Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave

Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave

UJËMATËS

UJËMATËS

Mjet që shërben për të matur sasinë e ujit të harxhuar

ose nivelin e ujit

UJËNGROHËS

Shufër ose mjet që shërben për të ngrohur ujin

ULLUK

Lug prej teneqeje, që vihet në buzë të strehës së

çatisë për të mbledhur ujërat e për t’i çuar poshtë;

pajisje që ka trajtë të tillë, nëpër të cilën rrjedh diçka,

lug. Ulluk i hapur (i mbyllur). Ulluk i gjerë (i ngushtë)

Ulluk teneqeje (llamarine). Ulluk druri

USHQIM

Gjithçka me të cilën punon ose që e përpunon

një makinë a një pajisje ose gjithçka që përpunohet prej

tyre; energjia e nevojshme që vë në lëvizje diçka

Ushqimi i radios (i aparatit). Skema e ushqimit. I jep

ushqim. Çon ushqim. Ndërpres ushqimin

USHQYES

Mjet, pajisje, përçues, kanal etj., i cili sjell diçka që i

nevojitet një mekanizmi, një aparati, një makine për të

punuar ose që përpunohet prej tyre. Ushqyes i

radiostacionit. Ushqyes i rezervuarit. Ushqyes i mullirit

Ushqyes me pllakë. Takoj ushqyesin

UJËS

1. Një copë dru që shërben për të mbyllur o për të

hapur lugun nga ku lëshohet uji mbi pendët e mullirit

2. Vegël e thjeshtë me një qepar, që përdoret nga

muratorët e nga zdrukthëtarët për të parë nëse është

horizontal apo jo një rrafsh, nivel

UNAZË

Vegël gjimnastikore prej dy rrathësh

druri, që varen në litarë. Ushtrime në unaza. Kap

unazat. Ngjitem në unaza

UJËSE

Enë për të mbajtur ujë të pijshëm

UJITËSE

Enë e posaçme me lëfyt të gjatë, e cila përdoret për

t’u hedhur ujë luleve e bimëve të tjera

URNË

Enë e posaçme ku mbahet hiri i të vdekurit. Urnë bronzi

(guri)

UTHULLNIK

Enë ku mbahet uthulla, uthullore

UTHULLORE

Enë ku mbahet uthulla, uthullnik

UJËMATËS

Që shërben për të matur sasinë e ujit të harxhuar ose

nivelin e tij. Qelq ujë matës gyp i shkallëzuar prej qelqi

që lidhet me një enë të mbyllur për të matur nivelin e ujit

 

Fjalori i veglave pajisjeve mjeteve aparaturave

Comments
All comments.
Comments

  1. Anonymous

    Shume interesant.
    faleminderit!