkulur gozhdë të vogla a diçka
të hollë etj. Pincë prerëse. Pincë elektricisti. Nofullat e
pincës. Përkul telin me pincë
2. Vegël e posaçme si mashë e hollë, që përdor
zakonisht kirurgu gjatë një operacioni
PISKATORE
Vegël e thjeshtë prej metali, si një mashë e vogël, që
përdoret për të kapur gjëra të imëta
PLUG
Vegël bujqësore prej hekuri, me plor të madh e të
gjerë, që tërhiqet me traktor, me kuaj a me qe për të
lëruar tokën ose për të hapur vija kulluese. Plug i lehtë
plug për punime të cekëta. Plug i rëndë plug për
punime të thella. Plug mbathës plug që përdoret për të
mbathur bimët. Plug urith plug që përdoret për
drenimet. Plug fushor (kodrinor, malor). Plug për hapje
vijash. Plug pa veshë. Doraku i plugut
POMPË
1. Makinë a pajisje e posaçme që shërben për të nxjerrë
nga toka ujë ose naftë, për ta ngritur ujin në një vend
më të lartë etj.; tullumb uji, trumbë. Pompë elektrike
Pompë ujitëse. Pompë vaji (benzine, nafte). Nxjerr me
pompë
2. Vegël e posaçme që shërben për të mbartur një gaz
nëpërmjet shtypjes, për të fryrë me ajër gomat e
biçikletave, të automjeteve etj. Pompë thithëse. Pompë
dore. Pompa e biçikletës. Pompa e zjarrfikëses
3. Vegël që përdoret për të spërkatur bimët, për të lyer
muret me gëlqere etj. me anën e forcës së ajrit. Pompë
spërkatëse. Pompë shpine. Pompë për pluhurosje (për
lyerje)
PRERËS
1. Që shërben për të prerë; që është i mprehtë e mund
të presësh diçka me të; që bëhet me mjete që presin
Vegël (pajisje, makinë) prerëse. Pjesa prerëse. Sharrë
prerëse. Pinca prerëse pinca të posaçme që përdoren
për të prerë tela ose llamarinë të hollë. Pykë prerëse
PAGUR
1. Enë prej alumini në trajtën e një plloske të shtypur,
që e përdorin zakonisht ushtarët për të mbajtur ujë me
vete. Pagur i veshur. Pagurët e ushtarëve. Pi me
pagur
2. Shishe e vogël për raki; faqore. Pagur rakie
PENEZORE
Enë balte për ujë me një ose me dy vegjë, më e vogël
se shtamba e më e madhe se katruvja, që e ka grykën
të gjatë e të ngushtë
PETULLICË
Enë e sheshtë dhe e cekët si tigan, që përdoret për
të pjekur petë dhe për të skuqur petulla
PËSHTYMORE
Enë e posaçme, që vihet në një qoshe të korridorit a të
shkallëve për të pështyrë në të. Pështymore porcelani
PILLE
Enë e madhe dhe e thellë prej guri, në trajtë
katërkëndëshe si një koritë, që shërben zakonisht për të
mbajtur vaj; qyp balte shumë i madh për vaj, për djathë,
për turshi etj
PIPERORE
Enë e vogël që mbushet me piper dhe vihet në tryezë
kur hamë; mbajtëse piperi. Mbushi piperoren. Vuri
piperoren në tryezë
PIPËZ
Gyp i vogël prej qelqi, që përdoret për të marrë
pak lëng nga një enë, zakonisht duke e thithur. Pipëz e
shkallëzuar
PIRËSE
Enë e posaçme ku pinë ujë kafshët. Pirëse uji për
zogjtë enë e metaltë në trajtë kambane e me vrima, ku
futin sqepin zogjtë për të pirë ujë
PJATË
Enë e vogël prej porcelani, zinku, alumini etj., e
rrumbullakët, e lugët ose e nderë e me fund të sheshtë,
që përdoret për të hedhur në të gjellën që hamë etj
PLLOSKË
Enë druri e rrumbullakët për të mbajtur ujë, verë etj
Plloskë uji. Një plloskë me verë. Mbushi plloskën
POÇE
Enë balte me një vegjë, që përdoret zakonisht për të
zier gjellë; sasia e gjellës etj. sa nxë një enë e tillë; poç
POÇERINA
Enë të ndryshme prej balte; poçeri
PONICË
Enë prej balte që përdoret zakonisht për të mbjellë në të
lule, saksi prej balte
PROVËZ
Enë qelqi në trajtën e një gypi, zakonisht të shkallëzuar,
që përdoret për punë laboratorike; epruvetë. Provëz me
tretësirë. Mbushi provëzën. Hodhi ujë në provëz
PALOSËSE
Makinë palosëse, që shërben për të palosur diçka
PASTRUESE
Makinë për pastrimin e diçkaje. Pastruese automatike
PETËZUESE
Makinë petëzimi, makinë që bën petëzim
PLUHURTHITHËSE
Makinë pluhurthithëse; fshesë elektrike
POLIGRAF
Makinë që shërben për të shumëfishuar një shkrim
PRASHITËSE
Makinë prashitëse, makinë që përdoret për të prashitur
tokën e bimët
PRESË
Makinë e posaçme që shërben për të përpunuar diçka
ose për t`i dhënë formë me anë të shtypjes. Presë
horizontale. Presë mekanike (hidraulike)
PRESUESE
Makinë presimi
Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave
Shume interesant.
faleminderit!